🔴 TË KTHESH HISTORINË NË GROTESK ËSHTË SI TË MOHOSH VETVETEN

0
172
Kolec Traboini - histori

Kolec P. Traboini

Nga Elena Kocaqi tek Fahri Xhara

Në krye i drejtohem zotit Fahri Xh Xharra, meqë po më sulmon ligsht sikur unë mbroj sllavët e grekët kur them duam apo nuk duam ata janë një realitet historik në Ballkan. Pra zoti amator e pa diplomë historiani, por me libra 700 faqe për historinë, po të kujtoj se unë nuk i sjell dhe as nuk i heq sllavët në Ballkan, nuk i heq as nuk i sjell grekët në Ballkan ata i ka sjellë historia. Ti kot ndizesh të më përfshish në një diskutim që nuk më intereson se ku ka ardh një popull a një tjetër. Mua më interesojnë mardhëniet mes këtyre popujve dhe bashkjetesa në paqe.

Nuk jam për luftë për shumë arsye. Kryekreja se ajo mund të bjerë fatalisht mbi popujt. Këto që shkruani ju se nuk ka sllavë, nuk ka bullgarë, se bullgarët janë turq, e të tjera si këto, nuk janë tjetër veç copy – paste të qendrimeve të grekëve dhe sllavëve ndaj shqiptarëve e ju veç i ktheni reston, duke i kthyer zhgarravinat e tyre në sens të kundert. Kjo nuk është ballafaqim historianësh. Ata thonë shqiptarët kanë ardhur vonë, mashtrim sigurisht, e ju ia ktheni: nuk ekzistojnë serbët, se ata janë shqiptar+e të sllavizuar. Apo ajo çfarë thotë Kocaqi “nuk ka grekë”!!

Ju nuk bëni shkencë historike. Librat voluminozë që botoni janë material për estradë, madje shumë të mira për komedi. Ju merrni materiale nga Wikipeditë e internetit dhe na i shisni si studime. Po ato i lexon gjithkush, mjafton të dijë anglisht. Ti thua se di 4 gjuhë sllave por jo anglisht, po pse more ata sllavët që shkruajnë sos-soj antishqiptarizmash do marrim në konsideratë? Historia nuk shkruhet për t’ia përplasur tjetrit rrëfimin tend.

Historia është shkencë e jo inat fqinjësh.

Por të thuash se sllavet nuk ekzistojnë apo greket nuk ekzistojnë është të bësh bërllog me historinë, do të thotë të bësh atë që bënë kunder nesh sllavo-grekët e megaloidhesë, perjashtimin e popullit dhe shuarjen e kombit shqiptar. Eleni Kocaqi dhe ti Fahri Xhara te rendur pas populizmit, jeni bërë vërtetë ata që me historinë bëjnë cirk, humor e komedi, e cila e dëmton çeshtjen shqiptare në Ballkan më keq se sa nga ata që nuk i duan shqiptarët. Ta kthesh historinë në në grotesk është si të mohësh vetveten.

Ballkani ka studiues seriozë, dhe kudo ka figura që bëjnë vlerësimet e veta, duke i vënë shqiptarët në një vend nderi, po kur degjojnë Kocaqin, zonjën që mohon e kopjon titullin e librit të Aristidh Kolës, tash edhe ju, vë duart në kokë, more ky është niveli i studimeve shqiptare? Mblidh në Wikipedi dhe konkludo me absurditete.

Unë veç qeshi kur lexoj broçkulla ahistorike. Mirëpo ata që nuk e kuptojnë këtë pozicion qesharak që e dëmton historiografinë shqiptare jeni ju të dy. Vazhdoni. Troja pas Shkodres tash ju del edhe në Tropojë, Roma në Romanat buzë Erzenit, Washingtoni në Tepelenë, se nuk ka sllav gjëkundi, por, sipas jush, janë shqiptarë që na shfarosen ne shqiptarëve me krime të përbindëshme në histori. Gjithashtu “dhen i parki greek puthena“. E bota qesh duke thënë: këta janë shqiptarët.

Pyesni veten kujt i sherben kjo tollovi me historinë e shqiptarëve?
Çfarë është misioni juaj e ku doni të arrini? Me një ushtri me 1000 a diç më shumë ushtarë, pa avione, pa nëndetëse, pa tanke doni t#i përvisheni mbarë Ballkanit. Na ruaj Zot nga fantazitë e sëmura, prej të cilave asnjë e mirë nuk i vjen shqiptarëve, por as popujve të tjerë me të cilët duam të jetojmë në paqe.

©️ Kolec P. Traboini

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.