Pse Vatikani nuk i konsideron Martir Monsinjor Dom Ernest Çobën dhe Pater Zefin e Traboinit? Gjegje nuk ka! Por ndergjegja duhet ta vrasë ndokend për këtë mohim të dy Meshtarëve që u ekzekutuan nga komunistët shqiptare dhe jugosllavë.
Nga Kolec P. Traboini
PatĂ«r Zefin e Traboinit (16 nĂ«ntor 1910, Ljarje, Tivar – 4 shkurt 1945, Traboin, Hot), e ka Martir tĂ« Kombit MalĂ«sia e Hotit dhe asnjĂ« malĂ«sor katolik a feje tjetĂ«r qoftĂ«, nuk po ka dert se politikat e fshehta tĂ« Vatikanit e pĂ«rjashtuan nga lista e shpallur me 38 martirĂ« katolikĂ« tĂ« ShqipĂ«risĂ«, se mundet qĂ« trojet na i ndanĂ« nĂ« histori, por kombi shqiptar as nuk ndahet e as nuk shuhet pĂ«rmbi dhe nĂ« jetĂ« tĂ« jetĂ«ve dhe as martirĂ«t e heronjtĂ« nuk mund tĂ« na i ndajnĂ«. Ata qĂ« ka nĂ« zemĂ«r populli kurrĂ« nuk i mohon e as i harron. Duan apo nuk duan politikat e ditĂ«s, PatĂ«r Zefi i Traboinit Ă«shtĂ« nĂ« zemrĂ«n e nĂ« mendjen e malĂ«sorĂ«ve tĂ« Hotit sot e pĂ«rgjithmonĂ« e jetĂ«s. Ashtu qoftĂ«!
PatĂ«r Zefi,- Leonard Tagaj – famullitari i Traboinit ka lindur nĂ« Ljarje tĂ« Tivarit mĂ« 16 nĂ«ntor 1910. MĂ«simet fillore i mori nĂ« vendlindje e mĂ« pas ashtu si dhe At Martin Gjoka shkoi nĂ« ShqipĂ«ri e vazhdoi shkollĂ«n Seminarin Françeskan nĂ« Troshan. Leonard Tagaj vazhdoi studimet teologjike nĂ« kolegjin ShĂ«n Antonit nĂ« RomĂ« e me pas Innsbruck, Austri. Me mbarimin e studimeve shugurohet meshtar mĂ« 19 korrik 1936. Mori detyrĂ«n e famullitarit nĂ« Traboin tĂ« Hotit. MĂ« pas shĂ«rbeu nĂ« KosovĂ«s, Mali i Zi, dhe nĂ« MalĂ«sinĂ« e Madhe.
Ishte nga ata meshtar të lidhur fort me popullin dhe detyrat e fesë i kryente bashkë me një përkushtim atdhetar çfarë bënte që ta donin aq shumë malësorët. Ardhja e komunizmit në trojet shqiptare do të sillte dhe dhunën mbi atdhetarët e përkushtuar, por po aq ashpër do të silleshin edhe ndaj klerikëve, veçmas atyre katolikë që kishin qenë gjithherë ushqyesit me shpirtin e lirisë e përkushtimit ndaj kombit. Ata që e kanë njohur e tregonin si një njeri i hapur, i sinqertë, buzagaz, që rrezatonte dritë e mirësi te kushdo që rasti fatlum e sillte të kalonte pranë tij.
I ri në moshë por me përkushtim të madh ai u bë pjesë e familjeve të Hotit, jetonte me të gjitha problemet që ata kishin. Shquhet për urti, për këshillën e mirë dhe ndihmën që i jepte të vobektëve. Duke qenë se kishte lindur në qytetin shqiptar të Tivarit, i cili po tjetërsohej nën represionin e regjimit të asaj kohe, ai i dinte të gjitha hallet e mëdha që kishin shqiptarët të cilëve u mohoheshin të gjitha të drejtat. Kishte mbetur vetëm kisha si një vend ku mund të ndjeheshe pak më i lirë, e Patër Zefi ua krijonte këtë ndjesi lirie me predikimet e tij që ngjallnin shpresë e preknin zemrat e lëndueme të malësorëve të Hotit.
Komunistët jugosllavë ani pse në aleancë e miqësi me komunistët shqiptarë, ndaj shqiptarëve në ish Jugosllavi nisën dhunën dhe vrasjet masive. Megjithëse i lajmëruar për ardhjen e forcave komuniste me në krye kriminelin Bajo Stankoviçin, katil-vrasësi i shqiptarëve, Patër Zefi nuk pranoi të braktiste kishën ku shërbente. Ai ishte betuar që të mos e ndalonte për asnjë arsye sado madhore vendin e vet si shërbestar i përkushtuar i Urdhrit fetar që përfaqësonte, por e mbante fort edhe ideja se bashkatdhetarët e vet shqiptarë kishin nevojë tu gjendej mbështetja morale me fjalën e mirë shelbuese.
Një natë të errët forcat komuniste rrethuan Çelen e Kishës së Shën Gjonit në Hot, arrestuan Patër Zefin dhe bashkë me të Vasel Mirashin, Camaj nga Vuksalekaj i Hoti dhe i pushkatuan më 4 shkurt 1945 në vendin e quajtur Lugjet e Thella në mes të Grudës dhe Hotit. Në një burim tjetër thuhet: Komunistët jugosllavë arrestuan famullitarin e Traboinit, At Leonard Tagaj (i quejtun Patër Zefi nga malësorët) me Pjetër Zekun Camajn (kushëri me Smajl Mark Lulin) dhe Vasel Mirash Camajn (Vojvoda i Vuksanajve). Këta u pushkatuen pa proçes juridik. 100 plumba e përshkuan trupin e famullitarit. Ishte vetëm 35 vjeç.
Kur nisi të marrë rrugë për mbarë ideja që priftërinjtë katolikë të ekzekutuar nga diktatura të shpalleshin shenjtor të Kishës Katolike ishte shpresa se në atë listë do të ishin edhe Monsinjor Ernest Çoba dhe Patër Zefi i Traboinit. Të dy këta të ekzekutuar, i pari i vrarë me injeksion në spitalin e burgut në vitin 1980, e tjetri i pushkatuar pa gjyq me 100 plumba nga kriminelët e shtetit jugosllav, siç do të bënin një muaj më pas në vendlindjen e Patër Zefit, në Tivar, duke ekzekutuar më shumë se 3000-4000 djem shqiptar nga Kosova. Për shqiptarët në të dy anët e kufirit ishin hapur portat e ferrit komunist që bënte gjenocid mbi popullin, ngjashëm me atë çfarë ndodhte në kampet famëkeqe naziste të shfarosjes.
At Zefi i Traboinit, megjithëse u ekzekutua pa mëshirë nga falangat komuniste, mesa duket nuk u mor në konsideratë martirizimi i tij nga Vatikani me shkakun se e konsideron krim të një shteti tjetër, pra krimi nuk kishte ndodhur në Shqipëri a thua sikur vetëm krimet që ndodhnin në Shqipëri të ishin krime ndaj Njerëzimit dhe Zotit. Por Patër Zefi i Traboinit u ekzekutua se ishte prift katolik shqiptar, dhe nuk kishte pse të bëhej ky dallim, sepse kësisoj ja mbulon historinë e krimeve shtetit ku ndodhi ngjarja dhe martirët viktimizohen së dyti. Kjo nuk ngjall ndjesi të mire ndër katolikët e Malësisë. Ne nuk hyjmë në punët e fesë, por përderisa ata konsiderohen martirët shqiptarë të fesë katolike kur na gjenden në atë listë italiane, madje gjermane, pse duhej përjashtuar Patër Zefi i Traboinit. Pse vunë gishtin e heqjes nga lista pikërisht mbi të. Kujt i interesonte që të shpëtonte nga njolla e krimit në ndërgjegje shtetin vrasës?
Dhe pse bĂ«hen kĂ«sisoj dallimesh, apo se lufta pĂ«r asimilimin e shqiptareve tĂ« mbetur nĂ«n sllavĂ«t, Vatikani i quan realizim faktik tashmĂ« dhe duhet kokulur ta pranojmĂ«. Pse krimet e bĂ«ra nĂ« ShqipĂ«ri dalin me tĂ« drejtĂ« nĂ« evidencĂ« dhe krimet e pĂ«rbindshme tĂ« bĂ«ra mbi shqiptarĂ«t nĂ« trojet e mbetura jashtĂ« ShqipĂ«risĂ« u dashka lĂ«nĂ« nĂ« harrese? Nuk Ă«shtĂ« pĂ«r tu çuditur kur sheh se pĂ«rurimi i Katedrales sĂ« re tĂ« Tivarit, qĂ« Ă«shtĂ« vendlindja e martirit tĂ« Hotit PatĂ«r Zefi i Traboinit, u krye nĂ« njĂ« ceremoni ku gjithçka tĂ« krijonte pĂ«rshtypjen se je nĂ« njĂ« komunitetit sllav. Madje edhe fjalĂ«t e Krishtit kur i jepte mision apostullit PjetĂ«r pĂ«r tĂ« mbajtur çelĂ«sin e Amshimit; nĂ« murale ishin shĂ«nuara nĂ« gjuhĂ«n serbe “Tebi cu dati kljuceve” kur Jezusi nuk i ka thĂ«nĂ« kĂ«to fjalĂ« nĂ« gjuhĂ«n serbe, se serbĂ«t at botĂ« ishin nĂ«pĂ«r shpellat AzisĂ«, jetonin me kope e ende nuk ishin bĂ«rĂ« njerĂ«z tĂ« qytetĂ«ruar.
Prandaj, meqĂ« jemi nĂ« njĂ« kishĂ« katolike shqiptarĂ«sh, ndĂ«rtuar me paratĂ« e shqiptarĂ«ve tĂ« AmerikĂ«s, duhej tĂ« shkruhej: “Ty do ta dorĂ«zoj çelĂ«sin!”. Por mesa duket priftĂ«rinjtĂ« katolikĂ« tĂ« Tivarit ja kanĂ« dorĂ«zuar çelĂ«sat SerbisĂ« e shpirtin djallit qĂ« vjen nga lindja. A e di shenjtĂ«ria e tij Papa Françesku se çfarĂ« bĂ«het nĂ« trojet shqiptare, andej turku e kĂ«ndej serbi madje duke na i rrĂ«mbyer edhe kishat katolike. Si ajo nĂ« Tivar, por besa edhe mĂ« gjĂ«rĂ« e kĂ«sisoj ndodhemi nĂ« qorrsokak.
Po një mendje na, a thua po merret edhe Kisha katolike me politike, ajo kishë që ka punuar aq shumë nëpër shekuj për çështjen shqiptare si u katandis kështu duke e tjetërsuar Katedralen katolike të Tivarit në forum serb?! Ndoshta e bëjnë atë punë për të afruar besimtar sllav, për ti ndjellë në katolicizëm, po ne shqiptarët atë kishë e duam siç ka qenë prej dymijë vjetësh, shqiptare e jo sllave. Dhe herët a vonë shqiptarët do ti kthehen qytetit të vet Tivarit të cilin e kanë braktisur prej shtypjes së egër mbi pozita kombëtare e fetare. Po fundja si mund t’ia japim Katedralen Katolike atyre që ekzekutuan tivarasin Patër Zefi pa gjyq, pa bërë asnjë krim e vetëm se qe prift katolik dhe shqiptar.
Në disa të dhëna thuhet se kur krimineli i UDB Bajo Stankoviçi i tha se çfarë kishte për të thënë si dëshirë e fundit se tash po e kryejmë punën, Patër Zefi mori kryqin, iu afrua Vasel Mirash Camajt të cilin edhe atë do ta pushkatonin, e rrëfeu më zë të ultë e i dha bekimin e fundit. Pastaj u kthye me fytyrë nga xhelatët, me duar te bashkuara drejtuar qiellit tha: “Rrnoftë Shqipnia! E bekoftë Zoti popullin shqiptar! Krishti asht mbreti i pavdekshëm!”
E qëlluan me 100 plumba në trup. Kaq e madhe ishte urrejtja ndaj meshtarit katolik dhe shqiptarit të madh. Dhe ishte vetëm 35 vjeç. Dhe përderisa ishte shenjt e martir në të gjallë pse të mos jetë edhe Shenjt e Martir edhe në të vdekur?
Ndërsa dilema; e duan apo nuk e duan kardinalët e Vatikanit Patër Zefin e Traboinit martir të fesë katolike, është për ata e jo për ne bijtë e Hotit, ai është e do të mbetet martir në zemrat e malësorëve të Hotit që nuk e harrojnë sa të jetë jeta.
Hoti, Malësia dhe e gjithë Shqipëria përkulen me nderim përpara këtij Martiri që me fytyrën e bukur prej shenjtori na tregon se cilësitë e larta njerëzore, mirësia, respekti, nderimi për njeri-tjetrin si shqiptarë dhe dashuria e pakufishme për Atdheun i japin njeriut kënaqësinë më të madh në jetë e për këto ja vlen çdo sakrifice. Ai djalë Tivari e shenjt Hoti e bëri sakrificën e vet në emër të dashurisë për bijtë e Malësisë së Hotit dhe të gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhën në botë.
I dashur Patër Zefi, bir i Tivarit dhe Frati i Traboinit nuk të harrojmë!
As Monsinjor Dom Ernest Çobën e Shkodrës gjithashtu!
© Kolec Palok Traboini
2014 – 2026











