Komunistët e Kosovës, të formësuar në lirinë e Kosovës 1999-2024 e kanë jetën shumë të vështirë. Komunistët nuk munden me durue lirinë e njerëzve, lirinë e ekonomisë, lirinë e mendimit dhe në përgjithësi lirinë.
Komunistët i cilësojnë ndërtimtarët e ndërtimeve fantastike, si mafi e ndërtimit, apo betonizues, edhe pse vet jetojnë në “beton” dhe blejnë banesat prej “mafisë ndërtimore”.
Komunistët e luftojnë pronën private, jo pse ata s’kanë pronë private, por i urrejnë tjerët, sepse edhe ata kanë pronë private.
Komunistët eksplodojnë nga xhelozia dhe lakmia kur e vërejnë shopping qendrën me të bukur në Europë… Prishtina Mall, dhe i cilësojnë investitorët fantastik me tituj të ndryshëm që kanë konotacione negative.
Komunistët i urrrejnë të gjitha universitetet private duke i quajtur dhe moralizuar për universitetet si biznise private që janë vetëm për profite financiare. Universitetet publike poashtu jane biznise, por shtetrore dhe ekzistojnë për profite.
Komunistët i urrejnë 130 pishina fantastike private, 500 + hotele-motele, mijëra restorante dhe dhjetëra rezorte malore në tërë Kosovën, si dhe rezortin fenomenal Vali Ranch.
Komunistët e urrejnë edhe agro-biznisin privat i cili ka rezultate të shkëlqyeshme.
Vetëm nje biznismen i ka mbjellë rreth 1 milion trupa pemë(Frutomania), ndërsa mbi 1 milion trupa pemësh poashtu i kanë mbjellë vetëm 20/25 agro-biznismenë tjerë.
Por komunistët ankohen se ska gjelbrim.
Komunistët xhelozë dhe lakmiqarë më përpara e rrxojnë Prishtina Mall, Albi Mall os Royal Mall, se me e rrxue një objekt me 5 metra katror pa vlerë historike, siq është një strukture e lloqit në epiqendër të Prishtinës…përballë shtëpisë së shëndetit.
Komunistët tërë kohën bëjnë pyetjet xhelozike dhe lakmiqare: ku po marrin pare “këta” që po ndërtojnë, po kanë restorane fantastike, hotele, shtëpia, automjete, fabrika, …?
Komunistët nuk e kuptojnë se ekzistojnë bankat PRIVATE të cilat biznise bankare janë mundësi e madhe e zhvillimeve biznisore.
Komunistët më së shumti e urrejnë mendimin privat…..apo mendimin e lirë.
Besim Prishtina