Vizita në Serbi e Emanuel Makronit, a ishte zgjim i aleancave të vjetra anti-shqiptare?

0
13
Macron - Vucic

Skender MULLIQI

Rusia dhe Serbia janë shtetet që i po i rrisin tensionet politike të shoqëruara më dhunë në rajon, e veçmas në Kosovë për ndarjen e saj mbi baza etnike. Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë këto dy shtete agresore i kan shtuar apetitet për zgjerim territoresh, Rusia për ta kthyer kohën e ish Bashkimit Sovjetik të cilën ngrehinë artificiale e përmbysi Mihael Gerbaqov, ndërsa në anën tjetër Serbia po e vazhdon projektin për formimin e Serbisë të Madhe, ku në këtë Serbi të skicuar moti përfshihen, terrotoret e Malit të Zi, BH-së, Maqedonisë se Veriut dhe të Kosovës.

Rusia qysh në Luftërat Ballkanike e deri më sot është paraqitur si vëlla i madh i Serbisë. Një tjetër aleat i Serbisë tash të Vuqiqit është Franca e Emanuel Makronit i cili edhe e vizitojë këtë shtet. Dëklaratat e tija në vazhdimësi kan qenë proserbe. E para, së ka mundësi që Kosovës nën sanksione shumë të padrejta t’i ndalohet liberalizimin nese nuk e implementon Asociacionin, ishte apsurditet i llojit të vet. Tjetër. Ky gjoja behët sikur i kërcënon Kosovën dhe Serbinë, por në fakt këtu bëhët fjalë vëtem për Kosovën që është më shumë se skandaloze.

Serbia liberalizimin e vizave e ka moti, ndërsa Kosova më shumë përipeci e pikërisht nga makinacionet politike të Makronit, e fitoi të drejtën e levizjes së lirë.Serbia nuk është nën masa të sanksioneve ekonomike dhe politike, pikërisht së për këtë po kujdeset Franca. Ky shtet na bëri sherr të madh duke stopuar inkuadrimin e Kosovës në Këshillin e Evropës që ishim shumë afër. Dhe, natyrishtë së as qëndrimet politike të dy ndërmjetëseve te BE-së, në bisedimet Kosovë-Serbi, Borrel e Lajqak, nuk ka mundësi të janë ndryshe, veq qëndrime proserbe. Serbia dhe Rusia gadi që nuk e kan futur Ballkanin në luftë, e Vuçiqit si protagonistit kryesor nuk po i mungon as një qime e flokut.

Po ndëshkohët Kosova e vogël e cila po mbron sovranitetin, nga apetitet serbomëdha, kurse Serbia po ledhatohet. Serbia më strukturat kriminale në veri, krejtë pas luftën nuk pushuan së vepruari më aksionet subversive e shumë të dhunshme për të ndarë Kosovën.Kësaj fryme të destabilizimit i kontribuan Lajçak, Borrel, Eskobar, Makron të cilët përkrahen bandat serbe, e akuzuan Kosovën për ngjarjet destabilizuese në veri të Mitrovicës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte reaguar ndaj kësaj dëklarate amatoreske politike e hileqare, të Emanuel Makronit.

Nese Makron po kërkon më çdo kusht dhe në dëm të Kosovës të ketë normalizim të marrdhënjëve më Serbinë përmes bisedimeve, duke e kushtëzuar Kosovën, më formimin e Asociacionit që e përmendi në Beograd në takim me Vuçiqin, e Serbia pa e plotesuar asnje kusht, bisedimet duhet të ndërpritën. Dhe, zatën këto bisedime kurrë nuk kan pasur kuptim as të zhvillohen. Pse? Serbia nuk ka kërkuar kërkim falje për gjenocid ndaj shqiptarëve, nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, nuk e ka hequr nga preambula kushtetuse Kosovën si pjesë përbërëse e Serbisë, nuk i ka paguar dëmet e luftës, dhe as që ka bërë gjë për të pagjeturit shqiptarë si pjesë e marrveshjës që është.

Edhe diçka. Nga përspektiva e shteteve perëndimore ,është që mos të bashkëpunohet më ish kriminelet e luftës, siq është Vuqiqi me kompani.Tolerimi i regjimit autokratik e shovenist të Beogradit, nuk e dërgon rajonin në paqe dhe prosperitet, dhe as që i ndihmon proceset demokratike zoti Makron. Strukura politike e BE-së i ka të gjitha instrumentet konkrete për ti bërë presion Serbisë.Por, më dëklarime të tilla të deritashme të Makronit, nuk do të arrihet paqja në rajon, dhe Zoti e dinë kur do të kemi normalizim të marrdhënjeve. Presidenti franqez jo vetem që po mban kontakte të rregullta më Vuçiqin, por edhe po e armatos ate.

Shtrohet pyetja logjike pse? Nese plasë lufta në rajon siq po e kërkojnë më ngulm Putin dhe Vuqiqin dhe shumë po i kumarisin kësaj lufte ndërmjetësit ndërkombëtar në bisedime dhe vet Makron, të dalë fitimtare shteti serb. Serbia siq ishte edhe paralajmëruar para vizitës të Makronit Beogradit, do të këtë në dispozicion aeroplanet luftarak Rafal të Francës.Duket së edhe Makroni si gjermani Shulcs, është jetikishtë e interesuar për litiumin serb. Sigurisht në shkëmbim të këtyre marifeteve më litiumin, është ndërmjet Kosova e vogël, si monedhë kusuritje. Edhe kësaj radhe si shumë herë deri më sot, Franca është duke ia zgjatur dorën Serbisë.

Franca dhe Serbia po trasojnë partneritet strategjik, kur dihet së Franca është njëra nder shtyllat e BE-së. Presidenti i Francës në takimim më Vuqiqin e përmendi edhe zbatimin e marrveshjës të Ohrit, sa për sy e faqe, së qëllim primar i Makronit është që minoriteti serb në veri të këtë fillimisht autonomi të gjerë përmës Asociacionit, e më vonë një Republikë Serbe, të kontrolluar nga Beogradi. Gjithë ky sforcim politik jo vetëm i Francës por edhe strukurës të BE-së, për ndarje të Kosovës, është sirenë alarmi për të gjithë shqiptarët që të bashkohen sa nuk është bërë vonë, së aleancat e vjetra hilaqare duket ashiqare së janë duke ardhë në shprehje…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.