U REALIZUA FESTIVALI POETIK 2023

2
623
Ferit Hoxha

Nga Ferit Hoxha

Jemi mësuar tashmë me organizimet e shoqatës” Jehona Shqiptare”, me eventet e saj me tematika të ndryshme e kurdoherë në promovim të vlerave kombëtare.

Por këtë radhë ishte një event ndryshe, ishte një event ku vargjet poetike nga të katër anët e Shqipërisë e më tej, u mblodhën në poemë dhe së bashku thurën ANTOLOGJINË POETIKE KOMBËTARE TË JEHONËS SHQIPTARE “me autore znj. Zamira Korançe dhe me Presidente Nderi “Nderin e Kombit” Margarita Xhepa.

Më 21 Mars 2023 në studion e “Jehonës Shqiptare” u organizua “FESTIVALI POETIK 2023”, nga SHOQATA KULTURORE ARTISTIKE KOMBËTARE “JEHONA SHQIPTARE”.

Ky “Festival Poetik” u mbajt për nder të Ditës Botërore të Poezisë dhe u prezantua nga moderatorja znj. Anila Kodra, me prezencën e shumë poetëve të ardhur nga të gjitha Trojet Shqiptare dhe Diaspora.

Për realizimin me sukses të këtij eventi u angazhua një staf i përbërë nga:
z. Gani Qarri, autor i përmbledhjes së librit të festivalit poetik 2023.
z. Demir Rusi, President i Festivalit.
z. Ferit Hoxha, Drejtor Artistik i Shoqatës “Jehona Shqiptare”.
z. Dudiana Lela, Asistente e Projektit.
z. Jakup Krasniqi, Kryetar i “Jehonës Shqiptare “Dardani, bashkërealizues i projektit.
znj. Flutura Maçi, piktore e Festivalit.
z. Gani Kryeziu fotoreporter, Ikonë Kombëtare e Festivalit.
znj. Vitore Stefa Leka, Anëtare Nderi e 35 shoqatave në diasporë të “Jehonës Shqiptare “.
Etj…

Për vlerësimin e poezive duke i vlerësuar ato me çmime të ndryshme ishte ngritur një juri e përbërë nga:
znj. Margarita Xhepa ”Nderi i Kombit, “Presidente Nderi Certifikuese e “Jehonës Shqiptare “.
z. Iliaz Bobaj, n/kryetar i jurisë.
znj. Kozeta Zavalani, anëtare jurie
z. Bekim Kelmendi, përfaqësues nga shteti Dardan.
z. Kujtim Hajdari akademik juri.
z. Vullnet Sadiku nga Ilirida.
z. Nijazi Kastrati.
znj. Emrije Krosi Drejtoreshë e Kritikës Letrare të Festivalit.
z. Agim Jerliu, përfaqësues i grupeve artistike në Gjermani.

Gjatë realizimit të këtij eventi, nga të gjithë të pranishmit u interpretua nga një poezi, të cilat u vlerësuan me çmimet përkatëse sipas vendimit të jurisë e gjithashtu nga autorja e njëkohësisht kryetarja e Shoqatës “Jehona Shqiptare”, u ndanë disa medalje e trofe për kontribute të veçanta.

Dhe normalisht, eventi do të ishte i mangët pa përshëndetjet speciale të të ftuarve artistë, këngëtarë e valltarë si: Liri Rasha, Hysni Hoxha, Arben Sinoni, Tahir Sefer, Kleisa Rrapi, Grupi Artistik ShKA “Zëri Llapushës”, Kryesuar nga prof. Jakup Krasniqi, të cilët i dhanë ngjyra eventit dhe bënë që koha të kalonte pa u vënë re.

Kënaqësi dhe nder për mua që isha pjesë e këtij eventi, kënaqësi që çastet e bukura të ndahen së bashku me më të mirën e mundshme!

Falenderim për të gjithë poetët e pranishëm në këtë “Festival Poetik”!
Falenderim për të gjithë bashkëpunëtorët e këtij projekti!

Faleminderit znj. Zamira Korançe dhe “Nderit i Kombit” znj. Margarita Xhepa” për të gjithë kontributin tuaj dhe besimin ndaj meje!

Së bashku mund të bëjmë më të mirën!

Me respekt Ferit Hoxha!

2 KOMENTE

  1. Ju lumte sa beni *TRINITRINA jete* që percillni. Ju prifte e mira, nga Toronto Ju UROJME sa me ju kontaktojme e kete dite ne *FESTIVAL POETIK* – gezoni. Ju uroje; – Mbi 100* Pasues veterane* nga Toronto ju urojme, me ne krah – Kryetarin Arnold G Salillari.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.