Tre ushtarë serbë shtinin mbi trupat e shtrirë

0
466
Ilir Muharremi - Ti

“Një ushtar serb në dorën e djathtë e mbante automatikun, derisa me të majtën i tërhiqte zvarrë civilët dhe i përplaste në tokë, pastaj ushtarët e tjerë i zbraznin karrikatorët mbi trupat e brishtë dhe të njomë. I ndërronin karikatorët e rinj. Ulërima e njerëzve krijonte një tingull përsëritës dhe më goditi si një rufe e pamëshirshme në vesh, e pastaj edhe në shpirt. Ndieja se po fundosesha drejt kthetrave të një çmendurie tronditëse. Sakaq u afruam te një gërmadhë e cila ishte e kapluar nga zjarri. Teksa zvarritesha në tokë mbi kufomat e civilëve shqiptarë u afrova te një mur në të cilin shkruante: “Samo sloga srbina spasava”. U shtriva në mesin e kufomave, parakaluan tre ushtarë serbë, teksa shtinin mbi trupat e shtrirë, për fat nuk me preku asnjë plumb. E ngrita pak kokën dhe shumë afër qëndronin katër ushtarë serbë, dukej se bisedonin diçka…”

Fragment nga romani “Ti” i Ilir Muharremit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.