MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË
Duke vlersuar situaten momentale, njëherit, pas sulmit me forca ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës, kjo bën reflektimin në mbarë globin, pa shmangur edhe atë në hapësirat mbarë Shqiptare, e cila, Mërgatës Shqiptare në Botë, i jep shqetësime, por njëherit edhe detyrime që t’i shfaqë hapur dhembjet e saja.
Në këtë situatë mjaft delikate si dhe me rrezikshmëri për përkeqësime të mëtejme, të gjithëve na bën përgjegjës në ngritjen e vetëdijes personale, organeve shtetërore si dhe atyre të cilët mbajnë pozita të larta shtetërore me shumë përgjegjësi.
Kohëve të fundit është prezente në gjithë hapësirat Shqiptare një mosunifikim i atyre faktorëve /pozitë-opozitë/, jo vetëm mosunifikim por janë prezente veprime të pamatura, duke shfrytëzuar situatën jo të mirë, për të arritur synime personale, partiake, edhe pse do duhej të jenë më të matur në veprime.
Bota demokratike, e cila çmon lart liritë dhe pavarësitë e çdo shteti sovran, është në veprimet e saja për të ndalur luftën e Rusisë ndaj Ukraines, masat e marra gjer më tani ishin të paefekt per ta sprapsur agresorin ndaj Ukrainës.
Serbia, e cila s’vuri embargo ndaj Rusisë, ajo hapur mbeshtet agresorin. Kjo është shqetësuese për mërgatën, është shqetësuese për çdo fjalë “Ballkani i Hapur” që përdoret në paraqitje nga kushdo qoftë, sepse rasti i sulmeve nga krimo-mafiozët në Veriun e Mitrovicës është mjaft argument se ç’synim ka Serbia, duke u stimuluar nga miku i saj, Rusia. Apelojmë nga gjithë mërgimtarët Shqiptarë në Botë që të unifikohemi, të veprojmë me maturi në ruajtjen e vlerave të lirisë, pavarësisë e sovranitetit të Shqipërisë dhe Kosovës, pa shmangur thirrjen edhe te Shqiptarët në hapësirat e tyre natyrale.
Rivaliteti pozitë-opozitë mund të qëndrojë vetëm përbrenda zhvillimeve në Kosovë e Shqipëri, por kur vie fjala për përjashtë, të gjithë, si pozitë-opozitë, si partitë politike, si të gjithë shqiptarët, duhet të jenë në një vend, pse ne po na rrezikohet jeta, rrezikohet vendi dhe rrezikohet gjithçka që është shqiptare. E, për gjithçka që është shqiptare, kemi të gjithë përgjegjësi edhe ta ruajmë, edhe ta mbrojmë, edhe ta zhvillojmë e ta çojmë përpara, jo ta zhbëjmë e shkatërrojmë vetë ne, duke mos qenë të bashkuar e syçelë në atë që po na rrezikohet.
Te menjanohen debatet për favorizime liderësh apo subjektesh politike, veprimet e te gjitha niveleve të jenë shumë të matura, sepse mbi atë madhoren komb-shtet s’ka tjetër. Të gjithë kemi detyrime, të gjithë mbajmë përgjegjësi për mosveprime parimore dhe frytêdhënëse. Mërgata Shqiptare, si çdo herë, edhe tani, do të jetë në nivelin e duhur për të vepruar sipas situatës, e cila kërkon angazhime të llojllojshme,.
Prandaj, urojmë dhe besojmë në unitet dhe lidhshmëri për të përballuar situata, të cilat na imponohen.
Pra, thërrasim të gjithë shqiptarët ku do që janë, thërrasim qeveritë në Shqipëri e Kosovë, thërrasim të gjitha partitë politike, thërrasim të gjithë shqiptarët, të kenë mendjen në kokë dhe çdo lëvizje, çdo veprim çfarëdo qoftë, të bëjnë në të mirën e çështjes Kombëtare Shqiptare!
Nju-Jork
Më 22 prill 2022
Dërgoi për publikim, Gani Mehmeti, gazetar