Shqipëria nuk duhet ta pranonjë Konsullatën Serbe në Shkodër…

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner
Ibrahim Kabili
Ibrahim Kabili

Në asnjë mënyrë nuk duhet të pranohet hapja e një “konsullate” serbe në Shkodër. Shkodra nuk ka minoritete. Vetëm në Vrakë ka një pakicë serbe në këtë rreth. Ky fakt, nuk mund të justifikojë hapjen e kësaj konsullate në kryeqendrën e Veriut të Shqipërisë, në Shkodër. Hapja e kësaj konsullate paraqit rrezik për të ardhmen e shqiptarëve. E arrij këtë konkluzion duke ditur faktet historike dhe synimet e Serbisë në Ballkan. Konsullata do t’i ngjajë simotrave të saj në jug, të ngritura nga ana e shtetit grek. Më pas, nga ana e saj, do të kërkohet të vendosen varresa masive serbe në Shkodër. Kështu do të kërkohet të shtohet artificialisht numri i “ushtarëve” të vrarë serbë në Shkodër, rrethinat e saj e më gjerë. Pra pa asnjë mëdyshje, në të ardhmen, do të kërkohet të deformohet historia. Kjo është e papranueshme për Shkodrën dhe Shqipërinë.

Këto ushtarë kanë qenë pushtues, kanë kryer masakra çnjerëzore mbi popullsinë civile kudo që ato shkelën, kanë vrarë me mijra gra, pleq, fëmijë. Kanë çarë me bajonetë barkun e grave shtatzana shqiptare dhe kanë nxjerrë e vrarë fëmijët e tyre. Kudo që shkelën sollën vetëm vrasje, zjarr, tym e flakë, mizori. Në një të ardhme të afërt kjo konsullatë do të deformojë historinë dhe do kërkojë t’i shtojë artificialisht numrin e ushtarëve dhe ti martirizojë ata duke kërkuar varreza masive për to, duke tjetërsuar varrezat e shqiptarëve, ti zhvarrosë dhe rivarrosë ato si kufoma ushtarësh serbë. Kjo është e papranueshme për Shqipërinë dhe shtetin e saj. Kjo do të ishte një “Kosinizim” i veriut të vendit me ushtarë “himagjinar” serb të “rënë” në veriun e Shqipërisë. Kjo nuk duhet të ndodhë…

Një veprim i tillë është një thikë pas shpine edhe për Kosovën. Qeveria shqiptare duhet ta rishikojë këtë vendim, që në mendimin tim shkon kundër interesave kombëtare. Themi kështu sepse faktet dhe dokumentet historike flasin qartë. Ushtria serbe dhe ushtarët e saj kanë bërë masakra çnjerëzore mbi popullsinë shqiptare kudo ato shkelën. Dhe, ata pothuajse shkelën gjithë Shqipërinë veriore arritën deri në fshatrat dhe qytetin e Tiranës. Synimi i tyre ishte, por edhe mbetet, pushtimi i tokave shqiptare deri në Shkumbin. Këtë nuk e arritën dot atëherë, dhe kurrë nuk kanë për ta arritur edhe sot.

Në këtë këndvështrim, unë mendoj prerë, se kurrë nuk duhet pranuar hapja e kësaj “konsullate”, në Shkodër. Ajo duhet refuzuar nga shkodranët dhe gjithë shqiptarët. Ministri ynë i jashtëm, Ferit Hoxha, nuk duhet të shohë se sa bukur i shkon “kollarja” e ministrit, por ta zhbëjë këtë vendim. Këto janë skenare të mirëmenduara nga politika serbe dhe kurrësesi nuk duhet të biem “pre” e tyre, siç e pësuam edhe me varrezat dhe konsullatat greke në jug. Kjo agjendë serbe është me prapavijë politike. Kjo gjë duket si në dritën e diellit. Vetëm ministri Hoxha nuk e shikon këtë. Si është e mundur që bën shurdh-memecin ky “ministruci” ynë? Ai është diplomat karriere dhe nuk duhet të bjerë në këto nivele të ulta…

Po institucionet dhe intelektualët përse heshtin? Kjo është e papranueshme! Nuk mund të justifikohet ministri në fjalë se kemi reciprocitet me Serbinë, pasi ne do hapim konsullatën tonë në Preshevë. Mirë është hapja e më shumë konsullatave në botë, e jo më në Preshevë. Kjo nuk është reciprocitet me Serbinë, por vasalitet ndaj sajë. Përse? Sepse shqiptarët në Preshevë janë në trojet e tyre, përbëjnë shumicën e popullsisë dhe duhet të gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre që mbështeten në të drejtat dhe liritë themelore të njeriut… Po çfarë ka ndodhur dhe po ndodh atje? Dëbime masive prej trojeve të tyre etnike i popullsisë shqiptare, zhbërje apo ç’aktivizim i adresave, mohim i të drejtave të tyre kombëtare… Konsullata “shqiptare”, që me demek, do u krijoka aty do i mbrojë këto?

E ka për detyrë kushtetuese shteti shqiptar, të përgjigjet e të mbrojë të drejtat e shqiptarëve kudo që ato janë, ka apo nuk ka konsullatë shqiptare atje. Konsullata e mundshme e Shqipërisë në Preshevë është veprim i duhur, por jo t’i bëhet lëshim absurd, Serbisë me ngritjen e konsullatës së saj në Shkodër. Kjo nuk duhet të ndodhë edhe për një arsye tjetër, për Kosovën e cila “pretendohet” nga Serbia se është pjesë e saj. Ky veprim është një thikë pas shpine edhe për Kosovën. Kjo e fundit ka mbi 12 mijë të vrarë dhe të zhdukur në luftën e fundit të saj me Serbinë.

Ka me mijra vetë civilë shqiptar të Kosovës, të vrarë dhe të varrosur në Serbi. Këtyre nuk u dihet nam e nishan dhe që mbeten nën dhe’. Zoti, Hoxha, Serbia nuk zhvarros dhe jep mbetjet kockore të të pagjeturve nga Kosova dhe jo më të bëhet fjalë për ngritje varresash shqiptare në Serbi. Ku është reciprociteti këtu? Kjo është vasalitet dhe servilizëm politik. Madje është një thikë pas shpine edhe për Kosovën…

Elita intelektuale duhet të flasë për këtë problem dhe shumë të tjera si ky!
Shqiptarët nuk duhet të heshtin!
Kryeministri duhet ta anuloj ngritjen e një konsullate të tillë Serbe, në Shkodër!

Ibrahim Kabili
Tiranë, më 31.07.2026

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit