Së pari Kosova, pastaj LDK!

0
Lumir Abdixhiku - Florim Zeqa

Florim Zeqa, 28.03.2025

Disa muaj para zgjedhjeve të fundit lokale ndodhesha në Kosovë. Erdhën në shtëpinë time në Bokshiq dy zyrtarë të Degës së LDK-së në Klinë, të cilët m’u luten në këtë mënyrë, po citoj: “A pranon të futesh në listë për asambleist, ti na i sjellë votat, ne e caktojmë më pas dikë tjetër për Asamblenë Komunale”! Përgjigja ishte e shkurtër dhe e prerë, jo nuk ua bëjë një lojë të tillë qytetarëve të komunës sime!

Nuk ribëhet LDK-ja me Isa Mustafën kryetar nderi

Pas një shkrimi autorial të disa ditëve më parë, një mik imi reagoj në këtë mënyrë, po citoj: “Lumiri është atdhetar i devotshëm”! Fillova t’i besoj dhe vërtetë më erdhi mirë. I parashtrova pyetjen vetës, vallë a e ka këtë fat të mirë LDK-ja që më në fund ta ketë për liderë një atdhetar!?

Mirëpo mbështetësi i kryetarit aktual të LDK-së nuk u mjaftua më kaq, për të vazhduar tutje, po citoj: “Abdixhiku, vite më parë ka bërë një gabim, kur e ka shpallur Isa Mustafën kryetar nderi, në vend se ta shpallte kryetar turpi”!

Unë ia ktheva në këtë mënyrë: “Qenka e lehtë kjo punë, le t’ia heqë Lumiri titullin e nderit e le t’ia vë atë të turpit Isa Mustafës dhe kështu ndahet ‘shapi nga sheqeri’, në të kundërtën nuk do t’i hiqet kurrën e kurrës barra e turpit Abdixhikut”!

Kjo jo vetëm që nuk ka gjasa të ndodhë, mund të ndodhë e kundërta e saj, që Lumiri ta propozon për president të shtetit idhullin dhe padronin e tij politik!

Këtë që e themë e mbështes në faktin se, të paktën deri më sot nuk e kam dëgjuar të jetë penduar Lumiri për gabimin historik, të kthyer tashmë në dëm fatal për LDK-në!

Turneu i mashtrimit vazhdon…

Pas humbjes katastrofale të zgjedhjeve në të gjitha komunat e Kosovës, kryetari i LDK-së po vazhdon me “Turneun e falenderimit”! Nuk e di a po ju thotë qytetarëve ‘faleminderit që më mashtruat’ apo ‘faleminderit që ju mashtrova’!

Nga ajo që po shohim takimet e Lumirit me qytetarë, ato po zhvillohen nëpër lokale të natës me të rinjët e relaksuar pas Iftarit. Sadoqë kryetari humbës po mundohet t’ua futë në kokë të rinjve interesin partiak para atij shtetërorë, ata më së paku mendjen e kanë tek LDK-ja!

“Së pari LDK! Sepse me LDK dhe Kosova!”, ky është sllogani më i shëmtuar i një kryetari humbës në zgjedhje!

Do të ishte fat i mirë për LDK-në, sikur e gjitha të përfundoj me ketë sllogan të shëmtuar!

Fundin e lojës mashtruese politike ndaj elektoratit të LDK-së e vulosi kryetari i Pejës, ish kandidat me votat e fituara për deputet, Gazmend Muhaxheri: “Do të jem kryetar i Pejës, dua të vazhdoj këtu, me deputet i kam kry punët moti “.

Kështu janë mësuar të luajnë ‘qoke’ sistemin elektoral në Kosovë!

Me qytetarët lehtë e kanë, as që brengosen për ta!

Kësaj situate i shkon për shtati kënga; “Qysh e don shoqnia flakë le të kallet shpia”! Vërtetë shoqëria kosovare po e don dhe po e pranon këtë realitet të shëmtuar politik.

Së pari Kosova o Lumir, pastaj LDK! Ne që nuk kemi Atdhe tjetër përpos Kosovës nuk mund të pajtohemi me konstatimin tuaj absurd, “Së pari LDK, pastaj Kosova”!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.