SADIK HALITI (1937-2017)

0
8

Sadri Rexhepi

Po e përkujtojm njërin ndër idealistët ndër më markantët në lagjen e mësuesve- mendjendritur të Llapit.

U lind në Dumnicë të Podujeves të para 87 vjetëve pikërisht  më 14.07. 1937. Në moshën 5 vjeç i vdes e ëma kurse pas disa vitësh i vdes edhe babai. Ndërsa për rriten dhe edukimin e Sadikut dhe motrës së tij më të vogël Vahides u angazhua daja i tij Rrahmon Fazliu, babai i dy heronjëve të Kosovës Fahriut dhe Bahriut që vinin nga Llausha e Besianës. Shkollën fillore, klasën e parë e kreu në vendlindje deri sa ishte një mësues nga Shqipëria. Mirëpo pas largimit të mësuesit shkolla u mbyll dhe klasën e dytë e ka krye në Podjevë.

Për shkak të rrethanave shumë të ndërlikuara të luftës edhe në Podujevë, megjithatë shkolla nuk e  ndërpreu veprimtarinë e vet. Klasën e tretë e të katertë i kreu në vitin 1946-47. Progjimnazin e kreu në Podjevë në vitin shkollor 1950-51. Në vitin vijues shkollor regjistrohet në Shkollën normale të Gjakovës. Në gjysmëvjetorin e dytë  të vitit shkollor 1952-53 organet e  arsimit të rrethit të Podjevës e emërojnë mësues në fshtin Koliq e kjo don të thotë, sa kishte mbaruar klasën e dytë të normales.

Së këndejmi, intervali kohor në vitet kur u shkollua Sadiku ishin vite të rrënimit të plotë ekonomik që tregon se pjesa dermuese e familjëve shqiptarë jetonin në varëfri të plotë. Fatkeqësisht, në intervalin e sipërcekur kohor tokat shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë Londineze ishin të ujitura me gjakun  e bijëve më të mirë, të therrë nga bartësit e “Diktaturës Proletare” kominterniste. Apo më mirë të thuash, të gjitha vë­lla­zëritë shqiptare, madje edhe pjesa më e madhe e familjeve, bashkëjetonte me skamjen për kafshatën e gojës dhe me Zinë famil­jare për humbjet e anëtarëve të familjes.

Në vitet vijuese 1955-59  punon në shkollën Dabishevc, Prapashticë, Gllogovicë Hajkobillë, Strezovc  etj, prej nga  mbetet i pa punë me të vetmin faj se ishte shoqëruar  me Metush Krasniqiim. Sadik Halitisi të gjithë ne tjerët që punonin haptas apo ilegal për lirinë e Kosovës, kurrë nuk e harroi një porosi amanet nga Metush  Krasniqi : ” Të këqinjët  bashkohen dhe bëhen të fortë dhe i sulmojnë të drejtit dhe të sinqertit’’.

Mirëpo, ai nuk e kaloi kohën kotë sepse gjatë intervalit  kohor sa ishte i pa punë   e vazhdon shkollimin dhe e kryen shkollën normale në Prishtinë. Pas mbarimit të shkollës normale në vitin 1962 emërohet mësues në Keqekollë  ku punoi deri në vitin 1964 dhe krahas mësimit me nxënës ai merrej edhe me aktivitete të lira.  Ishte anëtar i NDSH-së por  u ruajt nga shokët e organizatës dhe kurrë nuk u zbulua.

Kjo don të thotë se ai ishte argat anonim i kombit. Aty punoi deri në shtatorin e vitit 1964 kur gjatë mbajtjes së orëve të mësimit hyn policia dhe i arreston Sadik Halitin dhe Adem Xheladinin (Shala) dhe pas shumë maltretimeve psikike dhe fizike nuk pranuan asgjë  më në fund lirohen dhe kthehen në shtëpi. Qëllimi i arrestimit të dy mësuesve duke i shar dhe fyer para nëxënsve ishte që tua thyenin të dyve dinjitetin moral, arsimor dhe kombëtar por ata kurrë nuk u thyen sepse punuan në arsim deri në pensionimin e tyre kurse cështjen shqiptare e deshën deri në vdekje.

Në vitin 1965 punësohet në Dumnicenë e Eperme por pas pak vitive  punësohet fshatin e lindjës në Dumnicë të poshtme të Beianës(ish Podjevesë) në shkollën që mban emrin Lasgush Poradeci  dhe punoi deri në pension në vitin 1997 ku dha një kontribut të cmueshëm si në procesin edukativo arsimor e poashtu edhe në aktivitete të lira që zhvilloheshin në kuadër të shkollës. Për shkak se arrinte rezultate të mira në procesin edukativo-arsimor shpeshherë u nderua me mirënjhje. Gjatë kohës sa punoi në arsim ai krijoj një mirëqenje për familje dhe femijët e tij të dashur të cilët i shkolloi me mund e sakrifica të mëdha. Gëzohej shumë kur shihte se fëmijët  etij, arrinin rezultate si gjatë shkollimit  po edhe  gjatë studimeve por ajo dashuri u nderpre në vitin 1997 kur i vdes i vetmi djal në mesin shtatë vajzave.

Me që ishte punëtor i zellshëm dhe atdhetar i flaketë ai gëzonte respect të vacantë si të nxënësit poashtu edhe të kolegt e punës  e në vecanti tek prindërit të cilët e ndëronin dhe e cmonin shumë punën e tij shembullore. Njëri nga nxënësit e tij Ismet Abdullahu pohon se Sadik Haliti ishte mësuesi më i dashur dhe më i respektuar në jetën time.

Së këndejmi, ndaj Sadik Halitin e shihja jo vetëm si mësues por edhe si prind e si edukator, i cili në kokat tona fëmijërore rrezatonte dashuri të madhe.

Njëri ndër nxënësit e tij duke evokuar kujtimet për mësuesin e tij të dashur  thotë edhe këtë,,mbaj mend qysh në një orë letrare që organizuam në shkollë  kur unë ndër të tjera recitova poezitë “Pak dritë “dhe ,,Zoti të dhashtë’’ të Migjenit , atij i shkuan lotët deri në fund të mjekrrës! Ishte ky një emocion i fuqishëm që nuk e harrova asnjëherë gjatë gjithë jetesë sime deri me sot!

I donte Naimin, Nolin, Fishten, Konicen, Migjenin e shumë rilindas tjerë dhe i adhuronte ata.

Mbaj mend se pëlqente jashtë mase hartimet e nxënësve  të cilat  u kushtoheshin atdheut, kombit dhe lirisë, e  të cilat i lexonte me dashuri e përkushtim para gjithë klasës. Cdo njësi mësimore  e paraqiste  përmes alegorive  dhe metaforave të tyre qëjepnin mjaftë qartë idenë dhe mesazhin e tyre kombëtar.

Në shkurtin e vitit 1990 me rastin e përkujtimit të figurës madheshtore të atdhetarit Shaban Shales autorin e këtyre rreshtave atëherë autor i studimit ,,Jeta dhe veprimtaria arsimore dhe kombëtare e Shaban Shales’’ mësuesi Sadik i emocionur e pergezoi autorin e studimit në fjalë për guximin që kishte marr iniciativë per organizimin dhe mbajtjen e atij tubimi madheshtor e ku merrnin pjesë vec qytetarëve të Beianesë edhe Anton Cetta dhe Zekeria Cana, para bishave kanibaliste serbe. Gjatë një ahengu modest që kishin përgaditur banorët e Dumnicës, Sadiku u ul afër meje dhe me sy të përlotur i ndajti disa  kujtime që kishte për Shaban Shalën dhe Metush Krasniqin….

Nga shkurti i vitit 1990 e deri me vdekjen e tij me 2017 takimet tona ishin të pandërprera  si në Besianë e poashtu edhe në Prishtinë dhe bisedat tona kryesisht kishin të bënin para luftës për clirimin e Kosovës e pas luftës për rindertimin e Kosovës. E mbaj mend në mënyrë të posaçme edhe pjesëmarrjen e  Mësuesit në promovimin e monografive  të mia  të publikuara pas luftës që mbaheshin në Bibloteken Kombëtare dhe në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Ai kur i shihte monografitë e mia më përgëzte përzemërsisht dhe më inkurajoi që të punoj edhe më shumë në pasqyrimin e sakrificës së popullit shqiptar sic i ka hije shqiptarit të martirizuar në rrugëtimin e tij drejt lirisë dhe pavarësisë, sidomos në prezentimin e kontributit e të gjithë shqiptarëve në rrugenë e lirisë. Ai vazhdimisht merrte pjesë në përvjetorët e Shaban Shalës, Metush Krasniqit, Mulla Ramë Govorit, Hasan Ramadanit, Ali Ajetit, Zahir Pajazitit, Adem Jasharit, Ilir Konushvcit etj,  dhe pas mbylljes së tubimeve më uronte suksese me një përqafim të përzemert duke më thenë të pacim gjatë.Pas vdekjes së tij e kuptova atë uratë, që të bëj dicka edhe për te.

Ai ishte anëtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptre dhe pjesmarres aktiv në të gjitha aktivitetet që zhvillonte Lëvizja për ardhmerinë e popullit tonë.(…) në vizitat që u beheshin monumenteve historike të Lidhjes së Prizrenit, të permendores së Skënderbeut,  Nënë Terezez, Ibrahim Rugovës, Zahir Pajazitit, Adem Jasharit e të tjerë.

Lajmi për vdekjen Mësuesit Sadik për mua, si mik i tij, ishte ndër lajmet më tronditëse. Me shkuarjen e tij në amshim, Dumnica dhe Llapi humbi njërin prej edukatorëve, si dhe njërin prej kontribuesve të arsimit në Dumnicë dhe Llapin heroik.

Së këndejmi, vepra e tij  do të përkujtohet përherë me pietet të lartë nga familja, nga mësimëdhenësit, nga ish nxënësit e tij kudo që dha mësim ai në Dumnicë e më gjerë, nga anëtaret e LKSH etj.

Lavdi e përjetshme mësuesit atdhetar  Sadik Haliti  për kontributin e dhenë në procesin edukativo-arsimor  dhe veprimtarinë kombëtare që ka bërë ai!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.