6.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Rritja e shtesave, fëmijët në mërgim!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Shkruan: Florim Zeqa, 18.07.2024

Të gjitha qeveritë e hodhën “grepin” tek mërgimtarët. Kush më pak e kush tjetër më shumë, të gjithë i plaçkitën pamëshirshëm mërgimtarët, duke filluar nga Fondi 3 përqindërshit, “Vendlindja Thërret” e deri tek fondet e Albin Kurtit, të cilat po ngarendin njëri pas tjetrit, siç janë; “Fondi Emergjent” (gjatë pandemisë), “Fondi Sovran” dhe “Fondi i Sigurisë”, për të cilat nuk ka asnjë transparencë dhe asnjë llogaridhënje! Pas fondeve të sipërpermendura, fondi qeveritar “Dritare e Hapur” apo “Kredi për Diasporën” është rrjetë e hapur e kryeministrit, e cila ka për qëllim tërheqjen e investimve të diasporës apo mjeljen e mërgimtarëve.

Rritje e vonuar dhe e pavlerë e shtesave për fëmijë

Një ditë pas hapjes së fondit “Dritare e Hapur”, qeveria e mori vendimin e radhës për rritjen e shtesave për fëmijë e cila nuk është gjë tjetër vetëm se propangandë e hapur për blerjen e votave të qytetarëve në këmbim të asgjëje!

E themë këtë për faktin se aktualisht në Kosovë nuk ka rritje të natalitetit, por ka rritje të pensionistëve dhe rritje të rasteve sociale.

Sikur kryeministri Albin Kurti ta kishte në plan të parë interesin e qytetarëve do të merrte vendim për rritjen e penisoneve dhe të skemave sociale e jo të shtesave të fëmijëve inekzistent në Kosovë.

Duke e ditur mirë Albin Kurti se, sot në Kosovë ka shumë më pak fëmijë sesa pleq, ai në emër të mirëqenies së fëmijëve inekzistent e filloj zyrtarisht fushatën me ”skema për blerje të votave” në këmbim të asgjëje!

Pasi aktualisht Kosova ka rënje të popullsisë dhe rënje të numrit të fëmijëve në veçanti. Si pasojë ikjes së të rinjëve jashtë vendit ka rënje të martesave, përkatësisht lidhje të kurorave martesore brenda vendit.

Me rastin e rritjes së shtesave për fëmijë, Albin Kurti qëllimisht dhe paradoksalisht i harroj stimulimet e lidhjeve martesore për të rinjët ashtu siq i kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore për dhënjen e një banese të re dhe benificione të tjera për çiftet e sapomartuara!

Ritja e vonuar e shtesave për fëmijë kur numri i tyre është simbolik në Kosovë, e bën rritjen të pavlerë dhe të pander.

Në mungesë të nivelimit të pagave, kjo rritje është diskriminuaese për faktin se rritja është e njëjtë si fëmijet e drejtuesve shtetërorë, ministrave, deputetëve me paga të majme dhe atyre që janë në skema sociale!

Rënie enorme e mirëqenies qytetare

Qytetarët nuk duhet të mashtrohen me skema të tilla bombastike, pasi në ditët, javët dhe muajt në vazhdim do të vazhdojnë premtimet megalomane të kryeministrit popullist, i cili asgjë nuk realizon nga ajo që premton!

Sikur vërtet Albin Kurti ta kishte në plan të parë interesin e shtetit dhe mirëqenjen e qytetarëve, në vitin e parë të qeverisjes do të bënte rritjn e pagave dhe pensioneve, do të bënte nivelimin e pagave në sektorin publik dhe atë privat, do të iniconte hapjen e skemës së shumëpritur të sigurimeve shëndetësore e cila do të krijonte siguri të plotë për jetë dinjitoze të qytetarëve në Kosovë.

Si pasojë e paaftësisë qeverisëse të Albin Kurtit, sot ka më shumë rënje të mirëqenjes së qytetarëve sesa asnjëherë tjetër përgjatë 25 vjetëve në liri.

Në mungesë të politikave zhvillimore, në vend të hapjes ka mbyllje enorme të vendeve të punës dhe ikje masive të fuqisë punëtore dhe jo vetëm, ka rritje të ikjes së specialistëve të fushave dhe trurit të kombit në veçanti.

Tani kur Albin Kurti ndodhet në fund të mandatit politik, për të asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është shqetësim zbrazja e vendit nga popullata autoktone shqiptare, pasi ai gjatë tërë mandatit politik është marrë me veriun e vendit dhe serbët në veçanti!

Qytetarët nuk duhet të mashtrohen as me “Veriun e çliruar”, për shkak të tërheqjes taktike të serbëve të veriut nga institucionet e Republikës së Kosovës. Vetëm kur të merrë epilog Veriu i vendit atëherë mund të flasim për meritat apo dështimet e Albin Kurtit, e jo tani kur eksperimentet e ndërkombëtarëve janë në proces e sipër deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë!

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit