29.5 C
Tirana
E enjte, 25 Korrik 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Rezoluta e Jasenovcit, është helmi i Beogradit kunder Rezolutës për gjenocid në Srebernicë

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Skënder MULLIQI

Rezoluta per Jasenovcin nuk ishte product malazaz, e dimë së ai është helm i Beogradit zyrtar, i krijuar si kundërvenie rezolutës për gjenocid në Srebernicë. Një krahasim të tillë pushteti i Serbisë së bashku më proserbët në pushtetin e Malit të Zi, bënë përpjekje për të relatvizuar krimet nga serbët në ish–Jugosllavi. Dhe, qenësorja e rezolutës për Srebrenicën ishte se beteja për narativën për serbët si viktima të viteve të nëntëdhjeta ka humbur përfundimisht. Kjo ishte edhe arsye pse regjimi proserb i Malit të Zi, në krye më presidentin Jakov Millatoviqin kryekuvendarin, Andria Mandiqin, dhe më direktivat e Vuqiqit u kthyen në të kaluarën e Luftës së Dytë Botërore, duke përdorë Jasenovcin gjoja si argument.

Duke dashur të përdorin serbët këtë si dëshmi lufte duke u kthyer në statusin mitik të viktimës në atë kohë, nacionalizmi serbomadh pa dashje ra në kurthin e vet ndaj të tjerëve, duke konfirmuar edhe një herë së luftërat dhe gjenocidin në ish–Jugosllavi i shkaktojë Serbia ie Millosheviqit. Presidenti serb, Aleksander Vuçiq edhe më sulmin para ambasadës të Izraelit në Beograd, tentoj të provokon Zagrebin, dhe shpërfaqi gjithë atë nese dikush nuk e ka pasur të qartë, së Vuçiqi më shegertët e tij nga Podgoricë po i kthehet politikës serbomadhe të lënë në gjysmë, nga Sllobodan Millosheviqi.

Kur bëhët fjalë për rezolutën e Jasenovcit shihet qartë së Serbia, po dëshiron të fut pyka në rrugën evropiane te Malit të Zi, për ta kthyer atë më qdo kusht më fytyrë nga Rusia, duke e larguar nga NATO, por edhe për të futur përqarje më Zagrebin zyrtar, i cili edhe ka reagur për rezolutën e miratuar. Kjo rezolutë dhe tubimi i mbajtur Gjithë serb në Beograd, janë tentim të zyrtarizimit të dokumentit të dalë nga ky tubim, më idenë fashiste “të gjithë serbët në një shtet”. Tentim bllokimi të Rezolutës për Srebrenicën në OKB, dhe tash kjo rezolutë më motivacion të barazimit të viktimave të luftës gjatë historisë, janë plane të hartuara nga Beogradi. Nuk duhet haruar kur jemi ketu së planet për kthimin e hegjemonisë serbomadhe në rajon, lidhën direkt më politikat e Putinit, për kthim të ndikimit të humbur moti edhe në Ballkan.

Jo shumë largë Republikën e Malit të Zi, është konsideruar nga Rusia sikur ta kishte republikë të vetën. Kjo u humbë përfundimishtë më shëmbjën më luftë të ish–Jugosllavisë dhe më ardhjën në pushtet të Millo Gjukanoviqit. BE-së dhe Amerikës gjithnjë e më shumë po i bëhët e qartë synimi i Serbisë, të Vuqiqit, i cili po vepron në të gjitha drejtimet kunder botës perëndimore, e në dobi të Rusisë. Po bëhët e qartë së të gjitha levizjet e politikës se Beogradit janë realizimi i synimeve strategjike të dala nga dokumenti i tubimit Gjithë serb. Politika okupatore e Serbisë ndaj fqinjeve është ka vazhdon, pa i dalë në rrugë BE–ja, e pa vendosur. Pretendimet e Serbisë sidomos i janë shtuar ndaj territoreve shqiptare, jo vetem të ndajnë Kosovën, pas invazionit ushtarakë të Rusisë në Ukrainë.

Ishte inerte e politika e deritashme të BE-së, dhe Amerikës, ndaj shtimit të presionit që më luftë serbët të formojnë një Mini Jugosallavi më territorët e Malit të Zi, BH dhe të Kosovës. Madje, ndërmjetësit e deritashem në bisedime Borrell, Lajqak dhe Eskobar, ia mbatën krahun bukur hapur politikiës serbomadhe, duke e ndeshkuar më masa ekonomike Kosovën, e jo Serbinë luftënxitëse në rajon. Është e qartë se Vuqiqi po kërkon politikë lojale të serbëve në ish republikat e Jugosllavisë, duke u paraqitur su udhëheqës i gjithë serbëve.

Këtë rrugëtim e kan paralajmëruar së do të vazhdojnë përmës Mandiqit, i cili ka thënë së do të organizohet edhe një tubim Gjithë serb, si unitet i popullit serbë në Ballkan. Kjo politikë shizofrenike natyrishtë së do të vazhdon të destabilizon rajonin, duke shpërfaqur qëllimet e rrezikshme të Aleksander Vuqiqit dhe ndihmaqarve të tij, Millorad Dodik dhe Andreja Mandiq. Kjo do të thoshte ndryshim të kufijve më luftë në Ballkan.Së a dë ti ndalët hovi konceptit etno–kleriko-nacionalist të shekullit të 19-të, nga nga aleanca ushtarake e NATO-s mbetet të shihet.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit