Ura në Kroaci, që shmang Bosnjen, ku do të kalohet pa kontroll në kufi
Arben Çokaj
Në Europë jetojnë mbi 300 milion njerëz. Edhe ata kanë pasë probleme dikur, i kanë tejkaluar deri diku gradualisht dhe kanë ardhur duke rritur bashkëpunimin e lëvizjen e lirë të njerëzve. Nuk ke pengesa për lëvizjen e njerëzve në vendet e BE-së, falë marrëveshjes së Schengenit.
Kur je në Europë, me përjashtim të rasteve siç ishte pandemia, ku dalin trupa kontrolli në kufi, nuk ka pengesa fare nga kalimi nga një kufi në tjetrin me makinë, kufijtë janë fiktivë… Por situata ndryshon sa hyn në Ballkan, kontroll në kufi njëri – e kontroll në kufi tjetri, sa të vjen majë hundës, sidomos kur ka radhë të gjata pritjeje, si gjatë verës, kur ka edhe më shumë lëvizje të njerëzve për pushime. Këtu e sheh se shtetet kanë nivel më të lartë zhvllimi, janë më të avancuara dhe kanë siguri më të lartë (me ironi kjo). Koha ka ndaluar. Ky është mentaliteti i njerëzve këtej. Nuk dinë ndryshe. Rreth 20 milion ballkanas nuk dinë të jetojnë në paqe me njëri tjetrin, nuk dinë t’i hapin kufijtë, nuk dinë ta liberalizojnë tregun.
MES POPUJVE TË BALLKANIT, SHQIPTARËRT SHKËLQEJNË PËR INTELIGJENCË
Shqiptarët janë mësuar t’i bëjnë qejfin vetes: ‘jemi popull inteligjent‘. S’ka më. Mos dvet. Na mbyti inteligjenca… Në 5 shtete të Ballkanit ka shqiptarë, kufijtë u vendosën me dhunë e gjak dikur, e kush e kundërshton hapjen e këtyre kufijve? – shqiptari… Pse? Se ideja e hapjes së kufijve është ‘projekt serb’ (bisht), e mbështetet edhe nga Rama (bisht). Kanë thënë dikur se shqiptarët janë ‘njerëz me bisht‘ – për shkak të islamit ndoshta, por ka mundësi edhe ngaqë nga injoranca, shqiptarët gjthmonë i nxjerrin bisht gjithçkaje…
Ky është defekti kryesor i shqiptarit: injoranca. Shqiptari është një injorant i madh, që i di të gjitha, Bismark. “Populli em u ba rob, se nuk pati dien…” – Papa Klementi XI. Sa sheh që ke thënë diçka, që nuk i pëlqen, të sulmon, të shan, sa nuk të lë rrugë tjetër vetëm ta shash. Nivel tepër i ulët i sjelljes, që ka të bëjë me inteligjencën, dijen dhe intelektin e ulët.
Një pjesë e shqiptarëve, janë kosovarët – një popull që në histori kanë jetuar të pushtuar, por ka nja 20 vjet, që e kanë fituar lirinë dhe nuk përmbahen fare, sidomos në budallakitë e tyre me okë.
Këtyre kosovarëve të paarsyeshëm, e që shajnë kot, që nuk u hyn dija lehtë në kaptinë, u them loqevarë. Dhe u thashë disave një ditë, se plisi (injoranca) e feja nuk na i ruajtën dot territoret. Duhet punë, shkollim e dije e mend në kokë. Nuk e kuptuan për be metaforën. Nishi në histori – me plisa – sot një qytet serb. Podgorica dikur, me plisa – sot me 1% shqiptarë. Pra, plisat nuk e ruajtën territorin… Si i thuhet kësaj atëherë? Merru me plisin?!
Në 5 muajt e fundit, qëkur filloi lufta në Ukrainë, unë flisja për një zgjidhje paqësore të konfliktit, se me luftë, Ukraina do të humbasë më shumë. Por kosovarët, prej tyre edhe disa loqevarë, këmbëngulin te lufta, pak se është lojë e Amerikës kjo punë, pak se besojnë se Amerika e mund Rusinë, pak nga urrejtja për serbët, që mbështeten nga rusët, e për rrjedhojë urrejtja ndaj rusëve etj. Sillen sikur po e kapin dhe e rrahin Putinin shuplaka. Po more, se është tepër e lehtë kjo punë – vetëm prisni edhe pak.
Kosovarët nga urrejtja që kanë për serbët, për krimet sistematike që u kanë bërë, dhe ngaqë Rusia e mbështetë Serbinë, e humbin komplet arsyen. I zë gjaku. Kujtojnë se Rusia – fuqia e dytë ushtarake në botë, mundet e shkatërrohet kaq lehtë. Pra, dëshira e tyre për ta rrënuar Serbinë apo Rusinë, ua dominon arsyen. Nuk kanë fort faj. Por ato shtete pushtuese janë bërë ashtu me forcat e tyre, nuk i kemi bërë ne. Dhe punojnë e kujdesen më shumë për shtetet e tyre, se kujdesemi ne. Kështu që në plan të parë, nuk ndihmon shumë urrejtja në këto raste, duhet pak më shumë, për t’i shkatërruar ata.
Prandaj është më mirë për kosovarët etj., ta dominojnë urrejtjen me arsye, dhe të kihet një perceptim më real për botën. E jo të shpresohet në gjëra, që janë realisht tepër të vështira për t’u realizuar. Nuk ka bythë Kosova ta shkatërrojë Rusinë, as Serbinë, prandaj atyre u duhet të jetojnë me këtë gjë, e të mos e gënjejnë veten me pritshmëri të rreme. Se mund të ndodhë, që urrejtja ndaj padrejtësive që ata kanë, t’i dëmtojë ata më keq.
E rëndësishme për Kosovën është, diplomatikisht t’i qetësojë marrëdhëniet me Serbinë dhe me serbët e veriut të krijojë marrëdhënie mirëbesimi të qëndrueshme, ndërsa me Rusinë të shikojë të krijojë marrëdhënie të mira, si psh. Hashimi me Putinin. Nuk mundet Kosova t’i marrrë gjë me forcë Rusisë, harroje këtë. Rusia është anëtare e KS në OKB dhe mund ta bllokojë gjithmonë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Prandaj kosovarët duhet t’i mendojnë me qetësi këto gjëra dhe të mos ‘ngrehen në të madh’ sikur kush janë, sa fillojnë e të shajnë agjent rus, avokat i rusëve etj., sapo u thua atë që ka gjasa të ndodhë realisht, se luftën me Ukrainën, mund ta fitojë Rusia. Me këtë, ata tregojnë se sa me pasion e presin humbjen e Rusisë, gjë që mund t’i zhgënjejë keq në fund.
Nuk e di se si erdhi puna deri te ky konflikt i marrë, që duhej të ishte shmangur, por nisur nga faktet në terren, ku Rusia e bombardon Ukrainën 10 herë më shumë se Ukraina forcat ruse, shihet se dominante deri tani është ushtria ruse, e cila ka kapur disa territore nën kontroll. Dhe kur vjen puna te Amerika, ku besojnë me të drejtë shumë kosovarë, se i ka çliruar, duhet kujtuar se Amerikës ia morën Afganistanin talebanët, ku harxhoi miliarda dollarë, më shumë se në Ukrainë, e jo më Rusia disa territore në Ukrainë, ku banojnë 7 milionë rusë. Por rezultatet përfundimtare të kësaj lufte, po ia lëmë kohës.
Ajo që desha të theksoj në këtë shkrim është se shumë njerëz në Ballksn, e sidomos shumë shqiptarë, janë ende të paditur dhe të paaftë të mendojnë si duhet. Për më tepër shqiptarët muslimanë kanë qenë e janë edhe shkak i gjuetisë së fqinjëve për territore, që ne nuk mundëm e nuk ditëm t’i mbronim. Prandaj edhe Ballkani i ka punët kështu, si pjesë e një mentaliteti pa tru, konfliktual dhe me neuroza të ndryshme, nga armiqësitë e përhershme mes këtyre popujve, që shikojnë të vjedhin e vrasin njëri-tjetrin. Në përgjithësi, më shumë pasoja kanë pësuar shqiptarët prej fqinjëve, por edhe boshnjakët nga serbët etj.
E si do të shkojë puna për këta njerëz me inteligjencën më të lartë në botë, nuk i dihet. Por mirë do të ishte që ballkanasit të gjejnë mënyrën që t’i hapin kufijtë, të lëvizin lirshëm nga shteti në shtet dhe ta liberalizojnë tregun, dhe të marrin eksperiencë të mirë nga vendet e BE-së e të afrohen me politikat europiane, dhe të mos rrinë duke u vrarë gjithë kohës me njëri-tjetrin… Dikush duhet ta fillojë ndryshimin për mirë!