POLICI I LARTË AHMET RRAHMANI ISHTE NJË BASHKËSHORT, PRIND, VËLLA, KOLEGË POR MBI TË GJITHA ISHTE NJË NJERI ME VLERA TË MËDHA ATDHETARE, NJERËZORE DHE HUMANE

0
11

Hysen Ibrahimi

Shpat (ish-Shupkovc),
Mitrovicë, 14.09.2024 (E shtunë)

…tha në fjalën e tij mortore Togeri Nystret Hasani, komandant i Stacionit Policor Kufitar në Veri në Bërnjak.

Në praninë e qindra të pranishmëve me ceremoni mortore e nderime të larta zyrtare të Policis së Kosovës ju dha lamtumira e fundit Policit të Lartë Ahmet Rrahmanit, në moshën 52 vjeçare. Ahmeti la pas vetës gruan dhe katër vajza të shkëlqyera. Në këtë ceremoni varrimi kishin ardhur nga shumë vende të Kosovës nga Ilirida dhe nga Policia e Kosovës për të marrë pjesë në ceremoninë e fundit të tij.

Ahmet Rrahmani, ishte një nxënës i shkëlqyer, i cili pas shkollimit të mesëm mbaron me shumë sukses Akademinë Policore për Siguri Publike gjenerata e 31-të e Policisë së Kosovës. Njohës i shkëlqyer i disa gjuhëve të huaja, pjesëmarrës nëpër të gjitha protestat e viteve të 90-ta, për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Është i biri Miftar Rrahmanit martir i Kosovës, i vrarë nga policia serbe gjatë vitit 1999, në lagjën Shpat të Mitrovicës. Ahmeti rrjedh nga një familje atdhetare që kanë kontribuar për pavarësinë e Kosovës.

Fjalën mortore gjatë ceremonisë së varrimit e mbajti Togeri Nystret Hasani, komandant i Stacionit Policor Kufitar në Bërnjak, aty ku ka shërbyer Polici i Lartë, Ahmet Rrahmani, i cili ndër të tjera tha: ”Të nderuar të pranishëm në këtë ceremoni mortore, jemi mbledhur këtu për ti dhënë lamtumirën e fundit bashkëshortit, prindit, vëllait, kolegut tonë Ahmet Rrahmanit. Ahmet Rrahmani, lindi më 29.01.1972 në Mitrovicë, i takon gjeneratës se 31-të të Policisë së Kosovës.

Ai, në punë u inkuadrua më 01.08.2005, fillimisht në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri e pas përfundimit të Trajnimit Bazik për Polic u transferua në Stacionin Policor të Ferizait, e prej aty pas një periudhe u transferua në Policinë Kufitare në Veri – Pikë Kalimi Kufitar në Bërnjak ku punoi deri në fund.

Polici i Lartë Ahmet Rrahmani, ishte një bashkëshort, prind, vëlla, kolegë por mbi të gjitha ishte një njeri me vlera të mëdha atdhetare, njerëzore dhe humane.

Në punë ishte shumë profesional, i ndershëm dhe kishte një komunikim shumë të mirë si me kolegë ashtu edhe me qytetarë, për çka kishte fituar një respekt të jashtëzakonshëm nga të gjithë.

Të nderuar familjarë të Ahmetit, ju humbët bashkëshortin, prindin, vëllain e juaj kurse ne humbëm kolegun tonë e qyetarin e mrekullueshëm.

I lehtë i qoftë dhe i Kosovës. LAVDI” – përfundoi fjalën e tij Togeri Nystret Hasani.

Me ceremoni zyrtare me breshëri armësh u nderua Polici i Lartë i Kosovës Ahmet Rrahmani.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.