POETI I FAMSHËM GJEKË MARINAJ PROMOVOI NË TIRANË LIBRIN E RI ME POEZI “PARADIGMA E PARAJSËS”, BOTIM I SHTEPISË BOTUESE ‘KONICA’, PRISHTINË

0
356
Gjekë Marinaj - promovim - paneli

Dr. Marinaj në emër të Shtëpisë Botuese të Dallas University i dorëzoi poetes italiane Rosalba Fantastico di Kastron Çmimin “Babel 2021”

Veprimtaria u mbajt të Premten më 2 Dhjetor 2022, ora 16:30, në sallën e Teatrit Eksperimental, tek Turbina në Tiranë, me pjesëmarrjen e dhjetra poetëve, shkrimtarëve, kritikëve të letërsisë, pedagogëve të universitetit të Tiranës si dhe miqve dhe lexuesve të shumtë të poetit.

Gjekë Marinaj - Paradigma e parajsës - Teatri eksperimental Poeti i famshëm Gjekë Marinaj promovoi në Tiranë librin e ri me poezi “Paradigma e Parajsës”, botim i shtepisë Botuese “Faik Konica”, Prishtinë. Veprimtaria u mbajt të Premten më 2 Dhjetor 2022, ora 16:30, në sallën e Teatrit Eksperimental, tek Turbina në Tiranë, me pjesëmarrjen e dhjetra poetëve, shkrimtarëve, kritikëve të letërsisë, pedagogëve të universitetit të Tiranës si dhe miqve dhe lexuesve të shumtë të poetit.

Në këtë takim pati surpriza dhe vlerësime, mes tjerash mori pjesë edhe një delegacion special nga Italia, ku midis tjerësh nderuan me pjesëmarrjen e tyre: Rosalba Fantastico di Kastron (poete) Francesco Leccese (aktor), Adele Pulice (zëvendëspresidente e shoqatës turistike Pro Loco, historiane e traditave lokale), Rosanna Calcagnile (Themeluese dhe drejtore e “Calcagnile Academy” të Akademisë së Modës dhe Kostumeve në Lecce), Aldo Urso (Administrator i “Calcagnile Academy” të Leçes).

Dr. Marinaj në emër të Shtepisë Botuese të Dallas University i droëzoi poetes italiane Rosalba Fantastico di Kastron, Çmimin “Babilon 2021”, e cila u shpreh e emocionuar se ndjehej e vlerësuar për këtë nderim ndërkombëtar.

Kryetari i Bashkisë Malsi e Madhe, Tonin Marinaj mik i njohur i poetëve, ndau dy mirënjohje për poetën italine Rosalba Fantastico di Kastron dhe aktorin e njohur italin Francesco Leccese. Veprimtaria u organizua nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit me drejtoreshë zonjën Alda Bardhyli, e cila mbajti edhe fjalën e mirëseardhjes, si dhe u moderua nga poeti i mirenjohur Preç Zogaj. Për poezinë e Marinjat folën poetët Rudolf Marku dhe Mimoza Ahmeti.

Librin e ri me poezi “Paradigma e Parajsës” është vëllimi i ri i poetit shqiptar me famë ndërkombëtare, me 51 lirika dashurie. Gjëkë Marinaj është poet me famë ndërkombëtare, fitues i disa çmieve të rëndësishme ndërkombëtare, i botuar në disa gjuhë të huaja. Për krjimtarinë e tij kanë shkruar disa nga kritikët më të njohur në SHBA dhe në botë, të cilët kanë vlerësuar poetin shqiptar për oigjinalitetin dhe frymën universale të poezisë
së tij.

Marinaj është themelues i teorisë së “Protonizmit” (botim në shqip i Shtëpisë Botuese Nacional) në letërsi, një filozofi letrare e përmbledhur në disa leksione prej qindra faqesh, të cilat janë përkthyer në disa gjuhë të huaja në botë dhe pranuar si lëndë në disa universitete në SHBA, Europë dhe Azi.

Poeti jeton prej 32 vjetësh në SHBA duke qënë pedagog në Dallas University, si dhe drejtori i botimeve të shtëpisë botuese të këtij Universiteti, por ai i ka ruajtur kontaktet me vendlindjen dhe ka promovuar kudo kulturën dhe letërsinë shqiptare si pedagog, kritik letar, filozof dhe përkthyes i letërsisë shqipe.

Poeti Gjekë Marina tha në fund, “Falënderoj Qendrën Kombëtare te Librit dhe Leximit dhe drejtoreshën e saj zonjën Alda Bardhyli, Drejtorinë e Kulturës dhe Turizmit pranë Bashkisë Tiranë dhe Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë për organizimin. Një falënderim të veçantë për dy miqtë e mi Rudolf Marku dhe Preç Zogaj për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e këtij evenimenti. Një falenderim për poetin e mirënjohur mikun dhe botuesin tim në Shqipëri, Dr. Mujë Buçpapaj dhe Shtepine Botuese Nacional dhe gazetën Nacional, përkthyesin dhe studiuesin e njohur, mikun tim Arben Çokaj, me të cilin jam i lidhur më shumë shpirtërisht e intelektualisht dhe të gjithë të pranishmit e shumtë në këtë sallë të madhe.

Në vijim poeti Marinaj shpërndau librin e tij me autograf, bëri foto me admiruesit e tij të shumtë si dhe dha disa intervista për mediat kryesore të Tiranës.

Marrë nga Nacional

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.