PO VJENË DARDHAXHIU “DARDHA” ME NA SHITË

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

– Hajde, dardha! Hajde, dardha! Hajde, dardha të qullta! Që, Dje i ka hëngër edhe vetë Baba Dovleti. Mbreti. Sot, Presidenti i shtetit të “përbashkët”. Edhe, presidenti “shqiptar”. “Shkrimtari”, që dje deklaroheshte jugosllav. Dhe, pas shkatrrimit të Jugosllavisë komuniste, edhe “maqedonas”. Sot, deklarohet “shqiptar”. Kutadi, Unë Nesër: çka mund të deklarohet si “shkrimtar”?! Ndoshta, edhe rom. Turk “ehamudurila”, i shëtitur nëpër institucionet e sistemeve komuniste të shtetit “përbashkët”. Edhe, demokatik”?!

Populli shqiptar nëpër shekuj, është mësuar t’i hipë dukushi në shpinë. Herë Nastradini mbi Kalin e bardhë me një këmbë të thyer nëpër stadium për Liri. Herë, Nastradinica me dajre. Kësaj radhe vjenë hipur mbi gomar, edhe Dardhaxhiu.

Imzot, kurrë deri më sot nuk e ka pasur më së vështiri gomari, kur kohën e fundit përpiqet t’i hipë mbi samarin me arna me gjithë barrë edhe Dardhaxhiu, në luftë për Liri.
Përsëgjalli, nuk mund t’i harroj vargjet e këngës popullore të Tri cucave me dajre në Katund, nën hijen e Lisit midis Livadhit:

Po vjenë dardhaxhiu,
dardha me na shitë.
Dardha jena vetë
të bukura jena vetë.
Ikë, o dardhaxhi,
mos na i luaj mendtë e kresë!…

Amani, le t’i hipë në shpinë kush të dojë gomarit: Dexhalli me trumbeta, e Shejtani i “Allahut”. Vetëmse, jo edhe Dardhaxhiu! Shekuj me radhë i kanë hipur “vëllezërit” e halldupët. Paknevojë, ka t’i hipë mbi samarë si cung shelgu, shalojë me të katra pelën edhe Dardhaxhiu. Kalorësi i arratisur, që brez pas brezi me Sanço Pançon shqiptar bënë luftë për Dylqinenë e Shkupit. Edhe, siç thotë Fishta i Madh:

Jo pse ju Shqipninë doni.
Jo pse ju ndo‘ send kuptoni
Shka asht Atdheu e shka është Lirija.
Shka asht Vllaznija e Parasija
Përparimi e Qytetnia.
Por, veç pse ende der më sot
Një tyran s’po e gjeni dot.
Nën këmbë t’cilit ju me u shtrue.

Filip Shiroka shkon edhe më larg si poet:
Nji natë, n’javën, rash në shtrat me fjetë,
Zembra, m’ish helmue, gjumi m’kishte tretë,
Mejtoshe ç’po vuejnë tash burrat e Shqypnisë
Prej disa halldupve n’sherbim t’qeverisë.
……………………………………………..
– Ç’ke bre bir – m’thotë – Ç’ke me mue,
Qi m’ke sha e m’ke trazue?…
– M’ndiei, o plak – thaçë, gabim ke!
– Nuk t’kam sha, as s’di kush je!
Nuk po m’njeh – tha, m’shiqo mirë:
Jam Adami plak, bre birë!
……………………………………..
– Po baj çudë – tha – me t’vërtetë
S’po di, Eva ku i ka gjetë,
Kta tradhtorë të patynzonë
Qi turpnuen emnin t’onë;
E… me idhnim briti tue thanë:
“Farës s’ime kta nuk janë!”
Se… me kenë t’ont, tha tue qa
Gruen kisha tash m’e nda!…
Por kta njerz kanë le ma vonë
Prej Kainit t’patynzonë,
Qi ka mbytun vllan e vet,
Vret mallkimi i Perëndisë,
Qi turpnon para njerzisë!

Dardhaxhiu, gjatë “ndryshimeve demokratike” i ka shëtitur gati të gjitha partitë politike shqiptare. Herë, ministër, mësues, profesor. Herë, si “miku” librit. Herë, këshilltar, e herë si nënpunës në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”. Dardhaxhinë, një vit ma dërguan edhe si “mësues vullnetar” mes maleve të Shkupit. Ditarin e rroku nën sjetulla. Thashë, me vete: më në fund ra në “Din e Iman”. Me siguri, kësaj radhe do të ecë rrugës drjetë të pejgamberit të fundit Muhamedit a. s.

Po. Një ditë, e kuptova qëllimin e këtyre “misionarëve” të arsimit shqip, gjatë një “bisede informative” në polici (1993). Akuza të rënda kishin kurdisur kundër meje si “armik i Shtetit të përbashkët”. Ti, je armiku i shtetit të “përbashkët”. I dërguar nga Kosova për të vepruar në këto anë, dhe Çështjen shqiptare do ta zgjidhësh me luftë. Përmëkeq, edhe ti je ai kryesori i “Organizatës terroriste” shqiptare.

Tashti, më plasi perdja, siç thotë populli shqiptar. Unë dua të jem ai “Kryesori”, edhe më vjen mirë si kryengritës shqiptar për Liri, por fatkeqësisht nuk jam aq patriot i madh me dosje policore. Porosia e fundit: kurrë, më mos më thirrni në kësi bisedash “informative” në polici!

– Mos harro: Aktakuzën e kanë nënshkruar edhe njëzetë “intelektualë” shqiptar. A, do t’i shohësh kokë më kokë me emra dhe mbiemra në listë me firma personale?
– Jo, nuk ka nevojë. Moti i di me emër dhe mbiemër dardhaxhinjtë. Dorën në zemër, edhe e kanë mbajtur fjalën: nuk më kanë thirrë më në “biseda informative”.
Tri Cucat me dajre ia marrin këngës:

Djalin ma ka zënë rakia
Për dy kokërra qershia:
Shoqe moj, si ta çoj te shpia?!…

Vitet e ’80 -ta, kur erdha nga Prishtina dhe mezi u punësova si mësues mes këtyre maleve, përçudi ende i gjeta gjurmët e Rilindasëve si pishtarë të arsimit shqiptar. Emrat e shkollave fillore mes atyre maleve ende të emëruar me personalitete historike shqiptare ngrenin zërin, natën ma prishnin gjumin: “Skënderbeu”, “Ismail Qemali”, “Naim Frashëri”, “Asdreni”, “Faik Konica”, “Gjergj Fishta”, “Liria”… Revistat për fëmijë: “Pionieri”, “Fatosi”, “Gëzimi”, “Skollari”,”Rilindja“ për për fëmijë… Dhe, posta ende më arrinte mes këtyre maleve në adresë të emrave të këtyre personaliteteve shqiptarë.

Fatkeqësia: banorët e këtyre katundeve malor, ende merrnin frymë të regjisturar si “turq” me shkolla shqipe, pa e ditur së paku një fjalë në gjuhën turke. Viti 1981, në këto anë malore do ta bëjë të veten, shqiptarët e këtyre fshatrave, pas demonstratave të studentëve në Prishtinë do të regjistrohen si shqiptarë. Zot, t’u dalin Trojeve Tyre Etnike. Im Atë, shpeshëherë thoshte: Besë ki, por Besë mos i zi askujt!

Atëherë, o dardhaxhinj dudumë me hebet e arnuara arnë përmbi arnë në krah, a nuk është më së miri ta mbyllni gojën në Ditën e Sotshme Historike?!
Tri Cucat u bien dajreve dhe e heqin vallen me këngë):

Dardha jena vetë,
të bukura jena vetë.
Ikë o dradhaxhi,
thyej qafën në Qeveri!
me këmbët përpjetë mbi tavolinë!
Edhe, mos na shitë mend
rrugëve, për Shqipërinë!…

– Kamarieri: Urdhëroni, zotëri?
– Shkrimtari: Një raki rrushi “hallall”, bre burrë, se vështirë sot e gjej nëpër Çarshi?! Përveçse, matanë Vardarit. Në çdo qoshk, çajtore. Kafene vetëm “hallall”, që u shkruan në ballë… “Sulltan” e Hamam…

Kamarieri: Fatkeqësisht, as ne nuk e kemi momentalisht “ilaçin” tënd, raki rrushi “hallall”. E kemi “hallallin”, çajin e rusit. Dhe, kafen turke.
– Shkrimtari: Halli?!
– Kamarieri: Halla, do burrë!
Shkrimtari: E, ku t’i gjejmë burrë hallës në Ditën e Sotshme?! Zjarr, kur na digjet nateditë mbi krye si popull shqiptar?!

Kamarieri: Problem i yti është, he burrë i Penës me Dy tyta.
Shkrimtari: E kuptova përgjigjen. Atëherë, çka keni ju sot për sofër shqiptare?
Kamarieri: Hë për hë, kemi çaj rusi. Dhe, kafe turke.
Shkrimtari: (Përpak, plasa nga inati). Atëherë, ma sjellë një birrë “Rrapi, hallall”)!
Kamarieri: Nuk kemi as birrë ”Rrapi, hallall”, në Shkup.

Ende pa ikur pas porosisë, veshin ma vrau biseda e tre-katër “turqve”, matanë në tjetrën tavolinë: Njëri, “turk” nga Shkupi, e tre të tjerët “biznesmenë” nga Turqia. “Biznes” bënin për blerjen e një objekti tregtar, në Shkup. Herë pas here, “turku” në gjuhën zyrtare komunikonte përmes telefonit me një biznismen “maqedonas”. Gjatë gjithë kohës i shanin “arnautët” si fajtorë. Armiq të këtij Shteti të “përbashkët”, dhe Turqisë “mike”. Banditë, që e granatonin Qeverinë e “përbashkët maqedonase”. Dorën nuk ia zgjatnin “Shpëtimtarit” të shqiptarëve në hudhjen e “bombave” politike para kamerave televizive. Përndryshe, po të mos ishin “arnautët”, Turqia “muslimane” ende do ta kishte Shkupin e Rumelinë nën sjetulla.

Thashë, me vete: me siguri është ai “turku” i Shkupit, që mu paraqitë me një koment teknefes nën shkrimin tim publicistik në gazetë. Një djali të ri shqiptar, matanë tavolinës i erdhi më te hunda me “biznismenët turq”, që gjithë kohën i shanin shqiptarët. E, në këtë takim pune pinin vetëm ujë dhe çaj rusi. Aty për aty, ua përplasi në sy gjuhën shqipe: “Kardash”, këtu i thonë Shqipëri!… Fjalën turke e theksoi zëshëm në dy pjesë: “kar” dhe “dash”… Nuk jetohet gjithë kohën me ujë çeshme dhe çaj rusi. Skënderbeu, “tradhtari” juaj historik, nuk ka pi çaj rusi dhe ujë çeshme, po e ka pi ujë të burimeve malore, dhe si ushqim kryesor special e ka pasur në sofër: përsheshin me mish qengji.

“Turqit” me habi, pasi u shikuan sy më sy mes vete, përsëri vazhduan me të veten sharjet: se: fajin ua kishin “arnautët”. Skënderbeu. “Tradhtari”, që i kishte lënë në baltë, dhe papritmas i “tradhtoi” në luftë” kundër “shkaut”. Rilindasët shqiptarë, që me vjersha e kishin sharë Turqinë, thirrë popullin shqiptar në kryengritje kundër Baba Dovletit. Çajupi, që e kishte shkruar një poemë kundër lartëmadhërisë të Perandorisë Osmane: “Sulltani”. Përmëkeq, “arnautët” tashti u ishin ulur edhe këmbëkryq në “Bit – Pazar”. Rrezik…

Vite e vite, nuk e kam dëgjuar gjuhën pershesh turke në “Bit – Pazar”, që nga koha e bangave të Shkollës Normale “Zef Lush Marku”, aty – këtu në Shkup. Edhe pse, probleme kisha edhe asaj kohe me “vëllezërit turq” nëpër Çarshi, përshkak të grave në lokalet e natës duke pritur Agimin. Gjuhën turke përshesh, të cilën ua bëri letrare Sami Frashëri. Kohë, kur përveç dashnoreve “maqedonase”, e kisha edhe një dashnore “turke”, Lijen. E dija se, në Shkup nuk ka turq. Prandaj, edhe më të shumtën e kohës e kaloja me Lijen. Përfitimi i asaj kohe, pata mundësi ta mësoj edhe gjuhën turke, por nuk e përvetësova edhe sot e kësaj dite. Fajtorja dihet, ishte “turkesha” Lije. Gjithë kohën bisedonte me mua në gjuhën shqipe.

Vite më vonë, do ta mësojë edhe të vërtetën për “turqit” e Shkupit. Edhe atë, pasi u ktheva nga Prishtina si mësues në fshatrat e malësisë të Shkupit (1980). Vendbanime shqiptare, ku gati të gjithë fshatrat e Shkupit, ishin të regjistruar si turqë pa e ditur së paku edhe një fjalë në gjuhën turqishte. Regjistrimi i popullatës në vitin 1981, deri diku do të sjellë një pasqyrë reale për shqiptarët si pronarë të këtyre trojeve dhe prezencën e pakicës “turke” në IRJ të Maqedonisë. Shqiptarët e asimiluar. E vetmja shkollë në gjuhën turke “Tefejuz” në Shkup, dhe ndonjë tjetre “Istikball” në Tetovë e Gostivar me mësusë dhe nxënës shqiptar denbabaden, dita-ditës filloi t’u paksohet numri i nxënësve. Papritmas, më erdhi në vete si kalimtar rasti nëpër Çarshi. Trutë i dordha mbi tavolinë.

Biseda e “turqve” në tavolinën tjetër për “biznes”, më ktheu prapa me vite, tek koha e Babait, kur me dhunë deshën me gjithë familje si “turk ehamdurila” ta përzënë në Turqi. Karavanet e “turqve” të Kosovës, që e prisnin me muaj e vite në Shkup trenin për në Turqi. Marrëveshjes mes Turqisë dhe Jugosllavisë për shpërnguljen e shqiptarëve (1937-1941). Prishjen e asaj marrëveshje të fundit mes dy shteteve aleate për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Fjalën e urtë popullore: mos ia bën gropën tjetrit, se bie vetë brënda bythekrye.

“Turqit” e Kosovës mbetën në Shkup edhe sot e kësaj dite pa nënshtetësi. Turr të hapim fabrika, vende pune t’i sjellim fshatrat “maqedonase” në Shkup. Kryeqytetin me shumicë shqiptare ta shpëtojmë nga shqiptarët. Katundet shqiptare, që me shekuj e kanë rrethuar nga të gjitha anët malore. Natyra Shkupin: lisat, burimet, lumi dhe gjelbërimi. Kokës i rash me grushta.

Ndalë, o burrë! E gjithë kjo, nuk është ëndërr. Zgjohu! Matanë maleve lindi Dielli. Skënderbeu, u ringjall si Krishti edhe në “Bit – Pazar” të Shkupit Historik Shqiptar. Azreti Isai, fluturoi nga minarja e xhamisë në qiell. Poeti, që vdiq në Voskopojë u ringjall po të njëtën ditë në Korçë. Jo, pas tri ditëve si Isu Krishti.

E shkunda veten nga mendimet e “rrezikshme”. Historitë pushtuese shekullore. Xhindet, që nateditë më hudhnin dorë më dorë majë lisave mbi çati. I hapa sytë: kamarieri më rrinte mbi kokë. Zotëri, merre kusurin! Tek tashti, m’u kujtua borxhi i tavolinës. Dhe, ia ktheva prapa përgjigjen kamarierit: Kurrë, mos u merr me histori, humbë kot kohë me këto halldupë “Bit-Pazari”! Dudumë, që: shqiptarët si “turqë” pesqind vjet i mbajtën gjallë në këto troje të pushtuara me tru dhe forca ushtarake. U dhamë: dijetarë, agallarë, bejlerë, pashallarë e kryetar shteti. Sami Frashëri, u krijoi gjuhë letrare. Ataturku, i bëri shtet demokratik. Mendjen, sot për sot nuk e kemi t’ua zgjasim as dorën. Qafën le ta thejnë “hallallët” në “Përrua – Thanë”!… Histori… Dita e Nesërme, u takon shqiptarëve…

“Patriotë analistë” me çallmën e turkut në kokë e “pranverat arabe” në zemër rrugëve të Shkupit Historik, Sot: popullin shqiptar e thirrin në “revolucion”, dhe luftë fetare?! Edhe, atë: kohë, kur Populli shqiptar është në rrezik! Përpiqen të pastrojnë veten nga bërlloku që, i ka rrokur me të dyja duart për fyti te Pragu i Derës Madhe para Shtëpisë. Partizanë të rrejshëm partiak, që gjithë jetën e kaluan në mes të dhjamit të partive politike shqiptare dhe “vëllezërve”, sot po vdesin si dështak në prehër të Njerkës (Xhadisë)…

Faqet e gazetave të tyre janë plot pordhë e piskamë politike për taxhi në grazhd. Fotografi “ekskluzive” të politikanëve të arratisur kulltuqeve në pushtet. Pushimet duke i kaluar në bregdetin shqiptar. Ishujt e Greqisë. Ose, nëpër “haremet” e Turqisë (Babadovletit). “Bomba” politike të “Shpëtimtarit” shqiptarëve, që moti kohë i kanë shpërthyer dudumit “shpëtimtar” në dorë.

Fushëbetejë e ashpër politike, ku neokomunistët vazhdojnë të shesin mend dhe fotografojnë veten nateditë para kamerave televizive si “demokratë”. Ditë, javë e muaj bëjnë pushime dimërore e verore përpara Kuvendit mes pishave te “Parku i Grave” në Qeveri me rroga deputeti, dhe votat e popullit pa shkuar asnjë ditë në Kuvend. Ditëve të fundit, me ndihmën e ndërkombëtarëve kanë vendosur t’i tërheqin “çadrat turistike” politike, arratisen me paratë e popullit në pushime verore: bregliqeneve, detrave e oqeaneve nëpër botë. Zot, t’i dalin Maqedonisë Veriut, “Vëllazërim-bashkimit”. Që, edhe sot e kësaj dite me “vëllain” e Madh të Njerkës, vazhdojnë t’i ndajnë lugët dhe enët. E, jo arat. Pyjet. Shtëpinë e Babait tek Rrjedha e “Përronit të Thanës”. Arat pjellore, livadhet dhe malet me lisa kokë më kokë, rrëzë “Çukës” Ilire.

Populli shqiptar thotë: rri shtrembër, por fol drejtë. Vallë, a flasin drejtë këto “politikanë mejdani” të strukur në dimi të grave?! Nuk e di. Puna e tyre flet Sot, me argumente. Dhe, vepra Historike. Hë për hë, mua si Shkrimtar, nuk më duhen si “patriotë” kuqezi.

“Politikanë” teknefesë, që përditë themelojnë parti politike “kombëtare” në emër të popullit shqiptar. Edhe, atë: vetëm për poste politike. Dhe, pasuri personale, familjare e partiake.
Përditë, me thasët arnë përmbi arnë në shpinë po na dalin “shpëtimtarët” e kombit shqiptar. Edhe atë: kur, t’u teket themelojnë Parti politike, Shoqata të varura e të “pavarura” joqeveritare, “Lëvizje” qytetare. Grazhdit me një krah kashtë “Skakalle” i turren me të katra, hiç pa fre me bishtin mbi shpinë në mes të Vapës madhe, kur “Zekthi” i cili delë kur t’i teket, u turret si të arratisur përmes livadheve e fushës politike.

Armët e tyre kryesore janë thashethemet. Propaganda e rrejshme parazgjedhore politike në mjetet e informacionit për Ditën e Nesërme. Përmëkeq, dy-tri gazetat e “pavarura” në gjuhën shqipe, mezi e presin në grazhd taxhinë e “vëllezërve” të Njerkës, dhe Partive Politike Shqiptare, në rolin e kalorësit të arratisur mbi gomar, Sanço Pançon shqiptar. Krah për krahu me portalet ektronike, Facebookun dhe Instagramin. Torbën e grisur me taxhi, që moti kohë ua kanë varë përqafe Partitë politike në pushtet.

Nateditë çirren për ndryshime politike me vite, po me të njëtët partizanë lufte me kokën në Qeveri e palarenë në polici. Herë pas here qesin edhe shqelma me të dyja këmbët, Don Kishotin shqiptar ta hudhin nga shpina e “Kalit të Shemës” pa shalë…

Psikopati me çallmë turku në kokë e tri – katër shajkaça nën setre, plotë “pranvera arabe” në tru e zemër, kohën e fundit i dehur (droguar) me çaj rusi dhe kafe turke është tërbuar dhe flet e shkruan jerm në portalet e tij qorrsokake, që Sot: nuk i lexon njeri i gjallë, përveç meje si shkrimtar, dhe ndonjë hoxhe me këmbët dhe trutë në legen.

– A, të thashë bre bir, se: hoxha do ta gjej belanë nga “Allahu”?!
– Po, oj nënë (i përgjigjet djali). Vetëmse, edhe unë pak i ndihmova “Allahut”. Hoxhës, ia ngrita të dyja këmbët nga minarja e xhamisë në “hava”, bythekrye në livadh.

Shembull konkret për mësim si vetëdije. Nëse ende vazhdoni të më denonconi me shpifje politike dhe shokë te “vëllezërit” e shtetit të “përbashkët” për një torbë taxhi përqafe, mesiguri edhe ti si hoxhë i rrejshëm do ta gjesh belanë nga “Allahu”. Parashikimi për Nesër, se: vetëm ti di t’i “lexosh” shkrimet e mia “armiqsore” edhe mes rreshtave ndaj Shtetit të “përbashkët”.

– Hi-hii-hiii, sa keq më vjen për këtë dudum “shqiptar” me këmbët dhe trutë në legen! Hoxha i “Allahut”, që ende nuk di shkrim lexim në gjuhën shqipe. Mësimet e para i ka ndjek te hoxha i mëhallës, në “Bit – Pazar”.

“Vëllezërit”, ende mund të të besojnë si hoxhë halldupi. Nateditë, të të shtegtojnë në Shqipëri, Kosovë, Londër e nëpër botë në dëm të zgjidhjes së Çështjes shqiptare. Ndërsejnë pas meje me të katra si këlysh me zgjebe nga kontejnierët e bërllokut para Vetëshërbimit në “Bit – Pazar”, sa herë që të kenë nevojë, po unë nuk kam kohë më të merrem me një bub të zgjebosur te “Pazari Grave”. Mëkot merakosesh se ta kam “zaptuar” Shkupin. Nuk ka nevojë. Përderisa ti endeshe viseve arabe si misionar “fetar me Din e Iman”, unë ndiqesha fshatrve të malësisë së Shkupit si “armik” i Shtetit (1980 – 1995).

Gjoja, se: jam i dërguar nga Kosova të veproj në këto anë. Dhe, Çështjen shqiptare dua ta zgjidh me luftë. Përmëtepër, edhe unë kisha qenë ai kryesori?! Faj, unë nuk të kam si shkrimtar, e kanë të parët e mi kaçakë, që krah për krahu me Dervish Carën hynë në Shkup si çlirimtarë (1883 – 1884).

Proces i turqizimit masovik të shqiptarëve, që fatkeqësisht zgjatë aty – këtu heshturazi edhe në Ditën e sotshme përmes hoxhallarëve, misionarëve fetar “muslimanë” – psikopatë antishqiptar, që nateditë rrinë në Facebook, YoTube dhe Instagram, duke “vajtuar” e derdhur lotë përmallimi për popullin “vëlla” turko-arab.

Dëshmi kemi me thasë. Pishtari i arsimit shqiptar Mahmut Dumani, në kohën e Ministrit të Arsimit të Shqipërisë “Madhe” Ernest Koliqi, i cili ka derdh mund dhe djersë në këto vise për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe edhe në Shkup, e ka thënë një të vërtetë historike: Herët, a vonë me këtë popullatë do të kemi probleme si shqiptarë.

Hi-hii-hiii… Moti të kam vrarë si dududum me Penë. Përçudi, a ende je gjallë me pak shpirt në “Bit – Pazar”?! Përderisa, karshi meje, pi çaj rusi me truproje. “Vojvoda”, ku hanë qebapë (qofte) me familje pa asnjë komit në “Çarshi”. Mos u tremb, nuk të vras me armë! Hë për hë, Unë vras vetëm me Penën me dy tyta…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.