PËRDHOSJA DHE DJEGËJA E FLAMURIT KOMBËTAR

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

Rastësisht, për Ditë të mbarë e hap internetin, dhe hyj si zakonisht në gazetat dhe portalet elektronike nëpër Botë. E pabesueshme, se gjatë një Dite Feste Historike: ishte grisur dhe djegur vetëm flamuri i Maqedonisë Veriut?! Vite më parë në Mbrëmjet e Poezisë Strugane, u dogj edhe flamuri shqiptar, por nuk u bë nami.

Ditën e 28 Nëntorit (2024), si zakonisht dola nëpër “Çarshi”, dhe e pash me sy të Shkrimtarit rrugën kryesore të “Çairit” për në “Bit-Pazar”. Ditë, e varfër për nga stolisja me flamuj në këtë Festë Kombëtare. Aty, tek – këtu nëpër bandere (shtylla) nga dy flamuj qafë për qafe para syve të popullit.

Ditën e Nesërme, përsëri dola t’i hudh një sy Shkupit Historik në Ditë Feste. Rrugës kryesore të “Çairit”, nuk e pash flamurin shqiptar, as atë maqedonas. Që, të dy i pash kokë më kokë vetëm para xhamive. Edhe, simbolik me sipërfaqe minimale, si lojëra të fëmijëve në “Luna Park”. Letra propagandistike fetare nëpër “Bit-Pazar” para dyqaneve të tregtarëve me pak flamuj dhe kësula të bardha.

Përmes rrugëve të ngushta me kalldrëm dhe gropa të “Bit_Pazarit”, kalonte lirshëm edhe një “hamall” me dy flamuj shqiptar kuqezi duke i valuar në karrocë. Edhe, kalimtarë rasti, nëna me fëmijë në karroca për Ditë Feste. Fëmijë me veshje kombëtare, plisa të bardhë, pa Kësulën e bardhë të Bajram Currit, në Shkup?! Pak të rinjë me flamurin kombëtar hedhur krahëve dhe lidhur për brezi pas bythëve. Nënat me fëmijë, merrnin guximin dhe dilnin edhe matanë “Urës Gurit” të Lumit Vardar.

Përpara xhamisë, në mes të “Bit –Pazarit”, ku faleshin “muslimanët me Din e Iman” në rrugë, ngase: nuk kanë hapsirë në xhami, dhe xhamia në Shkup (?!), më ranë në sy tre flamuj kuqezi me përmasa të mëdha sipërfaqsore krah më krah të xhamisë e flamurin tjetër me gjysmëhënë në minare?!

Flamuri Kombëtar Shqiptar, është simbol shtetëror. Nuk është flamur “leckë” (partall), qe kujt t’i teket ta përdorë për veprime personale, ose partiake antishqiptare. Hipë, në karrocë “hamalli”. Ose, lidhë për brezi pas bythe si Nuse me pashterkë të kuqe.

Edhe, mos përhapni dezinformata partiake politike në popull! Akuza, tendecioze e politike maqedonase – shqiptare për pushtet! Shkaku, se: Partitë Politike Shqiptare, ashtu, edhe ashtu, ato janë të përçara, e fajsojnë njëra – tjetrën për pushtet. Kopilin duke ia lënë tinëz natën njëra-tjetrës pas dere me gjithë lyrek. Ose, djep.

Nuk u gris dhe dogj vetëm flamuri i Maqedonisë Veriut, por u gris dhe u dogj: edhe Flamuri Kombëtar Shqiptar!…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.