PËR DËSHIRËN E VIZITËS SË VUÇIQIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

0
Vuçiq në Kosovë

Gani I. Mehmeti

“Unë vetëm kam shprehur dëshirën time. Unë jam gjithmonë i lirë dhe i gatshëm të flas me njerëzit tanë në Kosovë, për mua nuk ka asgjë më të rëndësishme se kaq”, ka thënë Vuçiq.

Unë do ia plotësoja Vuçiqit dëshirën provokuese për vizitën në Republikëln e Kosovës. Madje, do e prisja tamam si me traditat shqiptare po edhe ato protokallare shtetërore. Kjo do të thotë se, ai do e vizitonte Kosovën në përcjellje të kryetares Vjosa Osmani dhe kryeminsitrit Albin Kurti zyrtarisht edhe me kryetarët e partive politike të serbëve të Kosovës. Ai do të përcillej rregullisht edhe në veri edhe në jug edhe në Shtërpcë edhe në Graçanicë edhe në çdo vend në shoqëri me kryeministrin.

Normlisht, do e prisja edhe me himnin e Serbisë edhe me himnin e Kosovës, me flamuj serbë dhe të Kosovës, se këto janë simbole shtetërore, se çdo kryetar shteti, në shenj nderimi pritet me simbolet e shtetit të mysafirit dhe me simbolet e shtetit të pritjes, në mënyrë që të jenë të barabartë.  Po, do e prisja si mik, pse po dëshiron të vizitojë shtetin tonë. Kjo është diplomacia.

Përcjellja e vizitës do të bëhej gjatë gjithë kohës nga garda dhe policia e Kosovës deri sa të përcillej përtej kufirit, në Serbi.

Dhe, nuk e shoh ndryshe pritjen e vizitës së Vuçiqit ose cilitdo nga Serbia në Kosovë, kurdo që të realizohej.

Ndërsa, sa i përket provokimit të Vuçiqit që thot: “Unë jam gjithmonë i lirë dhe i gatshëm të flas me njerëzit tanë në Kosovë”, ai le ta dijë se nuk do të fliste më shumë se me homologët e tij, as me njerëzit “tanë” siç thotë ai, për serbët, sepse gjatë gjithë kohës do të jetë nën përcjelljen e homologëve të tij, ndërsa gjatë natës, do të kujdeseshin vetë policët e Kosovës për sigurinë e tij.

Për mënyrën e vizitës dhe të përcjelljes do duhej informuar me kohë, dhe ai, besoj,  do të hiqte dorë vetë nga vizita këso fare në Republikën e Kosovës.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.