Pasuria e Anthony Faucit u rrit nga 7.6 milionë dollarë në 12.6 milionë dollarë. Jo keq, doktor!!!

0
Trump on Covid-19

Donald J. Trump @realDonaldTrump
Tre vjet më parë, deklarova se COVID-19 pothuajse me siguri erdhi nga laboratori kinez në Wuhan. Tani, bota më në fund po e pranon të vërtetën. Mbulimi i origjinës së COVID-19 është një nga skandalet më të mëdha në historinë e botës. Miliona njerëz në të gjithë planetin kanë vdekur nga virusi kinez. Tani është koha për ta mbajtur Kinën – dhe forcat e korruptuara që kanë lehtësuar këtë shtypje kolosale të fakteve – përgjegjëse për dëmin që i kanë shkaktuar mbarë njerëzimit.

Unë do t’i dërgoj një letër Departamentit të Drejtësisë, duke kërkuar një referim penal, sepse ai (Dr. Anthony Fauci) ka gënjyer Kongresin.” – Senator Rand Paul

“Origjina e Covid-19, nuk ka qenë kurrë sekret. Historia e vërtetë – zemërimi më i madh – është se njerëzit që e dinin ose duhej t’a dinin të vërtetën gënjejnë për të, për të fshehur rolin e Qeverisë kineze në vrasjet masive.” – Tucker Carlson Tonight  Show

“Kartelet më të mëdha të drogës në botë mblidhen dhe blejnë të gjitha mediat dhe të gjithë politikanët dhe i detyrojnë të gjithë njerëzit në botë të qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre, dhe njerëzit mund të dalin vetëm nëse marrin drogën e kartelit dhe vazhdojnë të marrin ato pa pushim.” – Woody Harrelson, i ftuar në Saturday Night Live

Klajd Kapinova

E vërteta e eksperimentëve me virusin kinez në Wuhan

Këto ditë fatmirësisht Kongresi Amerikan, i kontrolluar nga patriotët republikanë, do të hetoj një proçes gjyqësor mbi origjinën e virusit kinez dhe genjeshtrat me mashtrime mbulimi të krimit brenda territorit tonë për 3 vjet (2019-2022) deri në ditët tona…

Fatmirësisht, republikanët amerikanë, thonë se dokumentët janë të bollshme, ku do të zbulohet hapur për popullin amerikan, çdo gjë kriminale, që ka të bëj me këtë fatkeqsi të planifikuar, ku vdiqen mbi 1 milion vetë.

Vetëm në shtetin e New York-ut vdiqen për faj të ish gornatorit të shtetit Andrew Cuomo mbi 15.000 njerëz të moshuar pleq dhe plaka, të cilët jetonin në azilet e pleqve, gjoja “nën kujdesin” e shtetit…

Ky është ndër krimet apo skenarët e frikshme më të organizuar në shkallë ndërkombëtare të ndodhur në SHBA dhe se media e majtë globaliste e ka fshehur me qëllim krimin deri më sot të padenueshëm dhe të painvestiguar.

Zgjohu Amerikë!

Nga ana e tjetër, Big Tech, Big Media, kanë bërë në mënyrë sistematike censurë totale dhe të mire organizuar dhe mire orkestruar nga regjimi Biden, që doktorët dhe amerikanët të mos tregojnë të vërtetën e krimit më të lartë të ndodhur ndonjëherë në historinë e SHBA-së, duke shkelur brutalisht dhe hapur ligjet dhe Kushtetutën Amerikane.

Në fakt ata me gënjeshtra të kamufluara dhe shpesh të hapura, kanë përhapur keqinformim dhe kanë kompromentuar mjeksinë qeveritare dhe shërbimin mjekësorë amerikanë.

Të rezistuarit si heronj të vërtetë dolën fitues mbi këtë garë kriminale dhe të sigurtë për jetëgjatesinë e tyre në të ardhmen….

Por, këtu ka një problem serioz, sepse njerëzit e vax me dhunë dhe detyrim shtetëror nga administrata e papërgjegjshme Biden, mund të hedhin në gjyq kompanitë ku ata punojnë, sepse i kanë detyruar me kërcënim me largim nga puna, (skurse ka ndodhur faktikisht me policët, ushtarakët, mjekët, aviatorët dhe stjuardeshat, mjekët, infemierët etj.) të bëjnë vax jashtë deshirës së tyre.

Në ditët tona, si fenomeve negative katastrofike, janë bërë rastet e shpeshta me vdekje nga goditjet e zemrës të shumë viktimave të rinj amerikanë (kryesisht sportistë etj.) dhe në botë, si pasojë e marrjes së vax me detyrim, të cilat të gjitha janë të pa-licensuara këtu, sipas satandarteve të larta dhe të kontrolluara të mjeksisë tonë…

Rrej rrej, se diçka do të mbij

Mbasi kanë rrejt deri tani dhe hunda nga rrenat u ëshë bërë si pinoku, më në fund Departmenti i Enërgjisë së Shtetit (dhe gazeta e famshme Wall Street Journal), kanë pranuar faktin real, se virusi kinez, ka dalë nga laboratori ushtarak kinez Wuhan.

Po ky department ka heshtur qysh në fillim edhe pse e ka ditur të vërtetën, duke mbrojtur me ndërgjegje regjimin mohues dhe fajtor të Joe Biden dhe psedoshkencëtarin Anthony Faucin, kongresmenët dhe senatorët komunistë amerikanë, sikurse edhe mediat mashtruese të korruptuar dhe kompromentuar nga Cabala, Deep State etj…

Pra, virusi në fjalë, është krijuar me qëllim në bio-laboratorin e Ushtrisë së Republikës Popullore Komuniste të Kinës, duke e klasifikuar atë në armën vdekjeprurëse bio-nukleare të shkatërrimit në masë të njerëzimit në botë.

Kina komuniste, me paramendim dhe përmes një plani të parapërgatitur në mënyrë strategjike, ka lejuar shtetasit e saj të semurë me virus kinez, që të dalin me aviona interkontinentale jashtë terriorit të vet dhe të bëjnë shpërrndajen e shpejtë të virusit si pjesë e Plandemisë Botërore, në shtetet e tjera të Europës dhe ShBA-së, ku ajo mbërriti në vitin 2019…

Regjimi komunist amerikanë i të papërgjeshmit Joe Biden, deri në vitin 2022, ka vazhduar t’i dërgoj sistematikisht qindra dhe mijëra dollarë në Cash Bio-laboratorit të Virusologjisë në Wuhan të Kinës, ku u krijua virusi vdekjeprures Covid-19…

Kjo është sot, një ndër skandalet shtetërore më e madhe e organizuar e shekullit 21 në shkallë planetare, ku deri tani kanë humbur jetën mbi 7.000,000 njerëz në të gjithë botën dhe nga këto mbi 1.000,000 të pafajshëm kanë kaluar në amshim vetëm në SHBA…

Kongresi Amerikan, sot fatmirësisht i kontrolluar nga patriotët republikanë, ka planifikuar që së shpejti të filloi një investigim të thellë dhe total mbi origjinën e virusit dhe abuzimet, gjatë Plandemisë komuniste të organizuar nga pseudodoktori Anthony Fauci, regjimi Biden në fuqi, CDC etj.

Ana tjeter e ketij Skandali vdekjeprurës, është se regjimi Biden, nuk ka njoftuar asnjëherë popullin amerikanë (që thotë se e ka votuar në Zyren Ovale) mbi origjinën e C-19, por të vërtetën për herë të parë amerikanët e kanë mësuar me datën 26 Shkurt 2023 nga gazeta e perditshme Wall Street Journal, në një editorial special të saj.

Zyra e Shtypit dhe vetë Zyra Ovale e të paafit Biden, ka vazhduar sistematikisht t’i fshej të vërtetën popullit amerikanë c’ka përbën mbulimin me ndërgjegje të fakteve, që kanë qenë të njohura më parë, por që ai i ka fshehur (për të ndihmuar qeverinë komuniste të Kinës) me paramendim me censurë totale sistematike…

Qellimi i pastër i tyre, ka qenë pakësimi i popullsisë së botës dhe SHBA-së si dhe të mos e lejojnë me rifitu garën presidenciale Presidenti Donald J. Trump. Në këtë mënyrë Deep State, Cabala, CDC etj., të mund të realizojnë planin e tyne te turpshëm të Plandemisë shkatërruese në SHBA dhe botë…

Miliona dollarët e Faucit, sipas Open The Books

Doktori i Covid-19 Anthony Fauci, pothuajse dyfishoi vlerën e pasurisë së tij, gjatë abuzimit me procesin e fshehjes dhe përhapjes së Plandeminë botërore dhe në SHBA.

Sipas një raporti plot fakte origjinale, që do të publikohet së shpejti nga grupi vëzhgues Open The Books, dr. Anthony Fauci dyfishoi pasurinë e tij personale, gjatë vitëve të pikut të Plandemisë 2019 deri në 2021.

Kjo pasuri financiare e tij u rrit nga 7.6 milionë dollarë në 12.6 milionë dollarë. Jo keq, doktor!!!!.

Gjatë një interviste, themeluesi i Open the Books Adam Andrzejewski, iu bashkua The Evening Edit në Fox Business, për të diskutuar mbi Faucin, Kinën dhe më shumë pas gjetjeve të shkakut të origjinës së C-19, sipas Departamentit të Energjisë, se COVID-19 e ka origjinën e tij nga një rrjedhje laboratorike në Wuhan të Kinës.

Andrzejewski hodhi disa bomba

Ne, po e lëmë Kinën të ikë me shumë gjëra,” tha Andrzejewski. “Dhe kjo ka vazhduar për dekada. Është një strategji kineze. Për shembull, vjeshtën e kaluar, organizata jonë në OpenTheBooks.com (openthebooks.com), ne theksuam raportin e teknologjive strider, ku 150 ish-punonjës të Laboratorit Kombëtar të Los Alamos, laboratorit tonë të Xhevahirit Kombëtar, nuk po punojnë më në Amerikë. Ata po punojnë përsëri në Kinë, në emër të Partisë Komuniste Kineze dhe kundër interesave tona kombëtare ushtarake…

Andrzejewski vazhdoi t’i drejtohej pasurisë së grumbulluar nga Fauci, duke lënë jashtë punës miliona amerikanë punëtorë dhe bisnese.

Ne hetuam dr. Fauci, sepse as që mendoj se është e diskutueshme, që ai është një nga burokratët më të fuqishëm që ka ekzistuar ndonjëherë në historinë e vendit.

Dhe padyshim, në hartimin e përgjigjes së Amerikës ndaj Covid-19 gjatë pandemisë, ne i dhamë mbikëqyrje financave të familjes Fauci,” thotë Andrzejewski.

Ai vazhdon: “Ne zbuluam se dr. Fauci ishte punonjësi federal më i kompensuar dhe ai fitoi më shumë se presidenti. Vitin e kaluar. Ai fitoi 480,000 dollarë.

Dhe zonja Fauci, Christine Grady, është e punësuar si Shefe Bioetike në punëdhënësi Abthony Fauci, pranë Institutit Kombëtar të Shëndetsisë.

Pra, ndërsa Fauci po hartonte politika kombëtare të pandemisë së kujdesit shëndetësor, ajo po i ndalonte ato politika përmes zyrës së saj mbi etikën dhe studimet morale. Ajo në fakt fitoi më shumë se zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara Kamala Harris.

Tani, dr. Fauci doli në pension në fund të vitit, me pensionin më të madh në historinë federale. Ne e vlerësojmë atë pension në 375,000 dollarë në vit…”

Andrzejewski, bëri një koment të ngjashëm vitin e kaluar, për Fox Neës Digital.

Dr. Fauci, ka qenë punonjësi federal më i paguar për vite me radhë, dhe tani e dimë se edhe në pension, paga e tij do të jetë historike,” tha Andrzejewski, në një deklaratë.

Me fleksibilitetin për të kaluar ditët e tij siç dëshiron, Fauci do të mbledhë më shumë se sa fiton lideri i botës së lirë (Joe Biden) në një vit. Me sa duket, nuk ka kufi për paratë që taksapaguesit do të duhet të shpenzojnë për të në përjetësi.”

Një pagesë “historike” dhe gjithçka, që duhej të bënte ishte të ishte i tmerrshëm në punën e tij. (I DRILLDOWN / 01 MARS 2023)[1]

Ai disa herë e ka mohuar këtë fakt origjinal ose ma saktë ka rrejt me ndërgjegje para Kongresit Amerikan, sepse i ka pas krahët e ngrohta apo mbeshtetjen e regjimit komunist të të paftit Biden (që i ka ra në qaf gabimisht zyrës ovale), kongresmenët, senatorëve dhe medias globaliste komuniste amerikane, sebashku me Big Tech, ku midis të cilëve dallohen ish bossi i Twitter dhe FAKEbook, Google, YouTube, The New York Times, Washington Post, CNN (Kanali Televiziv i Familjes Clinton) etj., kanë fshehur origjinën reale të C-19, duke përhap sistematikisht teori të tjera brainwashed, të cilët kanë irrituar me të drejtë shkentarët e ndershëm kudo në botë…

Regjimi komunist këtu, nuk ka pranuar tesh 2 vjet që të hetohet origjina e C-19, sepse delte e zbuluar para fakteve të vërteta të mbulimit skandaloz të Plandemisë në fjalë.

Kjo edhe për faktin tjetër, se Hunter Biden, djali i kryetarit të shtetit më të madh në botë Joe Biden, ka marrë nga regjimi komunist miliona dollarë. Asgjë nuk është e rastësishme. Biden hapur po vijon t’i shërbej Kinës komuniste, në shumë drejtime. Regjimimi totalitar kinez, ka mbeshtur hapur finaciarisht me miliona dollarë Joe Biden, në dixhitalizimin e dokumenteve sekrete dhe top-sekrete, që ai ka marrë rregullisht në shtepi të vet, kur ishte në fillim senator (47 vjet) dhe më vonë si zv/President i SHBA-së në vitet 2008-2016…

Sot, FBI nga halli i presionit popullor dhe Kongresit Amerikan të kontrolluar nga republikanët patriotë, po heton mbi dokumente e pa de-klasifikuar. Sipas ligjit amerikan zv/Presidenti s’ka të drejtë të bëj de- klasifikimin e dokumentëve sekrete dhe top-sekrete… Këto dokumente kompromentuese, mendohet se i ka parë edhe vetë djali i tij Hunter Biden në garazhdin e makinave në shtëpinë e tij private, i cili, edhe ai ka marrë shumë të mëdha nga qeveria komuniste kineze…

“Doktorët” dhe “specialistët” e rrjetet sociale globaliste komuniste amerikane, me shtrirje gjeografike në të gjithë botën, kanë censuruar dhe përjashtuar si denim qindra dhe mijëra doktorë në të gjithë botën, dhe midis tyre mijëra specialist amerikanë, që kanë mbaruar studimet e larta në universitetet më prestigjoze të botës dhe kanë 2 ose 3 grada shkencore si doktorë dhe pedagogë apo ligjerues të fanshëm në universitetet amerikane dhe e botërore…

Ato kanë shkelur me vetëdije Amendamentin Një (Free Speech) të Kushtetutës Amerikane dhe për këtë do të kenë shumë shpejt kosekunca serioze ligjore…

Fatmirësisht kjo gjë u deshmua kjartë e saktë javën e kaluar në Kongresiin American, ku katër ish menaxherët kryesorë ekzekutiv si përgjegjes direkt të Twitter, pranuan se nuk janë as doktorë apo ekspertë ose infemierë, por kanë vijuar sistematikisht të bëjnë rolin e censoruesit në bashkëpunim me qeverinë e regjimit Biden…

Nga mosha 18-49 vjeç njerëzit në SHBA po vdesin çdo ditë pas vax

Makina e mediave globaliste dhe më së shumti ajo amerikane, ka gënjyer vazhdimisht dhe sistematikisht tesh 3 vjet (2019-2022 dhe sot) mbi origjinën e virusit kinez Covid-19. Njerëzit në SHBA dhe kudo në botë, po vdesin çdo ditë sot, duke filluar nga mosha 18-49 vjeç.

Specialisttë ameirkanë të mjeksisë, thonë se këto njerëz, të kësaj grupmoshe nuk duhet të kishin vdekur kurrësesi, për shkak të eksperimentëve të “vaksinave”.

Dje dhe sot, media vazhdon të mos raportoj popullin amerikan, për këto tragjedi në rritje në shkallë botërore dhe SHBA. Kështu është rritur vdekshmëria mbi 10% në shifra të frikshme, pasi njerëzit me dëshirë apo detyrim kanë marrë “vaksinat” eksperimentale.

Sot po ndodh, që babai po lufton për vajzën apo djalin e vet, që po vdesin nga vaksinat eksperimentale dhe kjo nuk duhet të kishte ndodhur në këtë vend, që pretendon se mjekësia është nivele të larta në shërbim të komunitetit.

Gjithashtu fatmirësisht sot, kudo në botë ka protesta antiqeveritare dhe antiglobaliste, për shkak të burokratëve të shërbimit të dobët dhe abuzues shëndetsorë.

Kjo po ndodh gjithashtu për faktin, se media e korruptuar po punon me qeverinë, që ka fshehur deri tani origjinën e virusit kinez dhe kishte mbyllur me detyrim në burgun e mureve të shtëpisë miliona amerikanë dhe në shtetet e tjera të botës.

CDC e pavotuar nga ne, është e politizuar nga komunistët amerikanë dhe po përdoret si armë presioni politik kundër popullit amerikanë.

CDC dhe Kompanitë apo Korporata Supër të Mëdha Farmaceutike, janë të politizuar dhe po punojnë çdo ditë me qeverinë dhe Shtëpinë e Bardhë të korruptuar vetëm për përfitime përrallore financiare.

Dëmet sot janë katastrofike dhe në radhë të parë në shëndetin e miliona amerikanëve si me goditje të zemrës mes moshave të reja, duke filluar nga sportistët e shëndetshëm etj., sepse qeveria Biden, CDC, Antony Fauci etj., asnjëherë nuk kanë qenë transparetë me popullin amerikanë, që sot fatkeqsisht është viktimë e parë me shifra në rritje.

Pjesa më e madhe e politikanëve republikanë dhe demokratë, të cilët me heshtje sistematike 3-vjecare, janë bërë pjesë e lojës së turpshme, kundër votuesve të tyre në Zyrën Ovale, Kongres dhe Senatin Amerikan.

Ajo që është e habitshme, mbetet fakti se më shumë njerëz po vdesin në shtetet konservatore (red), të përbërë kryesisht nga votues republikanë. Kështu në 26 shtetet republikane të vaksinuar (shumica me detyrim), vdekja e njerëzve po rritet çdo ditë me shifra të frikshme…

Ka ardhur koha, që vaksinat eksperimentale të ndalohen menjëherë, sepse po shkaktojnë vdekjen e mijëra vetëve nga mosha 18-49 vjeç. Këto fakte mjekësore nuk kanë qenë asnjëherë teori konspiracioni, por janë shifra reale dramatike brenda territorit tonë.

Dhe se fundi, tashmë dihet se virusi kinez, ishte një pretekst apo puç mirorganizuar i komunistëve amerikanë dhe ndërkombëtarë, për të larguar rizgjedhjen në Shtëpinë e Bardhë të Presidentin Donald J. Trump.

Anthony Fauci do të denohet mbi 5 vjet burg, sepse gënjeu para Kongresit Amerikan

Atë që nuk e benë senatorët demokratë në Senatin Amerikan e bëri senatori patriot republikan Rand Paul. Ai kritikoi ashpër Faucin, duke sjellë fakte para Senatit dhe popullit amerikan, që e ndiqte direkt në television.

Gjatë argumenteve të tij për 5 minuta, senatori iu referua shkenctarëve dhe doktorëve të famshëm amerikanë, që janë njëkohsisht edhe profesor të univeristeteve të mirënjohura amerikane.

Senator Paul i tha Faucit, të thirrur për dëgjim nga Komisioni i Shëndetësisë në Senatin Amerikan, se: “Dr. Fauci, ju duhet t’a dini se për dëshmi të rreme, ju viheni para ligjeve të shtetit.”

Senatorët hipokrit “demokratë”, nuk i bënë asnjë pyetje atij, në një kohë që numëri i të vdekurve në të gjithë SHBA ka shkuar në shifra rekord. Sipas statistikave të pavarura, kanë vdekur apo mbetur me pasoja negative shumë amerikanë nga marrja e tre vaksinave.

Unë mendoj, se senatori Rand Paul preku një nerv të gënjeshtrës së dr. Fauci-t. Ai i ka faktet, ndërsa dr. Fauci vallëzon rreth akuzave. Kjo e thënë është shumë e vërtetë e u provua nga dialogu midis dy doktorëve, para mediave dhe kanaleve televizive amerikane, që transmetonin Live debatin e shumëpritur.

Ai është kaq mbrojtës me gënjeshtra, sa që po habit edhe miqët e tij, që i kanë bërë tifozllek deri në ato momente? Fauci, po përpiqet të mbuloj gjurmët e tij, sepse e di për çfarë është përgjegjës.

Mediat investigative, fatmirësisht kanë zbuluar prova dhe fakte të reja, se ai (Fauci) i ka dhënë miliona dollarë nga taksat tona laboratori Wuhan[2] në Kinë, që me virusin e tij djall ka vrarë kaq shumë jetë në SHBA dhe në të gjithë botën.

Turp për ju Fauci, ishte refreni apo argumenti i shumë amerikanëve në rrjetet sociale dhe në rrjetin mediatik Free Speech Gettr, kur panë në televizor debatin.

Fauci ishte qesharak, se kërcente si gjeli, se gjoja ndihej i ofenduar kur akuzohet për vrasjen e njerëzve pas muajsh dhe muajsh prej tyre, duke thënë se DJT ishte përgjegjës për vdekjet amerikanëve.

Fauci e ka gënjyer këtë vend për shumë kohë. Egoja e tij, duhet të jetë një nga më të mëdhatë në botë. Arroganca, duket në mënyrën sesi ai flet me këdo, që e vë në dyshim vërtetetësinë e fjalës të tij. Rrotullimi i tij i dëshpëruar i së vërtetës zbërthehet! Ai duhet të çuditet, sepse është përgjegjës për miliona jetë të humbura, që janë shkatërruar përgjithmonë!

Nëse ka ndonjë drejtësi në SHBA, ai duhet të gjykohet për krime kundër njerëzimit. Biseda e dyfishtë e Faucit, për të mbajtur apo fshehur hapur të vërtetën nga populli amerikan, është një tjetër krim i rëndë, që peshon në shpatullat e tij.

Lëvizjet e pakontrolluar të syve, dridhjet e shpeshta të duarve, frika e madhe që lexohet në sytë e tij, janë ana e jashtme e fajësisë së tij.

Ky është një njeri, i cili është kapur me fakte dhe e di që ai është i izoluar nga peshqit e mëdhenj të Big Tech, media në të majtë të tij, të cilët janë duke e përdorur atë si marionetë nga lart.

Ai duhet ta dinte nga kërcimi, që aleatët e tij përfundimisht shumë shpejt do t’a braktisnin si limon të shtrydhur, për të mbrojtur bythen e tyre.

Politika, është një lojë e ndyrë, që luhet nga aktorët dhe mercenarët pa karakter, të cilët janë përshtatur për këto skenare.

Fauci, është kapur dhe ai nuk mund të dalë prej saj! Heret apo vonë, ai do të burgoset një ditë.

Dikush duhet të paguaj, për miliona jetë të humbura në SHBA dhe në të gjithë botën. Ndoshta jo sot mbase jo nesër, ai do të paguaj një ditë për atë që bëri.

Senatori Rand Paul i dërgoj një letër DOJ për Faucin

Privatësia dhe fjala e lirë, janë nën sulm të vazhdueshëm nga Big Tech, media dhe qeveria e majtë globaliste. Senatori republikan dr. Rand Paul (R-KY) i tha analistit investigativ Sean Hannity në kanalin televiziv Fox News, se ai do të dërgonte një letër referimi kriminale në Departamentin e Drejtësisë për Anthony Fauci.

Hannity i referohet komenteve të dr. Paul më herët, gjatë ditës gjatë një dëgjese të zjarrtë në Capitol Hill, për pandeminë C-19 dhe pyeti senatorin, “Ju filluat pyetjen tuaj të Dr. Fauci-t me pesë vjet burg. A bazohet besimi juaj në provat e Senatorit se ai gënjeu para Kongresit dhe theu ligjin?”

Paul u përgjigj, “Po, dhe unë do t’i dërgoj një letër Departamentit të Drejtësisë, duke kërkuar një referim penal sepse ai ka gënjyer Kongresin”.

Ai tha në Fox Neës, se ekspertët mjekësorë, që kanë mendime të ndryshme nga Fauci, në lidhje me virusin kinez Covid-19, nuk do të dalin në publik nga frika, se kjo do të ndikoj në financimin e tyre.

Senatori Paul tha: “Fauci ka qenë atje për 40 vjet, ku ai kontrollon të gjitha fondet, kështu, që njerëzit kanë frikë vdekjeprurëse prej tij. Unë marr letra nga shkencëtarët, gjatë gjithë kohës. Ju mund t’i gjeni. Ata janë shumë mosbesues ndaj asaj që ai po thotë,” shtoi Paul në lidhje me Fauci-n, i cili ka qenë drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) që nga viti 1984.

Ata nuk mendojnë, se ai ka kuptim. Ata nuk mendojnë se ai po e lexon shkencën me saktësi, por ata kanë frikë të flasin, sepse shumë prej tyre janë shkencëtarë universitarë dhe varen nga fondet e NIH (Institutet Kombëtare të Shëndetit) dhe ta kalosh atë do të thotë se janë paratë e fundit që do të marrësh ndonjëherë.”

Dr. Paul, është një nga kritikët më të hapur të dr. Fauci-t. Të dy shpesh janë përplasur, gjatë dëgjimeve të Senatit mbi plandeminë e virusit kinez.

Senator Paul detajoi provat, që ai pretendon dhe provon me fakte, se eksperimentimi mbi hulumtimin e fitimit të funksionit po ndodhte në Institutin e Virologjisë Wuhan dhe citoi mjekun Fauci, që e bëri këtë punë si për punën e saj, ashtu edhe për shumën e fondeve që ajo mori nga NIH.

Senatori dr. Paul e ndërpreu Faucin, duke i thënë, se: “Ju merrni një virus të kafshëve dhe rritni transmetueshmërinë e tij tek njerëzit, duke thënë se kjo nuk është fitim funksional?”

Kjo është e saktë,” – mbrojti Fauci, dhe vazhdoi: “Senatori Paul nuk e dini se për çfarë po flisni, sinqerisht, dhe unë dua ta them zyrtarisht: Ju nuk e dini për çfarë po flisni.”

Senatori skjaroi se “ne nuk e dime” se do të ishte rasti, me Faucin që pohoi atëherë se do të ishte e pamundur. Ai akuzoi Faucin, për mospërfillje të së vërtetës, një akuzë të cilën ai e mohoi, duke thënë se: “Unë dua që të gjithë të kuptojnë, se nëse i shikoni ato viruse, dhe kjo gjykohet nga virologë të kualifikuar dhe biologë evolucionarë, ato viruse janë molekulare e pamundur të rezultojnë në SARS-Covid-2.”

Askush nuk po thotë se ato viruse kanë shkaktuar pandemik. Ne po themi se ato janë fitim të viruseve të funksionit, sepse ishin viruse të kafshëve, që u bënë më të transmetueshme tek njerëzit dhe ju e financuat atë. Dhe nuk do t’a pranoni të vërtetën.”, skjaroi dr. Paul

“Dhe ju po nënkuptoni, se ajo që bëmë ishte përgjegjëse për vdekjet e individëve, dhe unë tërbohem plotësisht për këtë dhe nëse dikush është shtrirë këtu, senator, ju jeni, ju.” – tha Fauci,

Senatori së pari iu drejtua Fauci-t, duke thënë, se: “Eshtë një krim që të gënjesh Kongresin. Në udhëtimin tuaj të fundit në komitetin tonë, më 11 maj, ju keni deklaruar që NIH nuk ka financuar kurrë dhe nuk financon tani hulumtimin e funksioneve në Institutin e Virologjisë Wuhan tërësisht në Institutin Ëuhan nga Dr. Shi, dhe u financua nga NIH”.

Pali hyri në një rekord për Kongresin, i titulluar: “Zbulimi i një pellgu gjenesh të pasur të koronavirusëve, të lidhur me SARS, siguron njohuri të reja mbi origjinën e SARS koronavirus.”

Paul deklaroi, se në këtë punim Dr. Shi përshkruan hulumtimin e saj, të cilin Senatori e përshkruan si “fitim të funksionit”, shuma e fondeve nga NIH shënohet dhe NIH, vlerësohet për dhënien e këtyre fondeve për kërkimet e saj.

Dr. Shimori dy gjenet e koronavirusit lakuriq, gjenet spike, e i bashkoi ato me një shtyllë kurrizore të lidhur me SARS, për të krijuar viruse të reja, që nuk gjenden në natyrë. Laboratorët që krijuan viruse, u treguan se replikoheshin tek njerëzit”, lexoi Paul.

Ishte ky punim, me të cilin Fauci mori çështjen. “Viruset që në natyrë prekin vetëm kafshët, u manipuluan në laboratorin e Wuhan, për të fituar funksionin e infektimit tek njerëzve.” Ky hulumtim përshtatet me përkufizimin e hulumtimit që NIH tha se ishte subjekt i ‘pauzës’ në 2014-2017, një pauzë për të fituar funksionin.

Dr. Pali tha, që NIH nuk arriti t’a njohë këtë dhe ajo “kurrë nuk u vu nën ndonjë vëzhgim.” Nga ana e tjetër, Paul citoi mjekë të tjerë, të cilët vunë në dukje se ky hulumtim për “koronavirusët e rinj ishte i rrezikshëm për njerëzit”. Këto ishin patogjenë, citoi Paul, se këto viruse gjenden vetëm në laborator dhe citoi një mjek, që tha se kjo praktikë “mishëron fitimin e funksionit”.

Më shumë besueshmëri i është dhënë teorisë se virusi kinez, ka rrjedhur nga Instituti i Virologjisë Wuhan, në vend që të formohet në natyrë ose të transmetohet nga kafshët tek njerëzit në muajt e fundit.

Fatmirësisht Fauci me profesionalizëm e ka konsumuar me kohë rrenen, para kongresmenëve, pak kohë më parë dhe para senatorëve në Senat. Senatori dr. Rand Paul e vërtetoi dje rrenen e Fauci-t, para kamerave amerikane dhe botërore direkt nga salla e dëshmisë.

Mos harroni doktoreshen Judy Mikovits, që me kurajo civile dhe profesionale si specialiste e Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, ishte e para që denoncoi përrallat e virusit kinez apo C-19, të ashtëquajturin “ekspertin” apo “doktor” Fauci-n si dhe vaksinat në tërësi.

Sot Facebook, Twitter, Youtube etj., Big Tech dhe media Fake News e çensurojnë atë pse si patriote thotë hapur të vërtetën para amerikanëve, duke i hapur sytë dhe ndriçuar mendjen. Virusi kinez, ka ekzpozuar edhe korrupsionin e madh të shekullit të Organizatës Botërore të Shëndetsisë, pranë organizatës burokratike marksiste OKB.

Republika Komuniste e Kinës, duhet të mbaj përgjegjësi direkte dhe demshpërblej kinezët e vet dhe gjithë botën, sepse ka qenë në dijeni qysh në muajin shtator të vitit 2019 për virusin kinez dhe nuk ka njoftuar Organizatën e vet Botërore të Shëndetsisë, që edhe sot me përkeledhi i mban krahun asaj, duke i mbuluar krimin e madh me gjethe fiku, për të vërtetën mbi laboratorin e saj vdekjeprurës.

Raportet e reagimit kundër vaksinave Covid-19 midis veteranëve

Dokumenti i ri i regjistrimeve të Veteranëve Amerikanë (VA), tregon raportet e reagimit të kundër vaksinave Covid-19 midis veteranëve. Kujtojmë se Agjencia në fjalë, mban raporte të vazhdueshme dhe të hollësishme për krijimin e KRRT-së, në planin e vaksinave (Washington, DC).

Gjithashtu Judicial Watch, njoftoi se ka marrë 75 faqe të dhëna nga Departamenti i Çështjeve të Veteranëve, që detajojnë reagimet anësore të veteranëve ndaj vaksinave Covid-19.

Për më tepër, dokumentet përfshinin një pjesë të përqendruar tërësisht në garë, me titull: “Adresimi i pabarazive shëndetësore“.

Dokumentet u morën përmes një kërkese të Aktit të Lirisë së Informacionit (FOIA) më 14 prill 2021, për të gjitha raportet, që lidhen me ndonjë reagim të kundërt ndaj çdo vaksine Covid-19, të administruar në çdo institucion mjekësor, të Departamentit të Çështjeve të Veteranëve.

Nga ana e tjetër, këtu përfshihen të gjitha politikat, rregulloret ose dokumentet e tjera udhëzuese, në lidhje me raportimin ose gjurmimin e reaksioneve anësore ndaj vaksinave C-19.

Një dokument i titulluar “Vaksina për Raportimin e Ngjarjeve të Pamundshme”, përfshin tabela të shumta, që dokumentojnë ato që VA, i përshkruan si reagime serioze dhe jo serioze ndaj vaksinës C-19.

Gjithashtu ka pasur 895 raporte të ngjarjeve të rënda. Këto ngjarje përfshijnë “Ngjarje ku Vdekja, shtrimi në spital dhe/ose Ngjarja Kërcënuese e Jetës shënohet si rezultat“. Nga ana e tjetër, janë konstatuar edhe 24,585 ngjarje jo serioze.

Kujtoj se raportet e ngjarjeve anësore të vaksinës Johnson & Johnson, përfshijnë pesë aksidente cerebrovaskulare, katër raste të trombozës së venave të thella dhe tre emboli pulmonare, për pacientët veteranë amerikanë.

Raportet e ngjarjeve anësore të vaksinës Moderna, përfshijnë 15 goditje kardiake, 16 aksidente cerebrovaskulare, pesë raste të trombozës së venave të thella, pesë infarkte të miokardit dhe shtatë emboli pulmonare për pacientët veteranë. Punonjësit, që morën vaksinën, thuhet se pësuan pesë aksidente cerebrovaskulare, katër raste të trombozës së venave të thella, dy infarkte të miokardit dhe dy embolizma pulmonare.

Raportet e ngjarjeve anësore të vaksinës Pfizer, përfshijnë pesë arrestime kardiake, 10 aksidente cerebrovaskulare, një rast të trombozës së venave të thella, tre infarkte të miokardit dhe shtatë emboli pulmonare për pacientët veteranë. Aty gjithashtu kishte një rast të trombozës së venave të thella të një punonjëse.

Një seksion me titull: “Adresimi i pabarazive shëndetësore”, raportohet se caktimi i vaksinës Covid-19, u dha përparësi personave me ngjyrë, pjesërisht, për shkak të “padrejtësive shoqërore“.

Të dhënat kombëtare të SHBA-së, tregojnë se Covid-19, ka prekur në mënyrë disproporcionale persona me ngjyrë.

Përveç kësaj, personat me ngjyrë kanë më shumë të ngjarë të punojnë dhe jetojnë në mjedise me ekspozim më të lartë ndaj virusit kinez SARS-Covid-2. Kjo është, thjesht të jesh njeri me ngjyrë afrikano-amerikanë ose hispanik ose vendas amerikan nuk bën që dikush të kontraktojë më lehtë me SARS-CoV-2.

Ekspertët mendojnë se përkundrazi, disavantazhet shoqërore, gjatë gjithë jetës të përjetuara nga persona me ngjyrë, i bëjnë ata më të prirë të kenë probleme shëndetësore, që i predispozojnë ata të kontraktojnë SARS-CoV-2 dhe më shpesh vuajnë rezultate serioze ose fatale.

Kështu, këta individë, sëbashku me të tjerët, që janë në rrezik të pësojnë sëmundje serioze ose fatale, për shkak të pranisë së sëmundjeve shoqëruese, do të kenë përparësi për vaksinën C-19, si pasojë e faktorëve të rrezikut.

Veteranët Amerikanë, në një letër drejtuar Judicial Ëatch, vërejnë se të gjitha reagimet e vaksinave të Covid-19 raportohen tek Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) përmes bazës së të dhënave të tyre FDA/CDC VAERS. PBM, këshilloi që të dhënat e VAERS të jenë në dispozicion publikisht në uebfaqen e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore.

Pavarësisht çensurës dhe shtypjes nga administrata e Biden dhe Big Tech, populli amerikan përfiton më shumë, dhe jo më pak, informacion në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave Covid-19“, tha Presidenti i Judicial Watch Tom Fitton.


[1] FAUCI’S MILLIONS: COVID Doc Nearly Doubled His Netëorth During Pandemic. THE GRADUATE ËAS ËRONG. THE FUTURE ISN’T IN PLASTICS —IT’S IN MASKS AND MANDATES.
https://thedrilldoën.com/neësroom/faucis-millions-covid-doc-nearly-doubled-his-netëorth-during-pandemic/

[2] Ëuhan Insitute of Virology.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.