Nga Skënder MULLIQI
Para secilës palë të zgjedhjeve lokale apo nacionale, shpresuam dhe besuam shumë së do të kemi ndryshime pozitive, por u mashtruam. Na mashtruan shpesh e keq. Menduam së pas çdo moti të lig do të lind dielli. Menduam së pas çdo thatësire do të bie shi. Na mbajti gjallë shpresa, e cila thonë së vdes e fundit. Sikur u dorëzuam prej jetës të lumtur. Mbetem duke pritur, e jetët tona na kaluan. Kjo është periudhë shumë e gjatë. E besuam një garniturë njerëzish të cilët u treguan të pacipë, u treguan egoist, u treguan lakmitarë për pushtet apsolut. Dhe, ky normalitet i jo normalitetit tragjikomik vazhdojë aq gjatë deri sa na shkallmojë.
Ju dorëzuam euforisë dhe jo realitetit që na krijuan pushtetet hileqare.U ndëshem më rrena, më manipulime, më mashtrime, të cilat na i shiten për të vërteta. Kështu kaluan ditët, vitet dhe dy shekuj, duke përjetuar shumica mjerimin social. Madje, ka shumë që shkuan për në botën tjetër pa egjel siq thotë një fjalë e popullit. U sakatosën gjenerata të tëra. Nuk e kemi menduar së jemi aq baksuz të lindim në Kosovë, e që është në zemer të Evropës. Nuk patem nevojë për rrena dhe mashtrime, kishim nevojë pas okupimit të gjatë, që të jetojmë të lumtur në Kosovën e pavarur. Nuk besuam në të pamunduren, por besuam në të mundshmen, në realitetin.Na mashtroje shumicën mendimi së do ti kemi në krye të shtetit njerëzit më të mirë, njerëzitë korrekt dhe të ndershem.
Nuk na doli shumë ajo që kemi pritur. Menduam së do të kemi lider të pranueshem për të gjithë, e jo vetëm për një kategori pakicë, e cila u pasurua në kurriz të popullit të përvuajtur shekuj më radhë nën Serbi. Ata nuk i vlerësuan gjerat si duhet, i vlerësuan sipas kutit të tyre. Primare për ta ishin njerëzitë e rrethit të vet, ilakat dhe militantët partiak. Na ndodhi që jo ”të mirët”, i skajuan të “mirët”. Natyrisht, së nuk ishte gjithqka e keqe në Kosovë. Por, nuk mund të jemi të kënaqur kur shumica për 20 vite jetuan dobët, dhe kur rinia po largohet masovisht nga vendi. Klasa e re politike e ka rastin jetik që mos të bie në gabime të njejta.