Nderime nga Dardania për Papa Françesku e ndjerë

0
Pope Francis - lead 2022

Isuf B. Bajrami

Papa Françesku sot ka kaluar në amshim, më 21 prill në moshën 88-vjeçare!
Njoftimin e bëri Kevin Farrell, përmes një njoftimi në kanalin televiziv të Vatikanit!
“Të dashur vëllezër e motra,ju njoftojmë me pikëllim të thellë se Papa Françesku ka vdekur”! Në orën 7:34 mëngjesin e sotëm, peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit”, tha ai!
Me rastin e kalimit në amshimë të Atit Papa Françesku, ju shprehi ngushëllime të gjith besimtarëve të besimit të Krishterë!

Ngushëllime shprehu edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ajo tha se:” Kosova dhe populli i saj u bashkohen miliona njerëzve në mbarë botën për të shprehur pikëllimin për vdekjen e Papa Françeskut”!
Papa Françesku, si një udhëheqës shpirtëror i kohës sonë, ai mishëroi parimet e paqes, drejtësisë sociale dhe dialogut ndërfetar, duke u bërë një simbol i përkushtimit ndaj të mirës së përbashkët.
Me thjeshtësinë e tij. Me dashurinë e pakushtëzuar për njeriun dhe natyrën, Papa Françesku preku zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën, përtej kufijve fetarë, kombëtarë apo ideologjikë!

Papa ishte i pranishëm në të gjitha format dhe mundësitë, aty ku kishte nevojë, sidomos te çështja e të varfërve materialisht por të pasur në shpirtin e tyre në besim te Perëndia.
Papa ishte i njoftuar edhe për nji gjë, që është ngritur në qiell te të gjithë popujt! Është Lutja për njohjen e realitetit në vuajtjet dhe shpirtin liridashës të popullit Ilirë në Dardani!

Populli dardanë në Iliri, padyshim ishte populli i parë në Europë që pranoi me vullnet krishtërimin. Predikimet e para të lajmit të gëzueshëm për Fjalën e Jezu Krishtit në këto troje i bëri Shën Pali apostull. Ushtarët ilirë që gjendeshin në kuadër të ushtrisë së Perandorisë Romake, nëpërmjet fisit ilir të Parthëve, Shën Bartolomeu, Shën Luka, Titi (nxënës i Shën Palit), që ishin ilirë e të tjerë.

Populli Ilir jo rastësishtë i ka dhënë selisë apostolike të Romës dhjetë papë: Papë Klement I, Papë Piu I, Papë Eleutherus, Papë Urbani I, Papë Caios (Kai), Papë Gjoni IV Dalmati, Papa Pali IV (Karafa), Papë Sistus V – Peretti, Papë Klementi XI dhe Papë Klementi XII.

Lutja për njohjen e Pamvarësisë së Kosovës, ishte Lutje e drejtë! Kjo Lutje u ndëgjua edhe në Vatikan, por akoma nuk u pranua Pamvarësia e Kosovës! Shpresojmë dhe besojmë në Perëndinë,se do ta pranojë Lutjen tonë.

Papa dhe shpirti i tij atje n`amshimë, do të takohet me Papër Ilir të lartcekur, me Shën Konstantinin nga Naissusi i Dardanisë në Iliri, i cili e zyrtarizio krishtenizmin pas përhapjes së Fjalës shejtë nga Shën Pali në Iliri. Do të takohet edhe me Shën Albanin, i cili ishte i vetmi i Shejtë në Europë! Por natyrisht se n’amshimë do të takojë edhe Shën Nënën Tereze,Nënën me origjinë shqiptare nga kryeqendra e Dardanisë! Shpresoj dhe besoj se për këtë çështje teknike, mos zyrtarizimin e Pamvarsisë së kosovës,do të rrëfehet para këtyre të Shejtëve në prezencë të Perëndisë!
Do të thotë të vërtetën para Perëndisë!

Sepse Zoti do t’i sigurojë drejtësinë popullit të tij dhe do të ketë mëshirë për shërbëtorët e tij. Psalmet 135:14

Shpirti i tij pushoftë n’amshimë, n’paqe!

Vendi i Lekës, 21.04.2025

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.