Prindërit Barie Myrtaj & Hilmi Riza Myrtaj
QË RRITËN FËMIJË TË EDUKUAR DHE TË TALENTUAR
I kam njohur në vitet 70 – 80 të shekullit të kaluar në qytetin minator Selenicë Vlorë. U jepja mësim fëmijve Mendim Hilmi Myrtaj, Anxhela Hilmi Myrtaj dhe Genci Hilmi Myrtaj, të cilët ishin modeli më i mirë i urtësisë, korektësisë. Në orët e mësimit ishin tepër të vemendshëm, shumë të respektueshëm dhe me sjellja shëmbullore.
Në takimet pedagogjike me prindërit befasohesha me kulturën e komunikimit të prindërve arsimdashës Barie & Hilmi Riza Myrtaj, të cilët kanë lindur, rritur e arsimuar fëmijë të edukuar e me prirje të talentuara. Fëmijët më të rritur, i miri Selim Hilmi Myrtaj kishte shkëlqyer në studimet univesitare për inxhinjer, Vajza Shano Hilmi Myrtaj ishte mësuese e përkushtuar dhe me performacë shëmbullore.
Ajo ishte kolege me bashkshorten time në fshatin kodrinor Treblovë dhe shkëlqente me personalitetin e saj të krijuar me dituri e kulturë qytetare . Djali Vladimir Hilmi Myrtaj ishte gjimnazisti më i shkëlqyer, që kishte mbaruar shkollën e mesme vetëm me notat maksimale 5 të asaj kohe. Kur bëja historikun e gjimnazit “Hajredin Beqari” Selenicë dhe muzeun e shkollës u befasova kur lexova në amzën e gjimnazit se ish maturanti Vladimir Hilmi Myrtaj ishte me nota të shkëlqyera, por nuk i kishin dhënë të drejtë studimi dhe punonte mekanik në ofiçinën e minierës Selenicë.
Shpesh e shikoja tek punonte i përqëndruar e me shumë përkushtim në punë. I heshtur tepër i urtë rezatonte mirësi. Djali Faruk Hilmi Myrtaj, i cili kishte mbaruar gjimnazin por ishte penguar për të vazhduar universitetin,ishte i talentuar në letërsi, por kishte filluar punën në minierë. Atje në minierë duke punuar sfidoi shumë vështirësi duke enderruar të shkonte në universitet. Kishte shkruar vëllimin e parë me tregime dhe prazantimin në godinat e drejtorinë së minierës e drejtoi shkrimtari Teodor Laço.
Ishim disa intelektualë që shprehën e vlerësuan talentin e krijuesit të talentuar Faruk Myrtaj. Në vazhdimësi i talentuari Faruk Myrtaj krijonte dhe endëra e tij ishte të vazhdonte studimet universitare për Letërsi, por me shumë vështirësi arriti të studjonte për inxhinjeri në fakultetin Gjeogji-miniera. Për vitet në vazhdim talenti Faruk Myrtaj ka botuar disa vepra letrare në prozë e poezi që publiku artdashës ka shprehur konsiderata e vlerësime maksimale. Ishte një talent në jetën qytetit Selenicë ,por tani është i mirënjohur në botën e gjërë letrare kombëtare e ndërkombtare me krijimtarin e tij cilësore letrare filozofike si në prozë e poezi.
Djali Zagoll Himi Myrtaj pas mbarimit të gjimnazit punonte në shërbim të minierës si shofer duke rrezatuar edukatën shëmbullore të prindërve Barie & Hilmi Myrtaj. E gjithë familja Barie & Hilmi Riza Myrtaj ishte modeli sjelljes së kultturuar në qytetin e Selenicës. Dhe kjo ishte rrjedhojë e edukatës shëmbullore të dy prindërve arsimdashës e të mrekullueshëm që u dhuronin fëmijve shumë dashuri. Ishin prindër me bukuri estetike e shpirtërore. Ishin më të mirët e të mirëve, Nëna Barie ishte Hynore.
Prindi Hilmi Riza Myrtaj kishte lindur i ditur, ishte me zgjuarësi që të lexonte mendimet me sy. Gjatë punës fizike që bënim ne mësuesit në brigadat e fermës Selenicë, brigadieri më caktoi të punoja në sektorin e foragjereve të kultivimit të lakramesë si ushqim për lopët e fermës, Atje në parcelat e fushës buzë lumit Vjosë ishte prindi Hilmi Myrtaj, i cili me shumë dashamirësi më ofroi të bëja tarrjen e lakrameve të dëndura. Bisedat që bëja në kohën e pushimit me prindin Hilmi Myrtaj më pasuronin me dituri. Nuk e dija që vite më parë kishte qenë drejtor e mësues.
Në librin e botuar “Armeni në rrugën e Dritës” të autorit Shpresim Kasaj është vlerësuar misioni dritëdhënës i drejtorit të parë të shkollës së Armenit pas çlirimit të atdheut të Hilmi Riza Myrtaj. Autori Shpresim Kasaj përshkruan personalitetin dhe karakterin e shkëlqyer të mësuesit e drejtorit të shkollës Himli Riza Myrtaj.
Kishim bërë shumë biseda me prindin Hilmi Myrtaj por asnjëherë nuk më kishte treguar që kishte punuar në arsim. Ishte modest,shumë i thjeshtë,me karakter solid. E flamosura luftës e klasave e diktaturës komuniste e kishin larguar nga arsimi,por nuk mundnin të mëposhtin personalitetin e karakterin prindit Hilmi Riza Myrtaj, sepse floriri kudo që të hidhet nuk ndryshket por të verbon me ndriçim.
Zakonisht për vlerësimet e të larguarve nga jeta thuhen e shkruhen fjalë të mira, por unë që i kamë njohur nga afër nuk mundem ta zbukuroj personaliltetin e karakterin e dy prindërve që kishin diell në zemër e dhuronin dashuri. Pasqyra e prindërve janë fëmijët e edukuar e të talentuar të familjes Barie & Hilmi Myrtaj, të cilët i kujtoj me shumë respekte
Nderime e respekte prindërve arsimdashës Barie & Hilmi Riza Myrtaj
Qatip Mara
North Carolia USA
19 shtator 2023