MARRËDHËNIET E REJA GLOBALE GJEOPOLITIKE

0
Nikë Gashaj

NIKË GASHAJ

Sot, marrëdhëniet e reja globale gjeopolotike janë shumë të ndërlikuara. Kemi të bëjmë me të ashtuquejtur “botën e re”. Shkasi për këtë është agresioni ushtarak rus në Ukrainë. Me kryerjen e agresionit, me përmbajtje saktësisht siç përcaktohet nga Rezoluta 3314 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nga viti 1974, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin shkeli të drejtat ndërkombëtare, Kartën e OKB-së dhe parimet themelore të sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në Helsinki, më 1975. Në “botën e re”, e drejta ndërkombëtare e deritashme në shumë raste nuk zbatohet, por atë e zëvendësojnë rregullat e diktateve politike e përdorimi i forcës ushtare.

Ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare tregojnë se pushtimi rus i Ukrainës ishte i përgatitur për një kohë të gjatë dhe gjerësisht. Agresioni rus( Operacioni special ushtarak) synon mohimin ose heqjen e sovranitetit të Ukrainës. Është një shtrirje e strategjisë së mëparshme sovjetike të sovranitetit të kufizuar, e cila ishte justifikimi për ndërhyrje(intervenim) në Hungari, Çekosllovaki apo Afganistan.

Procesi i krijimit të rendit të ri filloi me fjalimin e presidentit rus, Putinit në Konferenën e 43-të ndërkombëtare të sigurisë në Minhen, në shkurt 2007, ku ai kritikoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, duke thënë se si Rusia e percepton zgjerimin e NATO-s si kërcënim. Dy vite më vonë, me rastin e drejtimit të kombit, Putini tha se rënia e ish-Bashkimit Sovjetik ishte “katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit”.

Opercionalizmi i qëndrimeve ruse doli në pah me ndërhyrjen ushtarake në Gjeorgji në vitin 2008. Procesi vazhdon me krizën ukrainase, siriane dhe përsëri i ukrainës, homogjenizimin dhe forcimin e brendshëm të Rusisë, por edhe me përdorimin e një sërë “veprimesh sekrete”, për të eliminuar disidentët rusë dhe kritikët e regjimit si në Rusi ashtu edhe në territorin e Perëndimit. Ajo ka qenë një provë e aftësive ruse, por dhe një provë e reagimeve perëndimore.

Sukseset ruse, reagimet e buta perëndimore dhe depërshkallëzimi ushtarak i sigurisë u kuptua nga Rusia si dobësi e SHBA-së dhe NATO-s, gjë që i inkurajoi më tej veprimet ekspansioniste dhe agresive ruse. Marrëdhëniet amerikano-ruse kanë kaluar nga bashkëpunimi dhe partneriteti i kufizuar në konfrontim, përsëri në “luftën e ftohtë”. Kriza e ukrainës qëndron, në mes të aspiratave të ukrainës drejt integrimit euroatlantik dhe përpjekjeve ruse për të mohuar shtetin dhe kombin ukrainas.

Pasi pjesë të territorit ukrainas u shkëputën në vitin 2014. dhe pavarësisht të kundërshtimit të bashkësisë ndërkombëtare, u aneksuan në Federatën Ruse(Krim) ose u përjashtuan nga mbikëqyrja e pushtetit qendror në Kiev( rajonet Donetsk dhe Lugansk), Ukraina, më 24 dhjetor 2014, hoqi dorë nga statusi neutral i vendit, i cili e lejon atë të kërkoj anëtarësimin në NATO. Mirëpo, kjo nxiti zemërimin e Moskës.

Dy ditë më vonë, Presidenti Vladimir Putin, miratoi një doktrinë të re ushtarake në të cilën NATO u caktuar si kërcënim themelor për sigurinë e vendit. Në shkurt 2015,amerikanët iu përgjigjën rusëve. Rusia për shkak të rolit të saj në krizën ukrainase, është etiketuar si shkelëse e sigurisë ndërkombëtare dhe si rrjedhim një kërcënim për lidershipin amerikan. Më tutje, kah fundi i vitit 2015, Rusia u përgjegj dhe vuri në dukje përkeqësimin e marrëdhënieve ruse me Amerikën, duke e akuzuar atë se po përpiqet të minojë Rusinë me presione politike, ekonomike, ushtarake dhe informative, ndërsa zgjerimin e NATO-s e vlerëson si kërcënim të sigurisë kombëtare.

Është e pranishme narrativa ruse për shkak të zgjerimit të NATO-s dhe të mosrespektimit të interesave ruse të sigurisë, si dhe të mospranimit të vazhdueshëm të Rusisë si një fuqi botërore e rikthyer me interesa të saja në hapësirën globale nga Perëndimi. Mirëpo, mund të konstatohet se nga të gjitha atributet e fuqisë, politike, ekonomike, ideologjike, ushtarake, Rusia zotëron vetëm të fundit- ushtarake.

Rezultat dyvjeçar i luftës dëshmon se agresioni rus i bazuar në “blitzkrieg” nuk dha rezultate të parapara. Andaj, strategjia luftarake e Putinit për kryerjen e aksioneve të shpejta sulmuese, donë me thënë të një luftë të rrufeshme me qellim të thyerjes së rezistencës së armikut për një kohë të shkurtë u treguar e pasuksesshme. Andaj, zhvillimi i saj në të ardhmen nuk është premtues. Dhe tani nuk dihet rrugëdalja nga kjo luftë. Meqenëse, Vladimir Putini vështirë do të pajtohet me dalë nga kjo luftë si humbës, sepse është i vetëdijshëm se çështja e së ardhmes së tij si lider i popullit të tij dhe Rusisë do të ishte e pasigurt.

Andaj, një situatë e tillë është teje e rrezikshme, që do të thotë se ai do të bëjë gjithçka për të qenë fituesi. Përdorimi i arsenalit më të fuqishëm ushtarak rus është varianti më i sigurt. Mu për këtë arsye nuk mund të parashihet mundësia e miratimit të një marrëveshje të paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës në një të ardhme të afërt. Më në fund, ndoshta orekset luftarake të Putinit janë më të mëdha dhe më të gjera se në Ukrainë.

Presidenti amerikan Joe Biden vuri në dukje në dhjetorin 2023. rrezikun që Rusia mund të sulmojë ndonjë nga anëtaret e NATO-s, gjë që mund të shkaktojë, eventualisht Luftën e Tretë Botërore. Duke kërkuar nga republikanët në Kongres që të mos bllokojnë fondet emergjente për Ukrainën, Bideni tha se Putini ”nuk do të ndalet me kaq” dhe kjo do të rezultojë në dërgimin e trupave amerikane për të luftuar Rusinë. Pastaj, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Suedeze Micael Biden u bëri thirrje bashkëqytetarëve që në mënyrë”psiqike” të përgatiten për luftë.

Në kontekstin global, tendenca e Rusisë është të kthehet në skenën botërore si një subjekt i fuqishëm me respektimin e interesave të saja nga perëndimi dominues. Agresioni kundër Ukrainës është në të njëjtën kohë një qëllim strategjik me të cilin Vladimir Putin, pas vitesh të mosrespektimit, i tregoi botës se ai duhet të respektohet, ai tregoi se çfarë është i gatshëm të bëjë “në emër të respektimit” dhe deri ku ai është i gatshëm të shkojë… Këto janë arsyet e pushtimit rus.

Siç njoftojnë mediat në rajon, presidenti amerikan Binden tha së fundmi se po krijohet një rend i ri ndërkombëtar dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të luajnë një rol prijës në të. Mirëpo, sikur duket Fuqitë tjera globale Kina dhe Rusia nuk pajtohen me këtë, por as ato rajonale(India, Turqia, Irani e ashtuquajtura bota arabe) kanë interesat e tyre specifike.

Bashkimi Evropian, edhe pse nuk është gjithëmon për tëra çështje unik, por në radhë të parë përpiqet të forcojë aleancën euroatlantike. Në veçanti, agresioni rus ndaj Ukrainës pati një ndikim të madh në forcimin e unitetit të BE-së. Vihet re se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, po i sjellë më së shumti probleme unitetit të BE-së. Po ashtu në disa vende evropiane është i pranishëm dhe forcimi i së djathtës politike.

Ndikimi i Rusisë, Turqisë dhe Kinës janë shumë të pranishme në vendet e Ballkanit Perendimor. Agresioni kundër Ukrainës dhe eksporti i pritshëm i ndikimit rus në Evropën Juglindore e kthen shpejt BE-në dhe SHBA-në në rrugën e parandalimit të destabilitetit dhe ruajtjes së stabilitetit.

Më në fund, për dallim nga bota bipolare e luftës së ftoftë të së kalueres, bota moderne është njëkosisht unipolare, interpolare, multipolare dhe e ndërvarur, është një botë që në pikëpamje politike, ekonomike dhe të sigurisë, gjithnjë më e komplekse, më shumë e lidhur dhe gjithnjë më e diskuteshme. Këto do të ishin konturet e rendit të ri.

(Autori është antar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Diokles)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.