Lufta në Ukrainë – prelud për luftë edhe në Ballkan

0
12
Luftë në Ukrainë

Skender MULLIQI

Bota sot po përplasët ndërmjet të mirës dhe të keqës së madhe.Dhe, pa dyshim së e keqja më e madhe sot është Rusia e Putinit në Evropë dhe Serbia e Vuqiqit në Ballkan. Njëra e ka nisur që dy vite e gjysme një luftë pushtuese, një luftë të tmershme më logjikën një etnike, të bashkimit të te gjithë ruseve në një shtet, duke mos i llogaritur popujtë tjerë për popujë. Bota perëndimore, sado që kjo luftë t’u kushtojë, duhet të mbetet e bashkuar dhe e parezervë në mbështetjen e saj për Ukrainën. Kjo është një përplasje e dy botëve.

Konflikti midis së mirës dhe së keqes. Konflikti i dritës dhe errësirës, ​​pra lufta e demokracisë dhe diktaturës. Ajo do të përcaktojë të ardhmen tonë të mëtejshme dhe do të vendosë themelet e botës në të cilën do të jetojnë pasardhësit tanë dhe sa e sigurt do të jetë ajo botë për ta. Ukrainasit po luftojnë për mbijetesën e tyre, siç do të luftojnë neser jo serbet në Ballkan, për tu mbrojtur po ashtu nga çfarosja si kombe nga serbet mendje krisur të cilët po kërkojnë luftë të re. Në Ukrainë e dinë se oreksët e Putinit nuk mbarojnë më aneksimin të nje pjese të territorit, por orekset e Putinit janë pushtimi në tërsi i Ukrainës dhe vazhdimi i luftës për realizimin e “botës ruse”, një ide kjo çmendurake.

Lufta e ukrainasëve duhet të mbjetojë, ajo mund të jetë si një garë maratone e vërtetë. Fjalimet e Putinit fshehin një qasje të tmershme të jetës dhe botës që ai po e e artikulon. Dhe, kjo qasje fashiste nuk është e panjohur edhe për Ballkanin, së logjikën putiniste po e ndjekë më besnikëri, autokrati serb, Aleksander Vuçiq. Putin thjeshtë dëshiron t’i anekson të gjitha territoret e ish Bashkimit Sovjetik, siç po dëshiron edhe Serbia të pushton gjysmen apo më shumë të territoreve të ish Jugosllavisë, që pikërisht edhe kishte humbur luftën regjimi kriminal i Millosheviqit në vitët e 90-ta të shekullit të kaluar.

Këta dy autokrat po kërkojnë anulimin e të gjithë rendit ndërkombëtar, i cili bazohet në kufijtë ligjorë midis shteteve sovrane. Pra, implikimi kryesor i qëndrimit të Putinit është se asnjë nga kufijtë nuk është legjitim, duke përfshirë kufijtë e të gjitha vendeve tona të Evropës Juglindore. Kjo është një shpikje në psikën e tij, një rrefim që do ti shërbën ëndrrave dhe aspiratave rusomëdha. Ne kuadrin mendor të Putinit, gjenocidi bëhët i pashmangshëm, duke i apstrohuar jetët e popujve te tjerë, në këtë rast ukrainasëve. Këtë logjikë e kanë serbet ”rusët e vegjël në Ballkan”.

Kur dikush si Putin dhe Vuçiqi nuk i pranon kombët e tjerë, kjo automatikisht krijon justifikim për gjenocid, siç po ndodhë në Ukrainë dhe siq ka ndodhur në ish–Jugosllavi nga serbet, të cilët më çdo kusht po dëshirojnë ti futën aventurës së luftës, duke shpresuar në Rusinë, e që nuk do tu dalin hesapet ashtu. Pikëpamjet e Putinit dhe të Vuçiqit, nga e kaluara, të cilën doktrinë e kam mësuar mirë nga Millosheviqi, dhe kjo në të tashmën vetë kërkon dhunë dhe gjakderdhje. Me fjalë të tjera, gjenicid. Pra, sipas logjikës Rusisë dhe të Serbisë të gjithë e kanë gabim, kurse këta kan të drejtë, sipas mitologjisë së rreme ruso-serbomadhe.

Lufta e Putinit po zhvillohet me parullat më tipike fashiste dhe mjetet fashiste, me përdorimin masiv të propagandës dhe me mobilizim masiv, siç është tipike në të gjithë fashizmat. Këtë logjikë lufte po më të njejtat mjete të propagandës po e ndjekë edhe Vuqiqi në Ballkan, ndaj shqiptarëve. Putin po promovon luftën, gjenocidin dhe fashizmin. Ndërsa presedenti serb, po punon me zell, duke përdorur manipulime historike të vjetra dhe të vdekura prej kohësh, për të krijuar edhe këtu luftëra të reja e të vjetra në Ballkan. Vuçiq po bën një lojë të pistë dhe nuk ka dallim mes “botës ruse” dhe “botës serbe”. Kosova dhe shqiptarët po luftojnë jetikishtë që të mos bien në nofullën ruso-serbe.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.