
Arben Çokaj
Si e filloi fushatën Rama, me kënetën, me bufin e kënetës me bretkocat, zhapikët etj. grrau – grrau… Nxorrën në pah edhe talentin e Zeqinesë nga Roskoveci me Gazon e saj.
LaCivita, Latifi, pit-bulli, muzati, që socialistët me Ramën në krye po e injoronin dhe ironizonin e fyenin, i këshilloi PD-në, “mos u merrni me Ramën e retorikën e tij zoologjike, se u tërheq në nivelin e tij dhe u mbytë me argumente…”
“Merruni me programin, merruni me njerëzit, takoni sa më shumë njerëz. Në pak javë, fushata filloi të ndryshojë, njerëzit në mitingjet e Saliut vraponin si lumë, ndërsa Rama mblidhte me zor e detyrim disa punonjës administrate dhe nxënës shkolle.
Rama i këshilloi të vetët që të mos merren me opozitën, të mos dalin në takime televizive me ta, etj.
Por gradualisht e ndjeu, e pa se po humbte terren, dhe filloi të ndryshonte taktikë. Filloi edhe ai në 5 ditët e fundit, tepër vonë, të bënte një program e disa premtime, aq sa nuk i mbante mend as vetë. Rakipllari i tha Ramës se keni premtuar pension mesatar 400 Euro, s’ka mundësi i tha Rama, nuk e mbante mend, vëmë bast i tha ai se e ke gabim. Po e ke more në poster, i tha Rakipllari.
Pra deri këtu shkonin rrenat e Ramës, nuk dinte më as çfarë po premtonte por fliste me siguri për hyrjen në BE në vitin 2027, për diçka që e kanë në dorë vendet anëtare të BE-së.
Pra, muzati e tërhoqi Ramën nga pas, Rama u detyrua të dilte nga këneta e tij dhe të merrej me premtimet në fushatë, gjë që PD e kishte bërë që nga fillimi. Kjo do të thotë se strategu i fushatës LaCbvita, alias muzati, si specialist fushatash, e dominoi Ramën në strategjinë e tij tallëse e bullizuese, dhe Rama u detyrua ta ndiqte nga pas fushatën e PD-së.
Si përfundim mund të thuhet se zgjedhjet i fiton opozita sikur ato të ishin të lira e të ndershme, por meqë Rama ka pushtetin dhe makinën elektorale të PS-së, mund të jetë në gjendje të fitojë përsëri, nëse nuk ka një marrëveshje parapake për t’u larguar, gjë që nuk duket.
Berisha tregonte se në vitin 2013, ai mund ta mbante pushtetin, po të donte, por iku, hapi rrugë. Flitej se i thanë amerikanët, ik dhe ai iku. Edhe Ramës po i thonë amerikanët ik, por ai nuk po ikën. Kështu që mbetet për t’u parë rezultati i zgjedhjeve. Nëse Rama fiton, dhe ka parregullsi në zgjedhje, mundet se zgjedhjet nuk do të njihen dhe me presion nga Perëndimi, Rama do të detyrohet të bëjë zgjedhje të reja e me një qeveri teknike.
Video nga përmbyllja e fushatës së PD-së:
https://www.facebook.com/watch?v=9908700025839460

Mos i shikoni gjërat emocionalisht, shikoni nga pikëpamja politike e profesionale. A ia vlejti për PD-në pajtimi në këtë punë si strateg i LaCivitas? Paratë që mund të kenë rënë dakord për t’i paguar? Po, plotësisht. LaCivita i bëri një fushatë model Partisë Demokratike, dhe e ktheu në motorrin kryesor të kësaj fushate.
Rama e filloi me kënetën, bufin e zhapikun dhe PD me fushatën e saj nuk u mor me narrativën e Ramës, “lëreni Ramën në kënetën e tij“, u tha ky muzati demokratëve, “mos vraponi pas tij, do të vijë Rama pas nesh…” Dhe 5 ditët e fundit, Rama u kthye nga këneta e tij, drejt premtimeve elektorale, që i kishte lënë pas dore, se e pa që PD po fitonte terren. E kjo është strategjia në fushatë, kij inatin e foli hakun.
Tani LaCivita e ndihmoi PD-në dhe opozitën e shembur tash 12 vjet që të rikthehej më e fuqishme se kurrë. Mitingjet e PD-së ishin ku e ku më madhështore dhe më me energji se ato të Ramës. E kush i fiton zgjedhjet? Sikur zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme, i fiton PD. Por meqë Rama është në pushtet, mund t’i fitojë Rama, nëse ai nuk ka bërë një marrëveshje me amerikanët për të hapur rrugë.
Për më tepër, prania e LaCivitas në fushatën e PD-së u dha të kuptojë administratës Trump se Saliu është një mik i tyre dhe një bashkëpunëtor i tyre, prandaj edhe ia hoqën non-gratën e vënë nga Biden. Nëse Rama ia futi Saliut me miqtë e tij, Biden, Blinken e Soros, tani Rama nuk ka miq në administratën amerikane, Saliu ka miq atje. Dhe nuk janë vetëm paratë. Saliu u rikthye në politikë, ajo që ai bëri me PD-në ishte madhështore, shikojeni në planin e PD-së, bën një vlerësim objektiv, mos u nisni nga inati për Salun.
Dhe po i fitoi zgjedhjet Saliu, a nuk do të ishte madhështore për të e për PD-në? A pak po u duket a? E ngriti partinë nga hiri. Kjo është politikë, zotësi, aftësi, e jo mahi.