Nue Oroshi
Prej nisjes se një veprimi i cili lidhet me ngjajshëmerinë e të mbeturit në mes të tokës dhe qiellit paraqet një lidhje magjike, e cila asesi nuk shkëputet nga rrënja. Të shkëputësh nga rrënja do të thotë të mbesish rrënjëshkulur ku asesi nuk e dinë se nga je, kush je dhe nga vjen? Te strukësh pranë rrënjës nuk do të thotë se e ke humbur ndërgjegjjen e këputur. Humbja e ndërgjegjes paraqet një veprim i cili asesi nuk mundet të kthehej në normalitet. Ta humbësh kurajon për ta kthyer ndërgjegjen e humbur nuk është një veprim i mirë.
Sot një pjesë e mirë e shqiptarëve ballafaqohen me ekzistencën e kuptimit dhe kuptimin e ekzistencës. Që të ketë ekzistenca kuptim është një veprim i cili duhet ta dërgoj përpara ndërgjegjen e humbur. Ata që e kanë humbur ndërgjegjen dhe ballafaqohen me ekzistencën e kuptimit të humbur i ngjajnë balenave të detit të cilat përkundër përpjekjeve rrallë herë e shohin tokën. E të mbetësh i lagur pa e parë tokën dhe të luftosh me ndërgjegjen e pastër për mos lidhshmerinë e ekzistencës së kuptimit mbetesh shpeshherë kalorës i fushave të bardha, i cili gjatë përpjekjeve të kalorsisë prej dritëjetës shpeshherë mbetësh duke i treguar të tjerëve se rrugët shpeshherë janë ndryshe por qëllimi është i përbashkët.
Ndryshimi i rrugëve për të ardhur deri të realizimi i qëllimit mvarët shpeshherë nga ideologu. E kur ideologët e humbin idealen ata shëndrrohën në tregtarë flamujsh. Shëndrrimi në tregtar flamujsh i shëndrron ata në lecka të gjuajtura të cilat shpeshherë kur kanë nevojë për pak prestigj tregojnë se edhe ata dikur kanë qenë ideolog. Por te qenët për një kohë të shkurtër ideolog dhe atdhetar e të shëndrruarit pastaj në tregtar flamujsh e vendos në një pozicion të vështirë historianin. E vendos në një pozicion të vështir për faktin se historiani kur e shkruan monografinë e politikanit ai duhet ta shkruaj atë monografi prej dritëjetës e deri në përfundimin e jetës.
E gjatë këtij shkrimi nese del që një politikan vetëm për një kohë të shkurtër ka qenë ideolog kombëtar apo atdhetar dhe pastaj është shëndrruar në tregtar flamujsh që ka ndrruar ngjyrat vetëm e vetëm të bëhet milioner apo të përfitoj funksione të thata. Atëherë mund të thahet edhe kjo pendë e ngrata. Të strukësh në rrënjen e traditës dhe ta vazhdosh luftën për të mbijetuar nën hijen e pemës së kombit shqiptar ësht çmimi më i mirë për një idealist. Këtë rrugë e mbajnë pak përsonalitete në histori për faktin se është një rrugë me shumë therra e me pak lule.