Kthimi i dytë i Hysni Gashit në Prizren dhe kthimi i Skënderbeut në Krujë

0
Hysni Gashi - Prishtinë

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Hysniu si student në Beograd”, 30 Mars 2023

Pasi përjashtoht nga Univerziteti i Beogradit, Hysniu këthehet në Prizren.

Në Prizren ërkon punë, si i padiplomuar. Prizreni kishte nevojë për kuadro dhe Hysniun e pranojnë si mësimdhënës të hisorisë në gjimnaz me disa orë mësimi në shkollën e mesme të muzikës. Komuna ia ndajnë edhe një banesë në qendër të Prizrenit. Në Prizren i lind Valbona, vajza e vetme, fëmiu i dytë i Hysniut e Sevdijës, pas Burimit (viti 1962).

Autori i serisë së shkrimeve për Hysni Gashin, Sinan Kastrati, Malmö, 2023

Pas dy vjetëve pune në Prizren, Hysniun e largojnë nga puna ku kishte punua si mësimdhënës dhe një kohë mbetet e papunë. Shetiste rrugëve të Prizrenit. Si papunë që ishte detyrohet që gruan (Sevdijen) dhe fëmijët ti qoj te prindërit e nusës, te baba i Sevdijës në Prishtinë ndërsa Hysniu kërkonte punë në Prizren.

”SPB-ja” e dërgojnë me punua në Printeks të Prizrenit. Aty kishte qenë shefe një grua me shkollë të ultë (fillore). Në kohë dreke kur hynte Hysniu në sallën e ushqimit, të gjithë puntorët ngriteshin në këmbë, në shenjë nderimi dhe respekti që kishin për Hysniun Atëherë

Kjo iu bjen në sy organeve të sigurimit.
SPB-ja e thërret Hysniun dhe i thonë se duhët të shkosh te mjeku e të kontrollohesh.

Hysniu habitet, pse me shkua te mjeku kur nuk ishte i sëmurë, s`kishte pse të shkonte.”SPB-ja” kishin folur me mjekun dhe ishin marrë vesh që Hysniun duhët largua nga Prizreni.por duhej një gjetur një shkas e dëshmi nga mjeku. Mjeku ishte në dijeni se kush ishte Hysniu por edhe ai me dëshirë ose ka qenë i detyruar bashkëpunon me milicinë, harron Betimin e Hipokratit e bëhet hipokrit.

Pasi shkon dhe kontrollohet, mjeku ia cakton Hysniun diagnozën ”F-20”,shizofreni”? *) që do të thotë nuk mundet me punua si mësimdhënës në shkolla e me nxënës, gjithnjë sipas rekomandimit të mjekut, Hysniu duhët ndërrua venbanimin, dmth, duhët largua nga Prizreni.

Eminja dhe Mark Lulgjuraj, grua e burrë, Elbasan

Nuk vonon shumë e ia marrin edhe banesën dhe e detyrojnë të shpërngulet në Ferizaj e të banoj në disa banesa-baraka që vetëm pijanecët që i zë gjumi kudo e ata që s`kishin ku të banonin, do të flenin aty. Këtu Hysniun e vendosin në banesën e një serbi, shofer dhe serbin e marrin në Prizren, në banesën e Hysniut.

Hysniu nuk mundet me jetua në ato baraka nga papastërtia dhe ujrat e zeza, WC-etë që kundërmonin erë të keqe në rrugë e në oborre, afër hyerjeve të banesës -barakë. Hysniu detyrohët të iku nga Kosova dhe shkon në Maqedoni. Atje takon një shqiptar që ai e njihte një puntor të Sigurimit Shtetëror dhe ia tregon hallin pikë për pikë e fije e për pe.

Shqiptari nga Shkupi i tregon Hysniut se e njeh një maqedon që punon në sigurimin e shtetetit që e nihte mirë apo, ndoshta e kishte epror.

Pasi bisedon shqiptari me eprorin e SPB-së, ai i thotë:
– Eja bashkë me Hysniun në zyrë.

Hysniu e informon eprorin e lartë policor gojarisht për çdo gjë, për përcjelljen hap pas hapi që po i bëjnë dhe për njollosjet, damkosjen e dëmin që ia kanë shkaktua, «si i martuar që jam e me fëmi, pa punë e pa shtëpi».

Ai i thotë Hysniut:

– Këto që me tregove, mi shkruan në një letër! Hysniu ia shkruan disa faqe të jetës që ishte vetëm jetë të një të përndjekuri sikur ai vërtet të ishte kriminel e jo qytetar i lirë i një vendi të lirë e socialist.

Mark Lulgjuraj, shoku i Hysni Gashit në Normalen e Gjakovës

Atëherë ai, ai i thotë shqiptarit, ka me punua në Cegran dhe ia gjen një punë Hysniut, si mësimdhënës historie në Çegran, te Gostivari. I japin edhe një shtëpi me banua dhe në Çegran punon deri sa rrëzohet Aleksandar Rankoviç *), Sekretar i Sekretatariatit Federativ për Puunë të Brendshme,

Në Çegran Hysniut e Sevdijës iu lind djali i vogël, Arbeni

Pas ramjes së Aleksandar Rankoviç-it nga pushteti, Kosova i thirrë të gjithë kuadrot e intelektualët që kishin ikur nga Kosova. Hysniu këthehet në Rahovec e.puunësohet në gjimnaz dhe i japin banesë në Rahovec.

Tash, Hysniu punonte honorar edhe në Prizren.

Këthimi i Hysni Gashit në Kosovë, Prizren e Rahovec, është si këthimi i Skënderbeut në Krujë.

Kosova fillon të marrë frymë lirshëm. Jemi në prag të 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut e ku, Hysniu me këthimin në Kosovë, edhe më shumë e shton aktivitetit politik e punën në shkollën shqipe.

Duhët thënë edhe këte: Hysniu si normalist në Gjakovë, Kryqi i kuq i jepte tesha e ai tepricat e teshave i shiste dhe me paratë e kursyera blen një aparat fotografik që fotografon njerëz të njohur e qytetarë të rëmdontë dhe fiton para. I kishte dalë zani nami si mjeshtër i fotografisë.

Aparati fotografik i Hysniut, Gjakovë

Prandaj kthimin e Hysniut në Kosovë e krahasova me kthimin e Skënderbeut në Krujë, mendim shumë i qëlluar dhe me vend, me mend e në kohë të duhur.

*) Skizofrenia

Skizofrenia është një formë e përsëritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që shumë prej nesh e quajmë “çmenduri”.[1]. Psikiatri zviceran, Eugen Bleueler, ka qenë ai që ka përdorur nocionin “skizofreni” për herë të parë, fjalë kjo e cila vjen nga greqishtja dhe do të thotë “shpirt i ndarë”.

Psikiatrit e klasifikojnë skizofreninë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë një person, i cili nuk mund t’i dallojë mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti, perceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta. Përveç këtyre simptomave, personi mund të dëgjojë zëra apo të besojë që njerëzit e tjerë mund t’u lexojnë mendjen dhe kontrollojnë mendimet e tyre. Shumica e psikiatërve i konsiderojnë këto simptoma si çrregullime psikiatrike.
https://sv.wikipedia.org/wiki/Schizofreni

*) Aleksandar Rankoviç (1909 – 1983) – figurë e lartë politike jugosllave, zëvendëspresident i ish-RSFJ-së. Në vitet 1950-1960 ishte në krye të organeve të sigurimit të shtetit në Jugosllavi. Nga viti 1946 deri më 1966 – ministër i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë. Që nga viti 1956 – zëvendëskryeministër, anëtar i Sekretariatit të KQ të LKJ, anëtar i KQ të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë, ka mbajtur një numër të tjera qeveritare dhe postet partiake. Është konsideruar dhe si kasap i Kosovës.

U shkarkua nga detyra dhe u përjashtua nga forumet e partisë pas skandalit të përgjimit të mareshalit J.B. Tito në rezidencën e ishullit të Brionit. Ai ishte komunist jugosllav me prejardhje serbe, i cili ishte nder tre njerezit me te fuqishem pas Josib Broz Tito-s dhe Edvard Kardelj-it. Rankovici ishte ithtar i Jugoslavisë se centralizuar dhe ka kundershtuar perpjekjet qe kane promovuar decentralizimin qe ai konsiderohet te ishte kunder interesave te bashkësisë serbe.

Ne vitin 1928 kur ai u be anëtar i partisë komuniste Rankovici u emërua sekretar i komitetit regjional te SKOJQ-SE te Serbise. Ai ishte anetare i Burose Politike qe nga viti 1940. Ne vitin 1941 ai u kap dhe u torturua nga Gestapet Gjerman mirepo me vone u shpetua nga nje shumice e partizaneve jugosllav.
https://sq.wikipedia.org/wiki/Aleksandar_Rankovi%C3%A7

”Dekoratat e Enver Hoxhës edhe për Aleksandër Rankoviçin”
https://alb-spirit.com/2021/01/06/dekoratat-e-enver-hoxhes-edhe-per-aleksander-rankovicin/

E.Hoxha: “Do ta mbaj me krenari dekoratën e heroit të popujve jugosllavë”, 25 June 2021 15:26
https://55news.al/dossier/item/261402-e-hoxha-do-ta-mbaj-me-krenari-dekoraten-e-heroit-te-popujve-jugosllave

”Aleksandër Rankoviq, i dekoruar nga Enver Hoxha për maskakrat ndaj shqiptarëve në Kosovë”
https://www.shkoder.info/2019/01/12/aleksander-rankoviq-i-dekoruar-nga-enver-hoxha-per-maskakrat-ndaj-shqiptareve-ne-kosove/

*) Milicija SFR Jugoslavije, je bio organ Saveznog Sekretarijata unutrašnjih poslova (SSUP) društveno-političkih zajednica SFR Jugoslavije zadužen za očuvanje unutarnjeg reda i mira.
https://sh.wikipedia.org/wiki/Narodnooslobodila%C4%8Dka_borba_Jugoslavije

( Vazhdon )

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 31 mars 2023
sinan.kastrati@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.