Krijimtaria letrare e shkrimtarit Ibrahim Kadriu ‘flet’ në disa gjuhë të huaja

0
Ibrahim Kadriu - Au della des Rails

Shkarko në PDF edhe: [ La mort d’Anila ] [ Mission Russe ]

Ajete ZOGAJ

Shkrimtari Ibrahim Kadriu, tani më është emër i njohur jo vetëm për botën shqiptare, me romanet e tij të realizuara dhe përgjithësisht me veprën e tij letrare, e cila magjeps me mjeshtërinë e rrëfimit duke depërtuar thellë tek lexuesit e të gjitha shtresave, nga të vegjlit e deri tek lexuesit dhe studiuesit e letërsisë.

Krijimtaria e tij e begatë letrare, është bërë pjesë pothuajse e çdo familje, e çdo biblioteke e shkolle, dhe jo vetëm.

Vepra e tij letrare ‘flet’ në shumë gjuhë të botës.
Ibrahim Kadriu - La progeiture du diableDeri më tani këtij autori të vyer, në tetë gjuhë të huaja, i janë përkthyer disa nga librat e tij në prozë dhe poezi:
1. “Koprena vremena” (Veli i kohës, poezi) serbokroatisht, përkthyes Mirko Gashi, botuar më 1984
2. “Lekovit izvor”, roman (Kroi i ilaçit) serbokroatisht, përkthyes Vehap Shita, botuar 1987
3. “Na ramas timp pentru sarbatori”, poezi rumanisht (S’mbet kohë për kremte, përkthyes Baki Zmeri, Bukuresht 2005.
4. “Dreni dhe Drenusha”, libër ilustracion shqip-norvegjisht, përkthyes Ermir Pulaha, 2005
5. “Narod je kriv” (Populli është fajtor) në gjuhën malazeze, përkthyes: Ismet Markoviq-Plavnik, 2013,
6. “Gloria ortada” (Gloria në mes) Stamboll, roman turqisht, përkthyes Vahit Ergin (2014)
7. “Tempo incenerito nelle puçille” (poezi italisht) përkthyese Albana Alia, botues Pelegrini – Kozenca, (2015)
8. “Klemenos horos (Kohë e vjedhur) poezi greqisht, përkthyes Iljaz Bobaj, Patra Greqi (2017)
9. “Korsningar” (Udhëkryqe) poezi suedisht, përkthyes Hamit Gurguri, botues “Erik-Hans”, Boras (2019)
10. “Përtej binarëve” (roman arabisht), përkthyes Ibrahim Fadlallahu Oman- Jordani, (2020)
11. “Mission russe” roman (frëngjisht), përkthyes Mustafë Jashari, botues Editions Bauddelaire Paris 2021,
12. “La mort d’Anila” roman, frëngjisht,(Vdekja e Aniles) përkthyes Mustafë Jashari, botues St. Honore, Paris, 2021
13. “Au dela des rails” roman frëngjisht (Përtej binarëve) përkthyes Mustafë Jashari, botues St. Honore, Paris 2021
14. “Canele cu cratita (Qeni me tenxhere) Përkthyes Baki Ymeri, botues Amansa Edit, Bukuresht, 2021.
15. “Pjella e dreqit” frëngjisht: La progenture du diable, përkthyes Mustafë Jashari, botues St. Honore, Paris, 2022

Shkarko në PDF edhe: [ La mort d’Anila ] [ Mission Russe ]

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.