Kjo dëborë që bie, Rruga e shpresës dhe Llapi im-një zemër e madhe

0
226
Borë Podujevë

Zymer Mehani

Kjo dëborë që bie

Dëbora që bie m’i kujton flokët e tu,
Si pulëbardhat në qiellin blu.
Flokët e tua si e pastra dëborë,
Më bëjnë të ndjehem si mbret me kurorë.

Kur dëbora bie në timin qytet,
Më kujton flokët e tu të bardhë vërtet.
Flokët e tua si dëbora e argjendtë,
Më bëjnë të ndjehem si mbret në legjendë.

Dëbora që bie m’i kujton flokët e tu,
Si yjet që shkëlqejnë natën n’qiellin blu.
Flokët e tua si dëbora, bardh-bardh,
Më bëjnë të ndjehem si një mbret i madh.

Dëbora edhe kur ngrin m’i kujton flokët tu,
Si ëndrrat e mia që bëhen realitet.
Flokët e tu, tamam si dëbora e butë,
Më bëjnë të ndjehem si një zog krahëlehtë.

Rruga e shpresës

Në rrugën e shpresës, ngarendim përpara,
Nëpër terr të errësirës, madje pa frikë fare.
Drita e ditës së re na pret në fund të tunelit,
Në këtë udhëtim të gjatë, me hapa prej rebelit.

Shpresa është vetë ylli që na ndriçon natën,
Është zemra që rrah, edhe kur jem’ të vetmuar.
Është dëshira për të parë mëngjesin e ardhshëm,
Është zëri që thërret, kur heshtja është muruar.

Në rrugën e shpresës, ne kurrë s’jemi vetëm,
Secili hap që hedhim, na afron tek ëndrra.
Edhe pse shtegu mund të jetë i vështirë tepër,
Shpresa na mban të fortë, si në çdo ditë tjetër.

Kështu vazhdojmë të ecim, në këtë rrugë të gjatë,
Duke mbajtur shpresën, si një flamur të lartë.
Pavarësisht se a do të na presë ndonjë çast i lumtur,
Rruga e shpresës është udhëtimi më i bukur.

Llapi im-një zemër e madhe

Llapi im, zemër e madhe në Kosovë,
Në mes të maleve, ku lindin ëndrrat e reja.
Një vend i bukur, plot me histori dhe kulturë,
Që rrah dashurisht me vrulle të pandërprera.

Llap im, ti je si një parajsë e vërtetë,
I bukur, plot me dritë dhe ngrohtësi.
Në çdo rrugë, në çdo fshat, në çdo shtëpi,
Zemra jote rrah me respekt dhe krenari.

Llapi im, ti je një zemër e madhe,
Që nuk ndalet kurrë së rrahuri për asnjë çast.
Përmes çdo sfide, përmes çdo shtrëngate,
Ti vazhdon të jesh i fortë në çdo rast.

Llapi im, ti je një zemër e madhe,
Një simbol i unitetit për shqiptari.
Në çdo zemër që rrah fort për ty,
Ti je një shpresë, një ëndërr, një dashuri.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.