Gratë e Lisit, nuk janë të gjitha njëlloj, punëtore!

0
Gratë e Lisit

KONTRAST

SKICË
1. Një grua nga ato të Ramës, ish-ministre, sulmonte para disa ditësh Mark Zuckerberg për një shprehje që kishte thënë: Na duhet më shumë energji mashkullore!
Ajo e kërcënonte shefin e Meta-s se do e braktisnin jo vetëm gratë, por edhe burrat, që ndihen si gratë…
Kujtonte se kompania Meta, e shefi i saj. që fitoi 90 miliardë Euro me ardhjen e Trump në pushtet, ishte si qeveria e shën Pal Gjatojës, që i mbushë shqiptarët me rrena e prapë rrin në pushtet.
2. Rasti i dytë flet për një grua, e cila kishte një shitore, e cila vlen rreth 200 mijë Euro po të shitet si ambient. Ajo linte të birin aty e vetë rrinte në shtëpi, shtypte butonat e TV-së dhe fliste me Bukren e Portokallisë. Kënaqej me muhabet.
I biri vidhte e abuzonte, u dhuronte para në shuma të mëdha vajzave në TikTok. Kur iu tha kësaj, “a don me e mbajtë shitoren a si, se djali po ta falimenton?!” Ajo tha: “është punë e vështirë, s’sështë punë për mua!”
Kur të shihni diku ndonjë fukara, mendoni një herë, mos keni të bëni me ndonjë dembel/e?!
3. Rasti i tretë dhe i katërt ka të bëjë me dy vajza punëtore, njëra rrinte vetëm aty mes maleve në Kroaci afër Plloçës, te pika e pagesës së makinave në Autostradë. Ora 1:25, ajo e vetme në punë. A thua se ishte punë e vështirë për të?!
Sikur ajo vajzë të ishte në Shqipëri diku, pushteti i lobeve do i sillej rrotull gjithë natën, do shikonin ta fusnin në dorë e do i hapnin fjalë. Në Kroaci shikon vajza të ndryshme në vende pune edhe gjatë natës, e askush nuk i ngacmon apo përfolë dhe intimidon!
Kur erdhëm në kufi të Malit të Zi, ora shënonte 2:55 e natës. Polici në kabinën e tij kishte kapur kapakun e dritares së vogël me dorë dhe kishte vënë kokën mbi tavolinën e vogël e po flinte për shtatë palë qejfe. Traun e kishte lënë hapur, duket si shenjë “kaloni”, pa e shqetësuar. E ne ashtu bëmë… sikur të ishte grua nuk kishte fjetur… në gjumë ishte edhe doganieri!
4. Rasti tjetër një vajzë në Mal të Zi, në punë në orën 3:40 te bilateria e tragetit. Dhe vëllai më tha se është vajzë e mirë, po çohem dhe i jap disa çokollata Rocher, se nuk vjedhë si burrat, të cilët të marrin 5 Euro edhe pse bileta bën 4. Dhe ashtu bëri. Vajza i pranoi çokollatat me një buzëqeshje. Nuk i tha si shkodranet e egra: “ik maj andej, nuk jam njeri pa njeri unë.“ Se këtu në Shkoder, të gjithë e kanë mendjen te hordhëku! 😛

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.