GJURIQ, MESAZHI MË I KEQ, ËSHTË KY QË SHKRUAN TI !

0
23
Kurti në Konventen demokrate - USA

Gani I. Mehmeti Gani I. Mehmeti

Gjuriq i mërzitur pse Albin Kurti është në Konventën e Demokratëve në SHBA!

Gjuriq ka thënë për televizionin publik serb, RTS, se “ka qenë i shqetësuar” kur ka parë se “një njeri që shkel në këtë mënyrë të drejtat kolektive të njeriut jo vetëm të serbëve, por edhe të komuniteteve të tjera në Kosovë, ka mundësinë që ta shfrytëzojë një tubim të tillë për propagandën e tij politike”. (Bota Sot, 21. 8. 2024).

Po, vërtet, lëre që Kurti nuk ka pyetur Gjuriqin të shkojë apo jo, por si u ka shpëtuar ky rast Demokratëve të SHBA e nuk e kanë pyetur Gjuruiqin !?

Foto: Marko Gjuriq

Kjo është « shqetësuese’ !

Ani kur merr shkakun se përse Kurti nuk ka qenë dashur të jetë atje, kje e devalvon dhe e hedh poshtë tërësisht  «shqetësimin» e Gjuriqit.

Nuk po i kujtohet Gjuriqit se  Serbia dh populli serb u shpallën gjenocidal, para pak kohe!

Sikur nuk e di Gjuriqi për të gjitha luftërat e shkaktuara në ish Jugosllavi isht Serbia, me pretendim të krijimit të një Serbie të Madhe, duke i vrarë popujt e tjerë, që të jetojë vetëm populli serb!

Kurti nuk ka shkelur të drejtat e asnjërit në Kosovë, për çka  mërzitet»  Gjuriq. Ato është duke i shkelur shteti serb me Gjuriqat në krye, veçanërisht ndaj popullit shqiptar në Serbi. Këtë e di mirë Gjuriqi.

Edhe sot, kush është duke shkaktuar destabilitetin në Ballkan, përveç Serbisë?
Nuk do të kishte asgjë më të mirë se kur njeriu e njef vetveten.
Pra, më i keq se ky mesazhi yt, nuk ka asgjë, Gjuriq.
Qenka e rëndë kur kriminelët flasin për paqe!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.