Foto historike: Fishta e Koliqi me fashistët italianë…

1
460
Fishta - Koliqi me ushtarët fashistë
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj, koment

Disa shqiptarëve, që mbahen për patriota nuk u duket gjë keq të keshë qenë me pushtimin fashist të Shqipërisë. Por a është e moralshme të jeshë me pushtuesin? Normalisht jo. Shqipëria në 523 vjet rresht ishte nën pushtuesin osman, i cili na ndau në 4 vilajete me shumicë shqiptare, kurse pushtimi fashist na bashkoi, aq sa mund të bashkohej në atë kohë. Pastaj ishte pushtim i një race më të lartë se ne shqiptarët nën osmanë, ku humbëm cilësitë e racës së lartë, prandaj edhe nacionalistët shqiptarë, pas rrëzimit të mbretërisë së Zogut, u bënë me pushtimin italian të Shqipërisë.

Moralisht nuk është gjë e mirë, por një zgjidhje racionale sa i përket interesave të kombit shqiptar për kohën. Prandaj veprimi i Fishtës e Koliqit, etj. ishte deri diku i justifikueshëm për atë kohë, por jo në parim.

Pushtimi fashist krijoi antipodin e tij, partinë komuniste dhe organizimin e majtë në Shqipëri, gjë që na solli një ekstrem tjetër politik në Shqipëri, me Enver Hoxhën në krye, që pavarësisht luftës partizane për çlirim dhe më pas ndërtimit të vendit, ai instaloi një sistem komunist në Shqipëri, i cili kreu shumë masakra mbi popullsinë e kundërshtarët, dhe e varfëroi popullin shqiptar e Shqipërinë deri në ekstrem.

Kjo përsëri i justifikon edhe më shumë veprimet e nacionalistëve shqiptarë, që morën anë me fashizmin. Por nazi-fashizmi e humbi luftën, kështu e humbën edhe ata betejën e tyre. Ajo që ishte e duket keq, ishte shërbimi i nacionalizmit shqiptar ndaj pushtuesve, që sjellë varësi e jo pavarësi të Shqipërisë e shqiptarëve, në vend që nacionalistët të ndërtonin shtetin shqiptar, në shërbim të shqiptarëve. Por gjërat nuk janë ideale e të prera me thikë në këtë botë. Nuk ke shumë mundësi zgjedhjeje.

Edhe tani pas vitit 1990, kur ra komunizmi, Shqipëria po zhvillohet në një demokraci hibride, ku pushtetarët e majtë e të djathtë po e vjedhin vendin, e shqiptarët po e braktisin Shqipërinë. Kjo ka bërë që shumë njerëz ta vlerësojnë regjimin komunist si regjimi që bëri shtet funksional shqiptar, ku ligjet ishin ligje e zbatoheshin më mirë se sot dhe ku nuk mund të vidhje e abuzoje si sot me pasuritë publike të shqiptarëve.

Nëse shqiptarët e politikanët e tyre do shikonin të përfitonin nga të mirat e secilit sistem, do të kishim një zhvillim të mirë, por ndërsa këta sot vjedhin pasuritë e këtij vendi, ata shajnë komunizmin, e kjo është totalisht e pamoralshme. Shteti komunist nuk i linte politikanët të vidhnin e abuzonin si sot, e kjo ishte gjë e mirë. Komunizmi shahet e luftohet më mirë, duke punuar për vendin më mirë se sa u punua në atë kohë, gjë që nuk po ndodhë! Askush nuk po jep zgjidhje të pranueshme sot, në interes të shqiptarëve.

1 KOMENT

  1. Ndersa ka pase shume Shqiptar qe fotografoheshin me komunistet Serbian… dhe aq me keq edhe vet u bene komunist dhe e terrorizuan Shqiperine 1 miliard here ma shume se protekcionizmi Italian i viteve 1939-1943. Italia e mbrojti Shqiperine nga okupimet Greko-Jugosllave, sepse keto dy shtete bashkpunonin me Gjermnaine Socialiste per ta okupuar Shqiperine.

    Komunisti eshte 1 miliard here me i damshem se fashisti.

    Shënim: Nazi-fashistët e humbën luftën, si e humbi Perandoria Osmane, e ne mund të na copëtoninn përsëri, si na copëtuan kur iku PO dhe ne e donim kaq shumë si donim pushtimin nazi-fashist – komunistët e mbrojtën Shqipërinë gjatëe pas luftës së II botërore. Italianët e rrëzuan mbretërinë e Zogut, dhe i hapën rrugë komunizmit të vinte e të instalohjej në Shqipëri, se ndryshe nuk kishte shanse. Pastaj si forcë e organizuar më e fuqishmja në vend, komunistët mbajtën shjetin shqiptar të pacenuar, se Kosovën nuk munmdën ta marrin. Kosovën nuk e kishte as Zogu… Komunizmi pastaj bëri dëm, si në secilin vend ku u aplikua… /AÇ

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.