FARA E MERCENARIZMIT NDËR SHQIPTARËT, QË SHTOHET E NUK PO SHUHET LEHTË

1
Arbanaska River

(Pulave qorre edhe copëzat e mbetura u duken shumë!)

Shkruan: Abdulla Mehmeti

Çfarë paditurie, injorance, përulësie e servilizmi i faktorit politik aktual të shqiptarëve!

Atë që nuk kanë arritur ta fshijnë nga hartat tërbimet e luftërave, masakrat, dëbimet me dhunë të banorëve shqiptarë vendës, pushtimet barbare dhe sundimet e huaja ndër shekuj, sot e toleron në heshtje faktori politik shqiptar, në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Preshevë.

Kjo racë e çmendur pas pasurisë, pushtetit dhe interesave të huaja politike e fetare, çirret duke bërtitur për bashkim kombëtar dhe mbrojtje të interesave kombëtare të shqiptarëve, për trojet etnike dhe për integrime globale, ndërkohë gati sa nuk vajtojnë për t’u bërë pjesë e pushtetit të huaj okupator të Beogradit dhe për integrime në “botën serbe” të vëllazërisë sllave ortodokse serbomadhe e rusomadhe!

Ndërkohë që vajtojnë malet e kodrat me emra arbërorë, lumenjtë, fushat, krahinat dhe katundet shqiptare, trashëgimia kulturore e pafundme, mijëra varre të mbushura me pellgje gjaku nga të parët tanë të masakruar nga barbarët ndër shekuj në ato vise, të lëna nën sundimet e huaja të shteteve fqinje!

Turp, njëmijë herë turp e poshtërsi mercenare në vazhdimësi!

(18 maj 2022)

1 KOMENT

  1. Hahahahaha, e more hipokrit i dores se pare …apo turbo hipoktrit…
    Merre me mend emrin Abdullah Mehmeti… edhe po thua se dikush e paska Arbanasjko… blla blla blla
    NDERROJE ATE EMER PA LIDHJE e pastaj fol per patriotizma i nderuari turbo hipokrit….

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.