ERNEST KOLIQI PËR ARSIMIN DHE KULTURËN SHQIPTARE

0
47
Koliqi - Mësimi shqip
Abas Fejzullahi
Abas Fejzullahi

Abas Fejzullahi

Nëse me kujdes përpunohen të dhëna e dëshmi për jetën dhe veprimtarinë gjithëpërfshirëse të Ernnest Koliqit, në të gjitha drejtimet që ka lënë gjatë jetës si pasuri e çmueshme për trashëgimin kulturore dhe kombëtare në kohë dhe hapësirë, mund të dëshmohet se në praktikë ka jetësuar porosit e lëna nga rilindasi mendjendritur Sami Frashëri që ka lënë për lexues të shkruara këshilla, udhëzime dhe porosi për t’i jetësuar në jetën e përditshme që kanë të bëjnë me gjuhën, kulturën traditën dhe arsimin si vlera me rëndësi të veçantë për kombin shqiptarë.

Ernest Koliqi
Ernest Koliqi

Ernest Koliqi me veprimtarin e tij shumë drejtime  ka lënë pasuri me vlera të veçanta  për arsimin dhe kulturën kombëtare dhe ka dëshmuar se ka jetësuar në jetën e përditshme me shumë përkushtim, kujdese dhe profesionalizëm këshillat dhe udhëzimet e Sami Frashërit  në shumë drejtime e në veçanti për arsimin dhe kulturën kombëtare, siç është këshilla dhe porosia në vijim:

Sami Frashëari:“ Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë. Nëse kërkon që të  mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë.”

Pikërisht këtë porosi Ernest Koliqi e ka jetësuar në praktikë, gjatë jetës dhe veprimtarisë atdhetare kushtuar arsimit dhe kulturës si mësues, Ministër i Arsimit, poet, romancier, përkthyes, eseist, gazetar, dramaturg, drejtues i katedresë së gjuhës dhe letërsisë shqipe  në Romë ku edhe themeloi e drejtoi disa  të përkohshme e ndër to  edhe Shejzat etj..

Shqiptarët në trojet e tyre vendore në kohë dhe hapësirë e kanë pasur e kanë  dhe do ta kenë përherë pranë rrezikun e zhbërjes si populli më i vjetër dhe vendor në Ballkan e më gjërë nga shfarosja në masë nga pushtuesit e ndryshëm, filluar nga pushtimet e Perandorisë Osmane, Serbo-sllave, Greke, Bullgare etj,

Përveç veprimeve ushtarake gjatë luftimeve pushtuese ku janë bërë shfarosje në masë ku edhe pas pushtimeve kanë jetësuar politiken çnjerëzore nënshtruese haptas e në heshtje sipas rregullave dhe ligjeve të tyre të shkruara e të pa shkruara çnjerëzore të shoqëruara me veprime në jetën e përditshme ndaj popullit shqiptar dhe ua kanë ndaluar përdorimin e gjuhës shqipe dhe hapjen e shkollave shqipe !

Pushtuesit kanë përgatitur plane dhe programe për zhbërjen e shqiptarëve si komb ua kanë ndaluar gjuhën dhe arsimimin në gjuhë amtare dhe i kanë përzgjedhur ata që i kanë detyruara apo llogaritur në shërbim të tyre siç i kanë arsimuar në gjuhë të pushtuesit edhe përmes shtrirjes e ndikimeve të tyre dhe përmes besimeve fetare që kanë ushtruar pushtuesit në forma dhe mënyra të ndryshme  për të ndikuar në humbjen e gjuhës amtare apo edhe ndërrimit të besimit të vendorëve sipas planeve dhe programeve të tyre afatgjata sepse me ndryshimin apo shkatërrimin e gjuhës dhe arsimit  me kohë kanë llogaritur do të shkatërrohet edhe qenia biologjike dhe kombëtare e shqiptarëve këtë e kanë pasur dhe e kanë përherë si parim dhe qëllim pushtuesit e sipër për menduar ndaj popullit shqiptarë..!

Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste dhe me pushtimin e Mretris SKS nga Gjermania dhe një pjesë nga Italia, Kosova dhe viset shqiptare në Maqedonia,  Gjermanet dhe Italianet i kanë vlerësuar si çlirimtar dhe Tokat e pushtuara  janë quajt edhe tokat e liruara nga viti 1940 -1943 sepse u është lejuar gjuha shqipe të përdoret lirshëm në jetën e përditshme, në arsim dhe administratë po edhe në gjitha nivelet e shkollave të hapura  nga shqiptarët atdhetar dhe arsimdashës  që kanë pranuar poste dhe pozita  udhëheqëse si në Ministrinë e Arsimit  dhe disa Ministri tjera ku tërë veprimtarinë e tyre e kanë drejtuar në arsimin e popullit shqiptar shumica analfabet dhe në këtë drejtim kanë pri Kryemisistri Mustafa Merlika – Kruja,  Ernest  Koliqi  Minister i Arsimit me bashkëpunëtoret e vet si profesor dr.Rexhep Krasniqi, Xhafer Deva , Rexhep Mitrovica e shumë të tjerë.

Në veçanti në këtë drejtim Ernest Koliqi në detyrën Ministër i Arsimit nga 12 prilli 1939 – 1 korrik, 1941 ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm sepse  përgatiti dhe dërgoi mbi 200 mësuese në gjitha viset shqiptare në Kosovë e Maqedoni  për të hapur shkolla shqipe, për zhdukjen e analfabetizmit ashtu edhe për ngritjen e arsimit dhe kulturës në të gjitha anët e trojeve  të pushtuara që me të drejtë quheshin nga udhëheqësit e asaj kohe por edhe nga vet ndjesia dhe përjetimet e popullit  në ato vise si Tokat e lirueme, nga ajo se çafrë kishin përjetuar  nga ish pushtuesit pa gëzuar kurrfarë të drejte njerëzore, përveç shtypjes dhe ndëshkimeve më çnjerëzore!

[ Shkarko materialin e plotë në PDF, me foto origjinale, 24 faqe ]

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.