DUDUMËT QË TË VRASIN NATËN DHE TË VAJTOJNË DITËN

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

Kurrësesi, nuk mund ta harroj një thënje të Mahmud Dumanit, patriotit dhe misionarit shqiptar për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe në Trojet Etnike Shqiptare, në kohën e ministrit të arsimit Ernest Koliqi, “Shqipërisë Madhe”. Që, asaj kohe i kishte hapur shkollat e para shqipe, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, dhe Serbi.

Shkollat, që unë pasi u ktheva nga Prishtina si mësues në malësinë e Shkupit, i gjeta ende të pagëzura me emrat e Rilndisëve shqiptar: “Naim Frashëri”, “Sami Frashëri”, “Çajupi”, Ndre Mjedja”, “ “Luigj Gurakuqi”, “Gjergj Fishta”, “Ali Asllani”, “Asdreni”, “Faik Konica”, “Milto Sotir Gurra”…

Revista për fëmijë: “Shkollari”, “Fatosi, “Gëzimi”, dhe “Pionieri”, që dilnin në Shkup dhe Prishtinë , asaj kohe komunite më vinin me adresë të emrave të shkollave fillore shqipe maleve, të pagëzuara me emrat e rilindasëve shqiptar. Shkolla, të cilat i kishte hapur dhe punuar me vite si mësues vullnetar, vetë Mahmud Dumani: Kërçovë, Strugë, Dibër, Gostivar, Tetovë e Shkup.

Kohë, kur ai burrë patriot, parashikues i Ditës Nesërme, e kishte njohur më mirë mentalitetin shqiptar të fshatrave Shkupit, rrethuar me fshatra shqiptar, edhe më mirë se unë Sot: si shkrimtar. Edhe, pse: unë në këtë kryeqytet shqiptar e kisha kryer Shkollën e Mesme Normale, i njihja vetëm dy fshatra shqiptar: Radushën dhe Studeniçanin. Edhe, atë: Radushën, se kaloja me tren për në Kërçovë. Studeniçanin, se e kisha një nxënës në klasë. Dhe, pas dhjetë viteve jetese me studimeve e punë si mësues në Drenas të Drenicës, dhe kryerjes të ushtrisë në Knin (Kroaci”), viteteve tetëdhjeta u ktheva në Shkup me pesëmbëdhjetë vite punë arsimi në fshatrat e malësisë thellë të Shkupit, ku jetoj edhe sote e kësaj dite.

Mahmud Dumani, përveç punës tij në arsim, dhe hapjen e shkollave shqipe, duke e njohur mentalitetin e këtyre anëve, e kishte lënë edhe një porosi parashikuese antologjike – historike: “Herët, a vonë me popullatën e Shkupit do të kemi probleme”. Edhe, ashtu ndodhi: problemet i përjetova unë si shkrimtar kur u ktheva në Shkup me rrufjanët dhe kulturofagët e kësaj ane me këmbët dhe trutë ende në legen. Bisedat informative në polici, dhe përndjekja ime gjithë jetën si “armik” i shtetit të “përbashkët” me denoncim, njëzetë nënshkrime shqiptarë, se: jam i dërguar nga Kosova në këto anë për veprime “armiqsore terroriste”?!

Po, dudumët “kulturor” (“gazetarë” të “vëllazërim – bashkimit” me poste partiake. Dje, komunistë. Sot: Neokomunistë, të arratisur dhe dalldisur pas posteve të Partisë Komuniste, me vende pune dhe poste partiake si redaktorë e zv/ kryeredaktorë të “vëllazërim – bashkimit” me “Din e Iman”, që të vrasin Natën dhe të vajtojnë Ditën. Nuk e kam thënë unë si shkrimtar shqiptar. E ka thënë: Patrioti, dhe veprimtari i arsimit Mahmut Dumani, gjatë hapjes të shkollave shqipe në kohën e “Shqipërisë Madhe”, edhe në Shkup: “ Herët, a vonë me këtë popull do të kemi probleme”. Edhe, sot: përçudi, po delë parashikimi i tij si patriot dhe veteran i arsimit.

Kurora të luleve plastike, pasi të të vrasin natën, të sjellin ditën mbi varr me fjalime patetike – “patriotike” para kamerave televizive. Emërojnë rrugë lokale në “demoraci” me parulla partiake me brekët nëpër këmbë vetëm për një përdorim. Përderisa, Dje si zv/ kryeredatorë të dënonin me mjete materiale, dhe të përzunë nga puna pa nënshtetësi. Sot, hapin “leximore” në komunat e lagjeve të egëra, që i kanë prerë me rrënjë pemët e parqeve, dhe e kanë mbuluar barin me beton, tela me gjemba, ferra, dhe plehëra?!

Në vend si krjuesë i dëshmuar dhe veteran të arsimit të emërojnë ndonjë rrugë, shkollë, ose bibliotekë të qytetit. Dudumët “patriotë – kulturor” me këmbët dhe truët ende në legen. Që, Dje: të vranë në pabesi Natën. Sot, të vajtojnë Ditën. Shkaku, se: me siguri emërimet e shkollave shqipe, rrugëve dhe bibliotekave i ruajnë me këmbëngulje për vete si partizanë të partive politike?!

Dhe, Sot: të vajtojnë Ditën…


Mahmut Dumani me nxënësit e shkollës fillore “Gjergj Fishta”, në fshatin Kastriot (Sërbicë, Kërçovë)…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.