14.5 C
Tirana
E martë, 19 Maj 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Dekoratat dhe Vlerësimet Paradoksale

Dekoratat dhe Vlerësimet Paradoksale

0
Skender Skenderi

Lidhur me vlerësimet shtetrore, edhe vlerësimet e opinionit publik, për shumë personalitete ka disa paradokse çë munden të përmirësohen.

Për shembull Prof. Dr. Skender Skenderi, personalitet i shkëlqyeshëm duke jetuar tërë jetën në Kosovë i ka botuar 140+ tekste shollore-universitare, shkencore të Fizikës, dhe teknologjisë informative. Por hero shpallet një person çë i ka shkruar 5 libra me poezi, dhe është larguar nga KS në vitet 1970-ta.

Këngëtari Sabri Fejzullahu i ka kënduar afërsisht 1000 këngë, duke jetuar në Kosovë, dhe është personalitet shumë i merituar kombëtar, por hero është shpallur një person çë i ka kënduar 4-5 këngë, dhe është larguar nga KS në vitet 1970-ta.

Dhjetëra doktorë çë shëruan, operuan në të gjitha rrethanat në KS, duke përfshi rrethanat e luftës çlirimtare, e shumë prej tyre edhe e dhanë jetën për liri, por madhërohet një doktor çë u largua nga KS në vitet 1980-ta, çë ka pasë veprimtari mjekësore jasht Kosovës, dhe zgjedhet ministër i shëndetësisë të KS,(pas pensionimit në shtetin e huaj).

Shumë individ çë kanë transportuar nxënës dhe studentë në të gjitha rrethanat e rënda në Kosovë 1981-1999, janë maltretuar, rrahur dhe janë vra, por person i merituar dhe i dekoruar është një person çë u largua nga Kosova në fillim të viteve 1980-ta, dhe mirret me shitjen e biletave transporti jasht Kosovës.

Dhjetëra gazetar kanë jetuar tërë jetën në KS, duke punuar në rrethanat e rënda, duke përfshi edhe luftën 1998-99, por lavdet shkojnë për një individe çë është larguar në vitet 1970-ta nga KS, dhe i ka përkthyer 10/15rreshta gratis nga gjuha shqipe në gjuhë gjermane, për një refugjat lufte nga KS.
Nga disa persona përkthimi gratis i 15 rreshtave në Gjermani nga një përkthyese-gazetare konsiderohet si sakrificë e madhe. Ndërsa gazetarët dhe përkthyesit e mediave të ndryshme botërore në Kosovë, çë punuan edhe në luftë, cilësohen edhe si bashkpuntorë të okupatorit.

Këto janë vetëm disa nga shembujt paradoksal, e besoj se ka mijëra personalitete tjera të cilat kanë vepruar dhe jetuar në KS, çë meritojnë dekorata shtetrore për qindra profesione dhe veprimtari.

Nuk është problem të dekorohen dhe madhërohen ata çë janë larguar nga KS, por prioritet duhet të kenë ata çë jetuan dhe vepruan në KS, në të gjitha rrethanat e rënda 1945-1999 sepse; në vendlindje është bërë përpjekja, qëndresa dhe lufta për liri demokratike.

Besim Prishtina
Maj 2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.