Në përvjetor, homazhe tek varri i Presidentin Historik Ibrahim Rugova

0
Milaim Zeqiraj - Homazhe te varri i Rugovës

Homazhe tek varri i Presidenti Rugova

Milazim Zeqiraj

Tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova
Sot në këtë përvjetor më 21.01.2024
më acar dimëror si atëherë më 2006
vendosa të bëj homazhe.

Në rrugë për nderim
mendja më kthen në vitete 90,
kur ishim të pushtuar e kërcnuar
për shfarosja nga armiku më hekur në dorë.

2.

Presidenti Rugova
më vizion për Kosovën
Liri,
Pavarësi,
Demokraci,
bëhët fjala kryesore e jonë,
se besonte në vetëvete.

Në zjarrin e luftës
pa frikë merr veshtërsit tona,
për me ju dhënë zgjidhje
njëherë përgjithmonë.

Ai në hap më kohën,
në kohë pa kohë.
Më durim e politikë paqësore
për Kosovën duke i qa stuhit e zjarrta,
në prendim miq duke kriju.

3.

Duke ecur për homazhe
acarin nuk e ndij.

Mendja më kthen
më 21 janar 2006,
kur filloj gjama e madhe në Kosovë,
si në kohën e Skënderbeut.

Lajmi atë ditë na la pa frymë,
se mbetëm si pika në lis,
si fëmiu pa nënë.

4.

Në homazhe ecnim në kolonë ngadalë
para varrit përulem më respekt të thellë.
Kisha pakëz mallëngjim
Nuk di pse, por e kuptoj
se isha vetem në mesin e politikajve.

Homazhet bëheshin më radhë
Delegacioni i parë i LDK.
Erdhen më vetura luksoze
vendosën kurorë si u ka hije.
Kryetatri mbajti fjalim pas cerominisë.

5.

Delagacioni i dytë për homazh
Eskorta e Prsidencës dhe Qeverisë.
Edhe këta sebashku vendosën kurorë,
Pas ceremonisë mbajtën fjalim.
E para foli Presidentja
pastaj Kryeministi.

Lavdia ështe normale.
Politikajt ju nënshtrohen
dëshirës për pushtet.

Ata duhet kuptu,
se në politikë ka moral e përgjegjësi.

Ata në homazhe kishin detyrë
me tregu përkushtim
e më kry një mision aty.

Delegacioni i ambasadoreve
ishte i treti për homazhe.
Vendosën kurorë pastaj folen
Ambasadori Hovenier, Rohde etj.

6.

Delagacioni i katërt për homazhe
isha unë vetem më një lule në dorë
duke bërë homazhe.

Kur më verejtën se isha vetëm,
pas ceremonisë
një televizion më luti për një intervistë.

Pra edhe unë mbajta fjalim
për një televizion.
Jo si politikan por si një qytetarë.

Unë faliminderova Prseidentin
për ate që bër për ne.

Vizioni i tij për Kosovën sot na frymëzon
që ta ruajm lirin, zhvillojmë demokracin
në rrugë drejt unitetit tonë kombëtarë.

E Diel, 21 janar 2024 – Prishtinë

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.