BIA SERBE ME MBËSHTETJEN E QEVERISË SERBE SHKAKTUAN TRAZIRAT E MARSIT 2004, SI RASTI I BANJSKËS MË 24 SHTATOR 2023

0
Fëmijë shqiptarë të vrarë nga serbët

Hysen Ibrahimi
Suedi-Förslöv, 17 mars 2025

Trazirat e marsit 2004 rezultuan me vrasjen e vëllait tim Isak Fazli Ibrahimi (38) dhe Ajvaz Mehmet Shatrollin (62), Fatmir Avdullah Avdullahu (38), Ferit Sefer Çitaku (24) me gjithsej 19 civilëve, duke përfshirë 11 shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa mbi 900 persona, kryesisht shqiptarë, u plagosën rëndë.

Më 16 mars 2004

Disa serbë në fshatin Qabër të Komunës së Mitrovicës, duke ndjekur qëllimisht fëmijët shqiptarë që ndodheshin në pronën e tyre dhe po luanin me patat e egra pranë lumit Lumbardh (Ish-Ibër). Fëmijët shqiptarë, për t’i shpëtuar qenit që serbët e kishin lëshuar me qëllim fëmijëve shqiptarë, ata duke ikur nga qeni, u detyruan të futeshin në lumin Ibër me shpresën se do të shpëtonin, por fatkeqësisht tre u mbytën: Egzon Zaim Deliu (12), Avni Sheremet Veseli (11) dhe Florent Çerkin Veseli (9).

Qëllimi i kriminelëve serbë

Këtë e ka përgatitur BIA e Serbisë me mbështetjen e Qeverisë së Serbisë, e cila ka ndërmarrë çdo veprim për të destabilizuar situatën në Kosovë, veçanërisht në Mitrovicë. Kjo ka ndodhur sa herë që ka pasur përpjekje për të stabilizuar situatën në veri të Kosovës ata kanë inskenuar ide për të shkaktuar trazira dhe për ta destabilizuar Kosovën sidomos pjesën veriore të Mitrovicës.

Ideja e Serbisë në mbështetje të KFOR-it Francez, kishte filluar planet për ndarjen e pjesës veriore duke i detyruar shqiptarët me dhunë ti lëshojnë trojet e tyre, e shumë prej tyre ua kanë blerë truallin, shtëpitë dhe banesat e tyre. Shqiptarët asnjëherë nuk janë pajtuar me këtë ide të Serbisë dhe e kanë kundërshtuar vazhdimisht.

Trazirat e 17 marsit 2004 në Mitrovicë

Përfundimi i luftës në qershor të vitit 1999 nuk ishte fundi i luftës për popullatën shqiptare të Mitrovicës dhe të pjesës veriore të Mitrovicës. Shqiptarët u përballën me dhunën e kriminelëve serbë të cilët po dëboheshin nga shtëpitë dhe banesat e tyre. Në këtë pjesë u lejua krijimi i strukturave paralele serbe në pjesën veriore të Mitrovicës dhe u lejua që të gjithë shqiptarët të largoheshin me dhunë nga kjo pjesë, ndërsa disa u detyruan të shesin pronat e tyre. Institucionet e Kosovës në atë kohë as nuk u morën me këtë problem dhe as nuk e ndihmuan popullatën shqiptare, ndërsa serbët kishin përkrahje të fuqishme nga pushteti serb i Serbisë.

Nga paramilitarët serbë më 17 mars 2004 u vranë:
Vëllai im Isak Fazli Ibrahimi (38), Ajvaz Mehmet Shatrollin (62), Fatmir Avdullah Avdullahu (38), Ferit Sefer Çitaku (24).

Plani i Serbisë për spastrim etnik:
Paramilitarët serbë kanë ditur të provokojnë situatën për të shkaktuar kaos dhe për të penguar stabilitetin në pavarësinë e Republikës së Kosovës, me pretendime për uzurpimin e veriut të Kosovës. Ata e dinin se provokimi më i rëndë për shqiptarët ishte kur i prekte familjet e tyre, përkatësisht fëmijët e tyre dhe në këtë drejtim dolën duke ndjekur fëmijët shqiptarë që ishin në pronat e tyre, Egzon Zaim Deliu (12), Avni Sheremet Veseli (11) dhe Florent Çerkin Veseli (9). Ata u ndoqën nga serbët derisa po luanin me pata të egra përtej lumit Lumbardh (Ish-Ibër).

Fëmijët shqiptarë duke luajtur, një serb duke korrur misër, fillojnë të shajnë me nënën në gjuhën serbe. Por pas atij serb që ishte aty dhe shante, ishte një grup tjetër serbësh që filluan të shanin dhe me qëllim ata ua ndërsejnë qenin drejt fëmijëve të cilët të frikësuar fillojnë të ikin dhe kanë hy në lumin Lumbardh për të shpëtuar duke humbur tragjikisht jetën e tyre.

Serbia ka shkaktuar vazhdimisht gjakderdhje me pretendime për gjenocid për spastrim etnik, duke detyruar mijëra shqiptarë të ikin nga trojet e tyre autoktone. BIA serbe, nën udhëheqjen e qeverisë aktuale serbe të asaj kohe, tani po e detyron serbët e Kosovës, duke i manipuluar ata për të destabilizuar Kosovën dhe rajonin me provokime të hapura.

Ne e kemi rastin më të freskët kur Afrim Bunjaku (15 prill 1973 – 24 shtator 2023) ishte rreshter i Policisë së Kosovës që u vra në orët e para të ditës së diel më 24 shtator 2023 nga një grup kriminelësh serbë të armatosur rëndë në Sulmin e Banjskës afër fshatit Banjskë të Komunës së Zveçanit. Në momentin e vrasjes ai ishte komandant i Stacionit të Policisë në Zveçan. Pas vdekjes është nderuar nga Presidentja me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Plani serb për të destabilizuar Kosovën dështon

Trazira e marsit 2004 kishin ndikuar te shumë faktor vendimmarrës, se situata çfare është duhet ndryshuar me hapa më të shpejtë. Duke u nisur nga kjo, Sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i dha detyrën norvegjezit, Kai Eide, për hartimin e një raporti që do të pasqyronte situatën në Kosovë. Eide morri këtë detyrë shumë seriozisht dhe pas shumë vizitave në Kosovë dhe Ballkan, ku takoi përfaqësues të të gjitha, komuniteteve. Ai, në tetor 2005 dorëzoi raportin e porositur nga Kofi Annan.

Pas raportit të përgaditur nga z. Eide, konkludohet se ka mundësi që shumë gjëra që mund të përmirësohen, ndaj Kofi Annan rekomandon se koha ka ardhur për fillimin e bisedimeve për statusin përfundimtar të Republikës së Kosovës.

Disa ditë më vonë të njëjtin rekomandim-propozim për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e bën edhe Kofi Annan.

Dhe më 17 shkurt 2008, bazuar në këtë propozim, Kosova shpallet shtet i pavarur dhe sovran. Kushtetuta e Kosovës që i jep asaj të gjitha kompetencat e shtetit, hyn në fuqi me 15 qershor 2008.

I vetmi lehtësim për familjarët dhe të gjithë dëshmorët e rënë për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, është kur Kosova shpallet shtet me rekomandimin për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që e bën Kofi Annan.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.