BABA E DJALË LUFTËTARË PRIJETARË

0
Naxhije Doçi

Naxhije DoçiProf. Prishtinë

BABA E DJALË LUFTËTARË PRIJETARË

Të përbetuar me besën jetike
dhe gjakun rrëke
baba e djalë luftëtarë të pandarë
përherë edhe prijetarë.
Zekë Bajraktari i Parë
i Therandës trime,
paragjyshi im plisbardhë
me vendim të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
të Vitit Zulmëmadh-1878
luftëtar-prijetar
në ballë të trimave vullnetarë shqiptarë
të Bajrakut të vet
për tokën e trashëguar
lashtësi e dëshmuar.
Përkrah Ti krejt shenjtëri
edhe djali më i riu i tij,
Asllan Bajraktari i Parë
trim i paepur e luftëtar
hapakrah në trasim shtigjesh,
syrin pishë hejun rrufe
për mëmëdhe,
edhe prijetar në vazhdim
si trashëgimi
në ballë të luftrave për liri.

Baba e djalë luftëtarë prijetarë
kurrë nuk i hoqën armët
nga krahu e brezi
në shpartallim pushtuesish të pështyrë,
turkun hienë e vjetër e dhelpër
dhe Sërbinë e Malin e Zi
gllabërues të rinj në epërsi
nga përgëdheljet satanike
të Kongresit mëkatar
të Bërlinit.

Luftën e radhës me nam
në mbrojtje të tokës mëmë në shteg dielli
e bënë në Hot, Grud e Kelmend
dhe në Plavë e Guci
në kufi me Malin e Zi
në vargoj qenërie katranosur me dredhi.
Aty edhe ranë deshmorë
me urata madhështie për rrënjën,
sot varret e tyre në hartën e cunguar
gjurmësh rrafshuar
pa emër e kurorë.

Nga libri: “JEH MOTESH” – Naxhije Doçi – Prishtinë – 2019

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.