ASOCIACIONI I KOSOVËS, TË MBËSHTETET NË ASOCIACIONION E SHQIPTARËVE NË SERBI

0
356
Marrëveshja e Ohrit - Kurti - Vuçiq - BE

Gani I. Mehmeti

Sa është si shtet Serbia më përpara se shteti i Kosovës, dhe nuk ka një Asociacion për pakicat tjera kombëtare, e, sa pakicat kombëtare janë në Serbi!

Prandaj, do të ishte e udhës që edhe asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, të kishte për model një asociacion serb, për të cilin është dashur të këkohet nga vetë BE-ja, në mënyrë që të kenë të drejta të barabarta të gjitha pakicat kombëtare në të gjitha shtetet ku jetojnë, pa dallime.

Dhe, për deri sa shteti serb është shumë më i vjetër se shteti i Kosovës, nuk i takon Kosovës ta ketë një asociacion më përpara Serbisë. Kjo për shumë arsye :

1. Që edhe Serbia të pranojë të drejtat e pakicave, jo vetëm të deklarohet me fjalë, ndërsa në anën tjetër pakicat në Serbi nuk kanë të drejtë në përdorimin e flamurit të tyre kombëtar, nuk kanë të drejtë të shkollohen në gjuhën e tyre, të mësojnë historinë e tyre, të kultivojnë kulturën e tyre dhe muzikën.
2. Të shohim se si do të formohej ai asociacion në Serbi, dhe ta kemi për model.
3. Të kenë të drejtat e njëjta pakicat në cilindo shtet që jetojnë, se ashtu nuk do të kishte as ankesa.
4. Nëse Serbia refuzon një asocicion të tillë, nuk do të ketë të drejtën të kërkojë për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë?

Me sa di, nuk jemi asgjë për ngut, prandaj, përse të mos pritet deri sa të formohet Asociacioni për komunat me shumicë shaiptare në Serbi, pastaj të formohet edhe ai për komunat me shumicë serbe në Kosovë!

Një fjalë e urtë shqipe thot: Çka nuk ta kana ty, mos ia ban as tjetrit!

Serbia kërkon nga të tjerët, çka vetë nuk është në gjendje të jape. Kjo është padrejtësia e saj në dialog, por po e ndihmojnë edhe ndërmjetësuesit e dialogut, për çka shihet se janë me Serbinë e jo të asnjëanshëm.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.