7.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Ajo mori H…

Ajo mori H…

0
Ilir Muharremi - Ti

“Ia vendosën oksigjeno-terapinë. Maria as që jepte ndonjë shenjë, ishte pothujase e vdekur, ngjyra e saj e lëkurës ishte zbardhur edhe më shumë. Në momentin kur e lëviznin, koka e saj dukej sikur e ndarë nga trupi. Ishte komplet e vdekur. Mjekët u munduan me oksigjeno-terapi, por çdo gjë ishte e kotë. Ai burri vazhdoi të fliste. “Nuk ka përgjigje. Merreni rrugën e frymëmarrjes. Po e lidh me monitorin, po pëpriqemi ta bëjmë më të mirën që mundemi”. “Nuk mundem pa të!”, – bërita para krejtve. Një zë femre m’u drejtua: “Dua të qetësohesh dhe të më tregosh se çfarë ka ndodhur”. Unë qaja. “Nuk e di çfarë ndodhi.”, – ia ktheva. “Qetësohu dhe më trego se çfarë ndodhi.”, – vazhdoi ajo. E kapja kokën me dy duar, doja ta godisja veten. Qaja. “Ishim në shtëpi fjetëm, më pas ajo u zgjua dhe ishte e gjitha blu.”, – i thashë. “Sa kohë kishte pa ndjenja?”, – më pyeti. “Nuk e di”, – i thashë. “Çfarë ka marrë?”, – më pyeti. “Nuk e di”, – i thashë. Ajo filloi të përsëriste pyetjet e njëjta. “Çfarë ka marrë?” “Nuk e di zonjë, nuk e di”. “Dëgjo, më ndihmo, që të të ndihmoj. Më duhet të di se çfarë ka marrë.”, – insisonte ajo. Unë qaja dhe mezi flisja. “Të lutem, mund të më thuash nëse po merr frymë apo jo?”, – e pyeta. “Po përpiqemi ta bëjmë më të mirën, por ju na tregoni se çfarë mori.”, – pyeste ajo. “Ajo mori heroinë.”, – iu përgjigja.”

Fragment nga romani “Ti” i shkrimtarit Ilir Muharremi.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.