– Njeriu eshte si kometa
Tërhiqet nga e vërteta.
– Njeriu manjak
Si qeni allcak.
gjithë ditën lehin
e s’behen merak!
– Një fjalë na la i pari
Budallait i hap rrugë gomari!
– Një i pasur kish rënë në mërak
Të hante pak si varfanjak!
– Njëherë provoi njeriu i zi
Të fuste gjarprin në gji!
– E gjarpëri i tha
Ti qenke një budalla!
– Njeriu i vertetë mrekullinë
e mban në kurriz
Deri në ditët e pafundësisë!
– O djallë me brirë
E paske shpirtin këllirë
Nuk paske të dytë
Të zënt buka sytë!
– O sylesh!
Kur një mendje të kesh
Kur do ta krehin trurin
Ndahet byku nga gruri!
– Pesë shokë për bukuri
Në një sofër hanë tok!
Dy qen në një canak
Nuk afrohen dot!
– Pse nuk bëj shumë punë
Më bluan inati!
Lopata han sa është takati!
– Pa lexuar syri ndryshket
Pa mësuar mendja vyshket!
– Po të mos ishte Dielli
Në tokë nuk do kishte jetë
Dielli është zot i vërtëtë.
– Kur t’i thuash jetës të dua!
Vëgimi kurre su shua!
– Raftet bosh, koka shoshë!
– Respekti për njerinë
Si kujdesi për fëmijën!
– Rrezet e henes mbi djep
I palos e i fut në djep
Jo për të fshehur dicka
Por ato të më bëhen tra!
– Skllavëria nuk është mal me borë
Por pesha e vdekjes në kraharor!
– Skllavi i ideollogjisë
Si miu i shtëpisë!
– S’lihet koka pa kapele
Si nuk lihet ujku bari me dele!
Smira si shëllira
Njera djathin ruan
Tjetra të zotin e bluan!?
– Syri që sheh larg
Sheh dhe zorret në bark
Ai që nuk sheh dot atë që ka pranë
Nuk njeh as nënë as babanë!
– Syrin pushka kurrë s’ma plakën
Që kjo tokë të mos ketë erë gjaku!
– Tregtari se don tregtarin
Se i duket se prish pazarin!
Shpatullat e trimit
Nuk bien kuurrë
në krahët e pikëllimit!
– Shtëpia me shkallë të ngurta
Si mendja me fjalë të urta!
– Shpirti pa vrere
Si trandafili pa ere!
– Shpirti i ngrohtë, syri pa lot!
Dhurata më e bukur në botë!
– Të katër gjymtyrët m’i shkul
Vec në zemër mos mu ngul!
– Tek të diturit koka bije në dhe
Dhe qielli me dritë tek yjet e ngre,
Të mirin vlerat e kanë pushtuar
Të ligun të mirat e kanë gëzuar!
– Të falenderoj o mik
Të vlersoj si ciflik
Se këto janë fjalë të urta
Me lehtësi ngjis shkallët e ngurta!>
– Të falësh hajdutin shumë gabon
Se vjedhjen ai kurrë se harron!
– Të ligun luftoje si trim
Shokun ruaje
Prej tij s’ke shqetësim!
– Të daj pasurinë i takon Babaijt
Që të mos i versulet vëlla vëllait!
– Të përqeshësh shokun je budalla
Se nesër me ty do bëj Ha ha ha!
– Ti lodhesh se fle në dyshek
Unë i etur shkoi në bibliotekë!
– Tani plak ,dje i ri
Jetova për të qënë i ri!
– Të keqes i dil acik
Vetëm shpirti heroik!
= Uji lag fytin
Edukimi ngul vyrtytin!
– Varrin e babait kishte vite pa e parë
Mbi varr kish ndyrë një zagar
Kishte mbirë një bostan në atë vend
Djali erdhi nder mendkur e pa ai tha:
Për mua e rrite or Baba!?..
Vëlla-fjala që të bën pasha
Dritë dielli dritë hane
Gjak e mish i një nane!?..
– Vonë po shkove në pazar
-Nuk do dhesh as mall as kandar!
– Vuajtaj fundi i një humnere
Gëzimi celja e një dere!
– Zemrimi dhe zhgënjimi
thyen zemrën e një trimi!
– Zemra valë prushi
Lotet kokrra rrushi
Mirësia e përligjur
Largon bimën e fëlliqur!
– Zgjuarsia njeriun e bën madhështor
Sic bën lartësia malin Tomorr!
– Zoti krijoi njerinë
Apo njeriu krijoi perendinë!