Arben Çokaj
Zyrtarët shqiptarë, punonjësit e shtetit, e ndjejnë veten të privilegjuar nga pjesa tjetër e shoqërisë. Ata sillen sikur janë mëkëmbës të një pushtuesi të huaj këtu, e jo si qyetarë shqiptarë si tjerët në këtë vend.
Gënjejnë, mashtrojnë, të sorollasin, vjedhin e abuzojnë ndaj këtij populli. Janë në përgjithësi të pandërgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm. Kush ka mundësi, e vjedhë në këtë shtet, përveç tjerash.
Një polic sillet me arrogancë. Fëmijët e tij llastohen, ecin me makina pa targa, kanë idenë se janë mbi ligjin, ngaqë mendojnë se i ati polic i shpëton, i mbron nga shkeljet ligjore. Dhe shpeshherë e bën. E jo vetëm polici, por çdo zyrtar tjetër që ka pak pushtet.
Prandaj edhe rasti i djeshëm, njē polic vret një vajzë 7 vjeçe, pasi i shkon me gomone aty ku nuk duhet të shkojë. Polici thyen ligjin me idenë se nuk i thotë kush gjë, shkon në një vend ku nuk duhet dhe nuk din t’i japë gomobnes. Kështu i edukon ai edhe fëmijët e tij. Dhe ndodhin tragjedi më këtë vend, se të gjithë janë kapadainj, e kanë për turp t’i zbatojnë ligjet e rregullat.
Kudo nē botë zyrtari është i pari që e zbaton ligjin, por jo nē Shqipëri, ku zyrtari është i pari që e shkel ligjin dhe abuzon me pushtetin. Kemi të bëjmë me një popull të mjerë, të paditur, që vuan nga komplekset e pamjaftueshmërisë së vlerave dhe inferioritetit, dhe vdes të shesë pordhë një çikë, sa merr pak lëng…
Një popull që të merr në qafë si duke luajtur, prandaj kujdes!