Gratë e forta shqiptare

0
Guxholli - Klosi

Arben Çokaj

Suzana Guxholli ishte emigrante kur Saliu fitoi pushtetin në vitin 2005, edhe me ndihmën time. Sapo Saliu mori pushtetin, e thirri atë, “Zana eja, bëhu këshilltare ekonomike e kryeministrit…” Ekonomia shqiptare nuk ndryshoi shumë nga këshillat e Zanës, por ekonomia e saj ndryshoi në mënyrë të ndjeshme e radikale. Nga emigrante, Zana u bë një ndër gratë më të pasura në Shqipëri…

Profesoreshë Zana meriton lavdërime se u pasurua bukur, u tregua e zgjuar dhe përfitoi. Në Shqipëri nuk janë vetëm burrat politikanë që e vjedhin shtetin, janë edhe gratë… në mos më shumë. Kurse në vendet e Perëndimit, kam vënë re se gratë tregohen më të kujdesshme, dhe ruhen më shumë. Këtu te ne, psikologjia sociale është e tillë, po pate ndonjë post në shtet dhe nuk e vjedhë shtetin tënd, nuk të respektojnë shqiptarët…

Unë e vëllai ndihmuam mollak Çobën që të bëhej deputet. Veprimi më i dëmshëm që kemi bërë ndonjëherë… Në fakt mendjen për të vjedhë nuk e kisha, edhe po të merrja ndonjë post diku, por as mollaku nuk u tregua i interesuar për të na ndihmuar me ndonjë gjë, se atij tashmë nuk i duheshim më, as ne, as populli që e votoi, i duheshin fuksat e hajnat që të pasurohej edhe ai.

Ndërsa në 8 vjet qeverisje të PD-së, Zana bëri miliona, dhe u klasifikua si një ndër gratë më të pasura në Shqipëri, se e ndihmoi Saliu, mollaku me ndihmën e Jozefinës (grua) dhe Lorenc Lukës, zgërdhiheshin nga zotësia, se na u vunë nga pas ne, duke përdorur edhe fuksat e policinë dhe duke na krijuar probleme, ndërhynë deri edhe të çështjet tona personale, se nuk kishin ku të na kapnin tjetër. Sepse nuk më jepnin leje ndërtimi, për një ndërtesë në tokën time e në përputhjje me ligjet, dhe unë fillova t’i kritikoj në gazeta. Për punë as që bëhej fjalë gjatë atyre 8 viteve… E vitet kalojnë, unë më pas u përpoqa që t’i largoj nga pushteti ata spurdhjakë dhe po pres, që mollakut e Jiozefinës t’i bien dhëmbët, para se të marrin më pushtet në këtë vend… Por kësaj nuk i dihet…

Mediat shqiptare nuk e pyesin Suzanën për hajnitë e saj, por e pyesin se si i ka punët ajo me nusen e të birit… Dmth. pjerdh-pjerdh… E si t’i ketë punët ajo kur ka miliona? Mirë i ka, nuk diskutohet, ajo është shembulli më klasik i suksesit shqiptar përmes hajnisë.


Por punët nuk po ecin mirë as me qeverisjen e Ramës. Hajni e madhe mbi këtë popull po bëhet dhe e gjithanshme. Alda Klosi ishte shefe e kabinetit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, ose si quhet ndryshe “tigri” (hajni më i madh) i qeverisë Rama. Alda nuk ka dalë shumë në dritë, hera e parë që e dëgjoj emrin e saj, por paska qenë në vendin e duhur në kohën e duhur, e si shefe kabineti nuk paska mbetur pa gjë. Erdhi dita që emri i saj të dalë në dritë…

Ne mendojmë, ëndërrojmë e presim që shteti shqiptar të bëhet një ditë, dhe kemi dëshirën më të mirë, që ta shohim Shqipërinë të zhvilluar (naivitet i madh), por ata që e drejtojnë këtë shtet tash 32 vjet, si majtas e si djathtas, e kanë mendjen më shumë si e si ta vjedhin këtë shtet, e jo ta bëjnë atë. Ndër hajnat e këtij shteti, janë edhe gratë politikane dhe punonjëse të administratës.

Alda pati fatin e keq, se pastruesja – se këta kanë kaq pordha e para, sa marrin edhe pastruese, i vodhi paratë – rreth 500 mijë Euro, etj., që kjo kishte fshehur në një nga apartamentet e saj, në tubin e aspiratorit etj. Kështu që kjo kërkoi ndihmën e policisë duke u thënë e i kanë vjedhë 120 mijë Euro, dhe policia gjatë ndjekjes u ndal te pastruesja e saj, të cilën e arrestoi dhe më pas i gjeti në shtëpi mbi 480 mijë Euro e bizhuteri me vlerë. Këta nuk e dinë as sa para kanë fshehur, thuhet se Alda i kishte paketuar në kartmonedha prej 500 Eurosh, dhe minjtë kishin filluar t’ia hanë paratë…

Kështu u bë i njohur edhe emri i Alda Klosit, e cila paska “marrë dhuratë” nga xhaxhai edhe 3-4 apartamente në Tiranë – thonë mediat – dhe një lajm tregonte sot se gjatë verës, ajo paska “marrë dhuratë” edhe dy apartamente në Shëngjin. Unë i shkrova Ramës në Twitter, “si nuk kemi fat ne, si këto zyrtarë me fat të shtetit shqiptar? Të cilët marrin dhurata të tilla e ne nuk na dhuron kush gjë?” Ne na hyjnë spurdhjakët e fuksat edhe në punët e jetën tonë personale… A na ka bërë lopa ne a si, more zogj kurvash?!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.