Skënder MULLIQI
Shumë për këto vite janë përmendur më të drejtë fjalët krim i organizuar dhe korrupcion.Ku është lufta kunder korrupcionit? Sigurishtë së ka filluar, por nuk mund të jemi shumë të kënaqur. Nuk mund të quhet luftë kunder krimit dhe korrupcionit vetëm ndërrimi i pushtetit. Nuk thëmë që pushteti i ri nuk e ka filluar luftën ndaj dukurive negative në shoqëri, por shtrohet pyetja së apo luftohen mjaftueshem ato?
Na duhen ndryshime në mbrendi, ndryshime revolucionare, për ti larguar të këqiat në të cilat jemi katandisur nga ish pushtetet. Korrupcioni na ka sjellë në gjendje të vështirë, na është bërë gjendje normaliteti. Me duket mua së janë të nevojshme ndryshimet kadrovike në shumë sisteme edhe në kabinetin aktual qeveritarë. Nuk na nevoitet logjika e riciklimeve. Ministrat dhe ministritë janë për të bërë punë të mira dhe të mëdha, pas gjithë asaj sallamadie dhe hajnie shumë vjeqare në Kosovë.
Kjo qeveri e re nuk guxon ti ngjajë atyre të vjetrave! Prandaj edhe deklarimi i kryemnistrit Albin Kurti për mundësi ndryshimesh në kabinetin qeveritarë është diqka shumë e logjikshme. Dihet së për dy vite nuk ka mundësi të vidhet, nese dukush ka tentuar apo edhe ka vjedhë, sa është vjedhur për 20 vite. Por a është e mirë një logjikë e tillë?
Sigurisht që jo së Kosovën, kjo logjikë, e ka pru buzë greminës ekonomike-sociale, më varfëri ekstreme, më largime masive nga vendi, më izolim nga bota demokratike… Nuk duhet lejuar që lufta kunder korrupcionit të ndalet, si nuk duhet të legalizohet korrupcion i ri, apo të lejohet një normalitet i tij i ri.
Është shumë i dëmshem sllogani politik së “korrupcion është kur vjedhin të vjetrit”, kurse “luftë kunder korrupcionit është kur vjedhin të ritë”! Më këto logjika politike nuk luftohet korrupcioni, nese dikush ka menduar. Rrugët demokratike për të krijuar një shtet ligjor, dhe funksional janë shumë më ndryshe, jo si¢ është vepruar deri më tash. Pushteti i ri duhet ti ngjeshë radhët që seriozisht të luftohen dukurtit negative …