Nezir (M )Muharremi nji strateg ,njeriu që dha shum për ngritjen e vedisimit dhe rrugtimit për qështjen kombtare, I cili për shkak të veprimtaris e ndodhive të rrugtimit të tij ai zbulohet nga udb-ja e Beogradit,ku nga represaljet e asaj kohe ai detyrohet ta ndërrojë mbiemrin:
Në vazhdimsi ai do të marrë emrin e babëgjyshit, Ahmetit për mbiemër të vetin. Pra, do të thirrej Nezir Ahmeti.
Nezir Muharrem Ahmeti u lind më 01. 01. 1930 në fshatin Batahir të Shalës së Bajgorës. Ai ishte fëmija i tretë me radhë i Muharrem dhe Zyhra Muharremit. Shkollen fillore e vijoi në fshatin Batahir, në vendin ku edhe më parë ishte shkollë mejtepi. Po ashtu mësimet i vazhdoi edhe në odën e Gani Cerajës, në Cerajë, te mësuesi Tahir Doli, ndërsa pjesën tjetër të shkollimit e vazhdoi dhe e kreu në Mitrovicë.
Neziri ishtei nxënës i shkëlqyer. Pas luftës së Dytë Botërore ai vazhdoi shkollimin e mesëm në Mitrovicë, ku si 20- vjeçar ishte edhe kryetar komune në fshatin Vllahi. Në vitin 1954 është martuar me Hajrije Miftarin, me të cilën kanë vazhduar jetën në Mitrovicë dhe kishin 5 fëmijë. Po në atë vit Neziri është punësuar si kontabilist në Fabrikën e Tjegullave në Mitrovicë. Në fillim të viteve ’60, ai e kreu Shkollën e Lartë Ekonomike në Pejë. Nga viti 1964 punoi si drejtor komercial në Fabrikën e Tjegullave. Po në atë vit e regjistroi fakultetin ekonomik në Beograd, ku në fund të viteve ‘60 diplomoi. Në vitin 1970 bëhet drejtor gjeneral (shqiptar i pari) në Falbrikën e Tjegullave.
Pasë këtij emrimi, si duket kunder emrimit të tij, fillojn disa pa kënaqesi, deri sa dalin disa lojalist pro serb,dhe vet serbet e Mitrovicës që synonin ta mbanin atë post, dhe me direktiven që kishin serbet me Beogradin Nezirit i bëjn nji kurthë, duke luajt lojen e tyre që ta dërgonin në pushime në Mal të zi,dhe me atë udhëtim edhe ta eliminonin.
E gjithë kjo loj e pushtetit në Mitrovic erdhi nga nji mbledhje që mbahet në Beograd, ditë më par, ku dhe që nga atje marin vendim që Nezirin me familje ta dërgojn në Pushime në mal të zi. E njejta loj u luajt si edhe me shumë intelektual shqiptar që në atë koh ndiqeshin nga udbeja e Beogradit, që ishte instalu në kosov për ndjekjen e eliminimin e veprimtarëve shqiptar, e sidomos ata që ishin të shkolluar.Ky fat i zi e ndjek edhe Nezir Muharremin.
Më 31. 08. 1971, pas pushimeve që ishte në Ulqinë , dhe diten duke u kthyer për në shtepi , gjatë rrugëtimit nga Ulqini për në Mitrovicë, Ai me familje ndalon në qytetin e Podgoricës, Ku pas pas darkës, në një restoran të atij qyteti helmohet, dhe në munges të ndihmes ai dhe vdes në moshën 41-vjeçare.
Dita e asaj mbremje kur ai hyn në atë hotel, mënyra e pritjes dhe e rezervimit të tavolinës, dhe servimi i ushqimit dhe menyja e ushqimit , lënë për të kuptuar se ai kishte qenë i përcjellur dhe çdo gjë kishte qenë e përgatitur për ta helmuar, ku edhe momenti për të reaguar ndihma e shpejt kishte qenë i vonuar , dhe si shkak i kësaj ai edhe përfundon me fatalitet në Titogradin e atëhershëm, që sot quhet Podgoricë.
E gjithë historija e kësaj fatkeqesie len për të kuptu se Neziri ishte nën vezhgimin e dirigjimit të armikut, e kuptuar se në kohen kur thirret ndihma e shpejt së lajmroheshin, dhe kishte nderprerje të sinjaleve të telefonit nga ai hotel, së kishte asnji ndihm nga pronari i hotelit, e aq më keq të tentonte dikush ta ndihmonte, deri sa vetem e shoqja me fëmijet mundohej t’i gjente shpetimin, tregjedia edhe ma e madhe ishte se nuk kishe nga kushë të kërkoje ndihm,
Familjarët që ishin me të, gruaja, djali dhe vajza, ishin nën mëshiren e kohes,andaj edhe Nezir Ahmeti vdiq,në rrethanat në të cilat ishte e kuptuashme se ishte nji atentat diplomatik.
Edhe me ardhjen në kosov edhe pas vdekjes e varrimit të tij,familja së pat mundsin asnjiher ta zbuloj të vërteten përshkak të regjimit, ku edhe pse u dit e vërteta regjimi serb së lente të hulumtohej e të dilte e vërteta në pah, edhe pse shumë intelektualë, qytetarë e veprimtarë të Mitrovicës gjithnjë kanë dyshuar dhe kanë qenë të bindur se dora e zgjatur e regjimit serb kishte qenë vrastarja e Nezir Ahmetit.
E vërteta edhe sot e asaj dite ësht mbet në heshtjen e institucioneve e rrethanave që kaloj Kosova nëpër këto vite mjerimi.
Lavdi jetës e veprës së njeriut të rrugëtimit të arsimit dhe të çështjes kombëtare; njeriut të virtytit e të sakrificës për ta ngritur vendin, duke i dhënë prioritet gjithnjë vendlindjes e Mitrovicës së minatorëve, që mbanin gjallë tërë Kosovën, që serbët kaherë donin që të mbetej pronë e tyre dhe e shtetit të Serbisë fashiste, kriminele dhe vrastare.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Pushoftë në paqe!
Dërgoi për publikim, Fatmir Çitaku, gazetar