Sirena e Potamit

0
Jonada Avdia

Vajza 7 vjeçare, që iu pre jeta nga një gomone në Potam, Himarë – Jonada Avdia

Sirena e Potamit

(Nga Alma Papamihali)

Pranë bregut, u ul një Sirenë,
Nga Londra, ardhur në Himarë,
Detin, e pyeti; keq s‘të vjen,
Pa rritur ende, duhem qarë?!

Erdha nga larg për këtë det,
Në tokën, ku im At‘ ka lindur,
Nuk doja të largohem shpejt,
Që të më marrësh, paske pritur?

Erdha, të flas gjuhën time,
Atë, që nëna ma ushqeu,
Të lahem, nëpër këta brigje,
Por jetën e pafaj, kush ma preu?

Ti djall, ç‘kërkove bregut vallë,
Dhe një Sirenë-Ëngjëll, pa jetë le,
Dy prindër, një jetë do kenë mall,
Ç‘përgjigje kishe, çfarë ju the?

Ç‘ju the, kur lotët ua thave
Ç‘ju the, kur ua hape tokën,
Ç‘ju the, kur zemrën jua ndave,
Ç‘ju the, kur nuk e njohën botën?
* * *
Por ti, me detin s‘u trishtove,
E bukura Joandë, që shkëlqen,
Njeriu, ish‘ fajtori, ndaj Ti shkove,
Dhe mbete e Potamit, një Sirenë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.