11.3 C
Tirana
E dielë, 29 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Pse proteston shqiptari?

Pse proteston shqiptari?

0
Rama - jep dorëheqjen

Për pak liri më shumë, për pak bukë, ujë, rrugë, për pak punë e për një jetë më të mirë…

Rama bënte ironi dikur, “shqiptarit nuk i ngrihet…” – thoshte e  zgërdhinte dhëmbët në atë mënyrën e tij mobiste, që për të shmangur talljen me veten, se e ka problem psikik, ai zgjedh të tallet më parë me të tjerët… Dhe kur shqiptarët u ngritën në maj 2026, të vendosur kundër tij, ai me njerëzit rreth tij u habitën, e thanë se “u zgjuan kafshët”, si bllokmenët dikur, kur e rrëzuam komunizmin më 1990.

Arben Çokaj - Qytetar Nderi - Malësi e Madhe
Arben Çokaj – Qytetar Nderi – Malësi e Madhe

Nga Arben Çokaj

Çdo ditë radhë të gjata shqiptarësh në kufi, dalin në Muqiqan dhe në Han të Hotit në Mal të Zi, për të punuar përditë atje (por Musa nuk i sheh), se paguhen më mirë. Tani atyre që dalin për punë andej, iu është bashkuar edhe një numër tjetër shqiptarësh, të cilët dalin për të blerë karburant dhe ushqime më të lira në tregun malazez. Si mundet një shtet i vogël me 600 mijë banorë të ketë rroga më të mira, dhe çmime më të lira, e siguri ushqimore e produktesh më të lartë se në Shqipëri, që në parim është shtet më i madh se Mali i Zi?! Pse Mali i Zi menaxhohet më mirë se Shqipëria e Musa që bën përditë gam-gam për Ramën, nuk e sheh? Me konceptet e ekonomisë së tregut, një ekonomi më e madhe shet e blen më lirë, por kjo nuk ndodh me Shqipërinë… Për ne, fqinjët janë më mirë se ne dhe i kanë çmimet më të lira se ne, ndër ta edhe Grewqia si vendi BE-së.

Musa e Gjeloja e Ibroja nuk duan fakte për të vlerësuar një fenomen, ata janë njerëz ideologjikë dhe vlerërsojnë emocionalisht, jo racionalisht. Që me Frojdin e deri te Lis Bukuroca, psikoanalistët ka kohë që kanë sqaruar se kur një njeri i beson një feje, apo ideologjie të caktuar, ai bëhet pjesë e tij dhe nuk i sheh as krimet që bëhen në emër të saj…

Prandaj mendimi në shoqërinë shqiptare është i dyzuar disi. Ka njerëz që ende e duan Ramën edhe pse numri i tryre po vjen duke u rralluar përditë. Ajo që ndodhë me shqiptarët kufitarë me Malin e Zi, ndodhë në secilin kufi shqiptar, radhë kilometrike për të dalë e për të punuar dhe blerë ushqime në Kosovë, Maqedoni e Greqi… Pse vendet fqinje me ne kanë rroga më të mira dhe ushqime e produkte më të lira se ne? Nuk do shumë mend për ta kuptuar këtë: po keq-qeverisemi prej kohësh, tani ka 14 vjet që e ka kapë Rama pushtetin, nuk e lëshon, dhe ky doli se ishte jo vetëm ‘palosh i madh’, si i thotë Belinda, por është ‘madhosh i madh’.

Rama shet imazhe, rrena e iluzione, asgjë nuk bën, nga ato që ka premtuar e premton.

Po rendis disa:

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.