Vështrim
— Dihet se asnjë shtet nuk mund të inkuadrohet në strukturat e BE-së, pa forcim të sundimit të ligjit dhe luftës kunder korrupcionit që nuk u bë kurrë në mënyrën e deshiruar dhe kërkuar edhe nga struktura më e lartë politike evropiane. Pa të, rritja ekonomike mbetet e pamjaftueshme, besimi publik dobësohet dhe të rinjtë vazhdojnë të largohen. Në këtë kontest reformat do të hapnim mundësin të përmirësojnë mjedisin e biznesit dhe do të tërhiqnin investimet e jashtme shumë të munguara pa të cilat nuk kalohen lehtë krizat. Qytetarët e Kosovës meritojnë të njejtat standarde dhe mundësi që të bëhën pjesë e Evropës së Bashkuar…
Skënder MULLIQI
Këshilli Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e negociatave të pranimit të disa shteteve të Ballkanit. Kosova ka mbetur ende largë kësaj axhende shumë të rëndësishme. Sigurishtë se më optimizëm shqiptarët e presin këtë ditë të madhe, qe vendin e tyre ta ndriqojnë me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian, me shpresën e një fillimi të ri. Inkuadrimin e Kosovës në BE e përmendi edhe kryeministri, Albin Kurti. Po sa jemi ne të përgatitur për hapjën e kësaj rruge mbetet e diskutueshme ? Negociatat janë mënyrë me efektive për të forcuar funksinimin e institucioneve demokratike të vendit, për të siguruar sundimin e ligjit dhe për të përmirësuar rrënjësisht standardet e jetesës, siqç ishte rasti për çdo shtet tjetër në rrugën drejtë anëtarësimit. Dihet se ky është proces i gjatë dhe i mundimshem. Shfrytëzimi i të gjitha potencialeve të rëndësishme të pa shfrytëzuara në Kosovë, është një mundësi pakë sa e humbur.
Por që mundësitë e humbura kan qmimin e tyre jo të vogël. Mos veprimi për të zënë hapin për Kosovën janë reale, integrim më i ngadaltë evropian, reformat e humbura, shanse të humbura për përparim ekonomik dhe politik dhe ngecje pas fqinjeve tanë. Dihet se afatet lidhen më reformat e kërkuara nga BE-ja, të cilat duhet të përmbushen. Mosshfrytëzimi i mundësive të tilla është i pashpjegueshëm dhe madje i papërgjegjshëm. Dihet së bota është në një gjendje gjeopolitike shumë të paqendrueshme dhe të pasigurt, ekziston një vrull i fortë drejtë një Evrope të zgjeruar ku mbrëtëron paqja dhe prosperiteti. Disa vende ne rajon, kanë bërë përparime nga ky contest i ri gjeopolitik, duke bërë hapa të rëndësishem në rrugën e tyre evropiane. Dihet së asnjë shtet nuk mund të inkuadrohet në strukturat e BE-së, pa forcim të sundimit të ligjit dhe luftës kunder korrupcionit që nuk u bë kurrë në mënyrën e deshiruar dhe kërkuar edhe nga struktura më e lartë politike evropiane. Pa të, rritja ekonomike mbetet e pamjaftueshme, besimi publik dobësohet dhe të rinjtë vazhdojnë të largohen.
Ne këtë contest reformat do të hapnim mundësin të përmirësojnë mjedisin e biznesit dhe do të tërhiqnin investimet e jashtme shumë të munguara pa të cilat nuk kalohen lehtë krizat. Qytetarët e Kosovës meritojnë të njejtat standarde dhe mundësi që të bëhën pjesë e Evropës së Bashkuar. Jemi vonuar që të bëjmë hapat e duhur në këtë drejtim, sepse Kosova gjatë u përballë më kriza të papërgjegjshme politike dhe institucionale. Dihet së sa donacione të BE-së u humbën nga pa përgjegjësia e klasës politike. BE-ja thekson mbështetjen dhe ndihmën e saj të plotë edhe për Kosovën, në rrugën evropiane, por që natyrishtë nuk mund të jetë zëvendësim për lidershipin vendas. Aktorët politik sikur kan harruar vullnetin politik dhe instiucional, ata mund të gjejnë zgjidhje që u sjellin dobi të gjithëve. Pa vonuar më shumë duhet të kemi vullnet politik dhe punë që detyrimet ndaj qytetarëve tanë dhe ndaj BE-së të përmbushen, nese nuk dëshirojmë të mbesim rast i humbur…











