Kemi jetuar si zogjtë në kafaz

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

(Me këtë poezi reagoj ndaj asaj që e shoh si provokim të qëllimshëm në Bruksel me melodinë e këngës «Oj Kosovo, Kosovo».
Vargjet e mia i drejtohen edhe komisioneres Marta Kos, që në atë çast zgjodhi të heshtte.)

Kemi jetuar
si zogjtë në kafaz.

Na keni burgosur, plagosur e vrarë,
deri fëmijët na i keni helmuar.
Mijëra metra nën tokë
na keni mbajtur të ngujuar.

Qiellin na e keni nxirë,
por të nesërmen
shumëfish më të fuqishëm kemi gdhirë.

Kemi qëndruar dhe protestuar
deri në ditën e ngadhënjimit.

Botën e kemi njoftuar
se nuk jetohet nën dhunë e mjerim.

Disa fare nuk na kanë kuptuar,
se zullumi që është bërë mbi ne
në kurrizin e tyre nuk ka rënduar.

Ne, edhe pse si zogj të lënduar,
rrugën kemi vazhduar,

derisa kemi hasur në ata që e kuptojnë
se po e përjetojmë ferrin nga një dorë e zezë,
se prania dhe rritja jonë në këto troje
asaj ia verbojnë të dy sytë.

Kemi vuajtur dhe jemi djegur
për së gjalli në zjarr
për këtë ditë të re e të bardhë.

Ju që dikur heshtët,
sot bëni sy e vesh katër.
Mos lejoni që të provokohemi
— ashtu siç ndodhi në Bruksel —
nga lugetërit që prapë mund t’ia japin
Ballkanit flakën!

Arif Ejupi
Gjenevë, 19 nëntor 2026

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit